Vdes aktivistja e Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Ka ndërruar jetë aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Miradije Kokollari- Morina.

Lajmin e ka bërë publik ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, përmes një shënimi në Facebook.

“Pak ditë para se ta festonte fitoren e Lëvizjes që e donte shumë”, ka shkruar kandidatja për deputete e VV-së.

Shënimi i plotë:

Sot mora lajmin e hidhur, ndarjen nga jeta mikes dhe aktivistes sonë nga lagjja 2 korriku, Miradije Kokollari Morina.

Pak ditë para se ta festonte fitoren e Lëvizjes që e donte shumë .

Familjes i shpreh ngushëllime, ndërsa neve do të na mungosh përherë!

Vdes aktivistja ruse e të drejtave të njeriut në moshën 91 vjeçare

Periskopi.com Lajme

Aktivistja e njohur ruse e të drejtave të njeriut, Lyudmila Alexeyeva, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.

Alexeyeva, e njohur edhe si disidente e Bashkimit Sovjetik, ka ndërruar jetë në një spital të Moskës pas një sëmundje të gjatë, shkruan Goal.

Për gati shtatë dekada ajo ka mbrojtur të drejtat e njeriut gjatë dhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovietik.

Ajo njihet si një aktiviste e guximshme për shkak se vazhdimisht ka bërë presion ndaj autoriteteve sovjetike për t’i përmirësuar të drejtat e njeriut dhe disa herë është kërcënuar me jetë për këtë gjë.

Pas sulmit me acid, vdes aktivistja kundër korrupsionit në Ukrainë

Periskopi.com Lajme

Një aktiviste e shquar ukrainase kundër korrupsioni, ka vdekur tre muaj pasi ajo mori palgë në një sulm me acid.

Kateryna Handzyuk, 33 vjeç, pësoi djegie mbi 40% të trupit të saj dhe dëmtime të rënda të syrit si rezultat i sulmit më 31 korrik në qytetin jugor të Kherson në Ukrainë.

Handzyuk, e cila ishte gjithashtu një anëtar i këshillit të qytetit Kherson, kishte bërë 11 operacione në kryeqytetin Kiev.

Presidenti Petro Poroshenko të dielën bëri thirrje që vrasësit të dënoheshin.

Pesë të dyshuar janë tashmë në paraburgim.

Shkaku i vdekjes së Handzyuk nuk u kuptua menjëherë, por raportet në mediat lokale thanë se ishte një mpiksje gjaku.

Në shtator, aktivistja, e cili gjithashtu bëri fushatë kundër separatizmit të mbështetur nga Rusia, postoi një video në të cilën ajo u kërkoi ukrainasve të luftonin kundër korrupsionit të shfrenuar.