Futbollisti kosovar huazohet te skuadra zvicerane

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kosovar, Alban Ajdini është huazuar te skuadra e Superligës së Zvicrës, Lausanne nga klubi tjetër i Zvicrës, Servette deri në fund të këtij sezoni.

21-vjeçari është gjithashtu pjesë e Kosovës U-21.

Ajdini luan si sulmues anësor, kurse debutimin me ekipin e seniorëve e bëri në korrik të vitit të kaluar.

Momentalisht, Lausanne dhe Servette gjenden në pozitat 6, respektivisht shtatë me nga 19 pikë të tubuara pas 14 xhirove.

 

Tjetër futbollist i Kombëtares U21 të Kosovës pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Alban Ajdini ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit.

Një tjetër lojtar i kombëtares U21 të Kosovës ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Bëhet fjalë për lojtarin e Servette, Alban Ajdini.

Faqja zyrtare e këtij klubi njofton se lojtari është në mesin e të infektuarve me virusin.

Lojtari ka shkuar në vet-izolim dhe nuk ka pasur kontakt me shokët e skuadrës së tij në Gjenevë.

Njoftimi i Servette bën të ditur se lojtari rezultoi pozitiv pas kthimit nga grumbullimi me Kosovën.