Zyrtare: Talenti kosovar nënshkruan me skuadrën e Juventusit

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kosovar, Albian Hajdari është transferi më i ri i skuadrës së Juventusit.

16 vjeçari nga Kosova, ka luajtur për grupmoshat e reja të Baselit, ndërsa tani ai është bashkuar për të rinjtë e Juventusit.

Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe sajti i tregut të futbollistëve, “transfermarkt”.

Pozita natyrale është mbrojtës, ndërsa mund të luajë në dy pozicione të vijës së fundit