Trump poston foton e qenit të përfshirë në vrasjen e Al-Baghdadit

Periskopi.com Lajme

Një qen ushtarak amerikan që u plagos ndërsa po kërkonte drejtuesin e Shtetit Islamik Abu Bakr Al- Baghdadi, është përsëri në detyrë.

Gjenerali Mark Milles u tha gazetarëve se qeni “ka një meritë të madhe” për gjetjen e Al-Baghdadit në tunelin nën vendbanimin e tij.

Ai tha se qeni ishte “plagosur lehtë”, por tani po shërohej dhe ishte përsëri në detyrë.

Al-Baghdadi gjatë operacionit ushtarak amerikan për kapjen e tij, aktivizoi eksplozivët që mbante me vete, duke vrarë tre fëmijët e tij dhe plagosi një qen ushtarak amerikan.

Sidoqoftë, presidenti i SHBA-së Donald Tramp postoi në mediat sociale një foto të qenit, i cili, sipas tij, bëri një punë të madhe në kapjen dhe vrasjen e liderit të ISIS-it.

Trump: Vdekja e Al Baghdadit më e rëndësishme se vrasja e Bin Ladenit

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se aksioni ushtarak i SHBA-së në të cilin lideri i Shtetit Islamik humbi jetën është më i rëndësishëm sesa vrasja e Osama bin Ladenit gjatë administratës së Barack Obama.

Trump përshkroi në detaje operacionin ushtarak gjatë një adresimi në Shtëpinë e Bardhë, raporton AP.

Presidenti pranoi se vdekja e Bin Ladenit ishte domethënëse, por beson se lajmet për vdekjen e Al-Baghdadi janë edhe më të rëndësishme.

Trump pretendon se Bin Laden nuk u bë një emër global në terrorizëm deri në sulmet e 11 shtatorit 2001, ndryshe nga Al-Baghdadi, për të cilin Trump thotë se është përgjegjës për ndërtimin e kalifatit.

Trump: Al-Baghdadin e vramë si qen, po qante e po bërtiste si qyqar

Periskopi.com Lajme

Lideri i arratisur i Shtetit Islamik [ISIS] është vrarë në një operacion nga forcat ushtarake amerikane në veriperëndim të Sirisë, ka bërë të ditur edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, z.Trump tha se Abu Bakr al-Baghdadi ishte vrarë gjatë një operacioni amerikan.

Baghdadi mori vëmendjen mediatike në vitin 2014, kur njoftoi krijimin e një ‘kalifati’ në zonat e Irakut dhe Sirisë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

ISIS kishte kryer dhjetëra sulme mizore që kishin rezultuar në mijëra njerëz të vdekur.

Grupi xhihadist kishte pasur nën sundim mbi 8 milionë njerëz në ato zona ndërsa kryente një numër të madh sulmesh në qytete të ndryshme anë e mbanë botës. ShBA-ja e kishte deklaruar kalifatin si të mundur në fillim të këtij viti.

“Ai që ka lënduar me aq mizori e ka shkaktuar aq shumë njerëz është vrarë dhushëm si një qen, si një qyqar. Po bërtiste, po qante. E pashë vrasjen e tij si të shihja një film.” /Periskopi