Apeli konfirmon aktgjykimin për Sali Mekajn dhe tre të tjerët

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e ish- kryetarit të Gjykatës se Apelit Sali Mekaj, raporton Koha Ditore.

Kolegji i gjyqtareve të Gjykatës se Apelit ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk ka shkelje të dispozitave ligjore që do të ndikonin në vendimin përfundimtar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës se Apelit, Arbër Jashari .

Përveç Mekaj Apeli ka vërtetuar edhe aktgjykimin lirues ndaj tre të akuzuarve të tjerë: Vlora Gorani, Ali Seferaj dhe Mentor Seferaj.

 

Nesër shpallet aktgjykimi në rastin e Shukri Bujës

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Prishtinës nesër pritet që të shpallë aktgjykimin lidhur me akuzat ndaj ish-kryetarit të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ky rast është në mesin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.

Buja po akuzohet nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.

Bashkë me Bujën të akuzuar në këtë rast janë edhe Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku.

Tre nga këta të akuzuar në kohën për të cilën ngarkohen ishin zyrtarë në Komunën e Lipjanit.

Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja, më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.

Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.

Me këtë Prokuroria pretendon se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.

Më 28 prill Buja u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet.

Sot shpallet aktgjykimi ndaj ministrit Lluka

Periskopi.com Lajme

Duke filluar nga ora 13:00, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të mësojë vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për aktakuzën që e ngarkon për konflikt të interesit.

Në këtë proces gjyqësor akuzohet edhe Eliana Naka për të njëjtën vepër penale.

Sipas aktakuzës, tani ministri Lluka në cilësinë e zyrtarit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë më 23 maj 2014, ka vepruar në kundërshtim me ligjin, ashtu që ka kërkuar që të fillojnë procedurat për zotimin e mjeteve prej 20 mijë euro për OJQ-në “Jakova Innovation Center”, në të cilën OJQ, ka qenë themeluesi dhe njëkohësisht ka pasur edhe pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Promovimin e Investimeve.

Për konflikt të interesit në këtë rast akuzohet edhe Eliana Naka e cila sipas aktakuzës, si sekretare e përgjithshme e MTI-së më 2 qershor 2014 duke vepruar në kundërshtim me ligjin, ka marrë vendim që mjetet financiare në vlerë të përgjithshme prej 20 mijë eurove të ndahen në mbështetje të OJQ-së në të cilën ka qenë drejtoreshë e bordi

Në dhjetor të vitit të kaluar, Ministrit Lluka ishte deklaruar i pafajshëm në aktakuzën e Prokurorisë.