Kinolli tregon a do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Albert Kinolli, deputet nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), pjesë e Grupit 6 Plus në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Qeverisë Haradinaj duhet dhënë rast.

“Qeveria Haradinaj është qeveri e guximshme që mori disa vendime që asnjë qeveri deri më tani s’i ka marrë. Shumica kanë menduar se ne s’do të mundemi të formojmë ushtrinë pa votat e pakicave. Ka pasur reagime të shumta për taksën. Edhe vendimi i Shipitullës, që erdhi në fillim të mandatit të Qeverisë Haradinaj… mendoj se duhet t’i jepet rasti kësaj qeverie”, ka deklaruar ai në Interaktiv të KTV-së.

Ai tha se nuk do të japin votat e tyre për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

“Kam pasur kontakt nga disa kolegë të mi nga opozita, dhe ju kam thënë, ‘urdhëroni, rrëzojeni qeverinë nëse i keni votat’, por jo me votat tona. Por, edhe nëse bie qeveria, ne prapë jemi në qeveri”, ka deklaruar Kinolli, duke potencuar se asnjë subjekt i madh nuk është gati të hyjë në zgjedhje parlamentare derisa t’i kryejnë zgjedhjet e brendshme partiake.

Sulmi ndaj gruas rome në Ferizaj, deputeti Kinolli thotë se do t’i bëjnë një zgjidhje asaj

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e partisë 6+, Albert Kinolli në një prononcim për Periskopin ka folur për gruan rome e cila gjatë kësaj jave dy herë u sulmua për shkak të pretendimeve se ajo kidnapon fëmijë.

Kinolli tha se bashkë me institucionet e Kosovës, janë duke u munduar të gjejnë një zgjidhje për këtë grua, shkruan Periskopi.

Në këto momente gruaja gjendet e strehuar në Stacionin policor në Feriaj dhe deputeti Kinolli është rrugës për ta vizituar atë.

“Rasti ka ndodhur para dy ditësh në Lipjan, kur disa të mitur dhe adoleshentë gjimnazistë e kanë rrahur këtë grua rome, të shtyrë nga disa media të shkruara, kinse kjo grua është kindapuese e fëmijëve dhe në atë kontekst kanë reaguar disa qytetar padrejtësisht, të cilët duke mos qenë drejt të informuar e kanë rrahur” tha Kinolli për Periskopin.

“Kam lajmëruar Policinë  e Kosovës, kam kontaktuar para dy ditëve me Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Shalaj dhe ai në dakordim me policinë rajonale të Lipjanit në dakordim me institucionet e Kosovës, ata para dy ditësh e kanë strehuar këtë grua në një strehimore në Lipjan, pas disa orësh, ajo me vetëdëshirë e ka lëshuar atë strehimore kështu që sot ajo u gjend në qendër të Ferizajit, ku nga një person i papërgjegjshëm, në mes të qytetit është rrahur brutalisht, ku policia e ka strehuar në stacionin policor, ku momentalisht viktima gjindet. Për momentin jam rrugës, ta shiqoj dhe të njoftohem nga vendi i ngjarjes se si është situata me këtë viktimë dhe në dakordim me institucionet e Republikës së Kosovës, të shohim se cila do të jetë zgjidhja më e mirë për këtë grua rome, e cila padrejtësisht në mënyrë brutale dy herë është  rrahur”, tha Kinolli. /Perikopi