Maloku mbështet vendimin e KSHC’së: Ka vite që arsimi i lartë është sakatosur nga të gjitha garniturat qeverisëse

Periskopi.com Lajme

Edhe analisti Albinot Maloku ka reaguar për vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditimin e disa universiteteve publike, gjë që ngjalli reagime të shumta, madje edhe të udhëheqësve politikë, si kryeministri – raporton Periskopi.

Maloku ka shrkuar se arsimi i lartë ka vite që është skatosur nga gjitha garniturat qeverisëse në vend.

“Hapja e qymez universiteteve për kusure politike e ka degraduar në atë masë arsimin, sa veç mbylljes së tyre të tërsishme dhe arrestimin e gjithë atyre që e kanë kurajuar hapjen e tyre, asgjë nuk mund ta përmirësojë atë”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Lexojeni të plotë publikimin e tij në rrjetin social Facebook:

Arsimi i Lartë si një nga shtytësit kyç të konsolidimit demokratik dhe prosperitetit ekonomik, në vendin tonë, ka vite që është sakatosur nga gjitha garniturat qeverisëse në vend. Kjo komponentët thelbësore e transformimeve sociale dhe politike është në hendek të madh dhe për të na informuar për këtë nuk ka nevojë askush. Hapja e qymez universiteteve për kusure politike e ka degraduar në atë masë arsimin, sa veç mbylljes së tyre të tërsishme dhe arrestimin e gjithë atyre që e kanë kurajuar hapjen e tyre, asgjë nuk mund ta përmirësojë atë. Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të mos akredituar disa Universitete publike, duhet përgëzuar dhe uruar që ky trend të rritet deri në përmbushjen e 100% të kritereve për një arsim cilësor, që i shërben vendit e shoqërisë dhe jo politikave ditore të këtyre që ishin e që janë. Nëse flasim tërë kohën për prosperitet ekonomik, e në anën tjetër e gjymtojmë nevojën për profesionalizëm e kuadro të mirëfillta që i duhen Republikës së Kosovës, duke mbrojtur “institucione të arsimit të lartë”, që veç sasisë nuk prodhojnë asgjë, atëherë jemi demagog e shkuar demagogu.

Rugova e citonte Demaçin kur thoshte ‘po atyne që janë trima me shtri dorën e pajtimit’

Periskopi.com Lajme

Politologu Albinot Maloku përmes një publikimi në rrjetin social “Twitter” ka reaguar ndaj bojkotimit që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë ceremonisë lamtumirëse dhe varrimit të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçit, raporton Periskopi.

Maloku ka publikuar një frazë, për të cilën thotë se presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, kishte cituar veprimtarin Demaçi.

“Jo atyne që janë trima me ngreh gishtin e krimit, po atyne që janë trima me shtri dorën e pajtimit’ citonte Rugova Demaçin”, shkruan Maloku.

Përveç këtij citimi, Maloku ka shkruar tutje se “paqësorët, të urtit e durimtarët, shto këtu edhe traditën shqiptare, kurrë nuk do të ishin indiferent ndaj një personi që varrosët”.

Asnjë zyrtar i LDK’së nuk marrë pjesë në varrim të Demaçit, pasi ky i fundit disa herë kishte kritikuar presidentin e ndjerë Rugova.

Zyrtarët e LDK’së përveç që nuk morën pjesë në varrim, kanë filluar të shpërndajnë nëpër rrjete sociale fotografi të Rugovës./Periskopi

 

A do t’i zgjidhte liberalizimi i vizave hallet e qytetarëve të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Politologu Albinot Maloku thotë se liberalizimi i vizave ka shumë gjasa që të mos ndodh edhe këtë vit për Kosovën.

Sipas tij, BE-ja e ka shfrytëzuar këtë proces për ta kushtëzuar Kosovën lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, siç është demaskimi i kufirit me Malin e Zi.

Në një intervistë për Periskopin, ai ka thënë se edhe po të ndodhte liberalizimi i vizave, kjo nuk do t’i zgjidhte problemet ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Kosovës, por thotë se ata shpresojnë se mund të përfitojnë nga zbrazëtirat ligjore në vendet e BE-së.

“Jo nuk do t’i zgjidhë. Marrja e vizës, pa pritë nëpër ambasada, jo detyrimisht do të thotë e drejtë e angazhimit, mirëpo qytetarët shpresojnë në forca të veta, që do të gjejnë disa zbrazëtira ligjore dhe mundësi që të rrisin ekonomitë e tyre. Jo në kuptimin legal të mundësive, por shpresojnë që do të gjejnë disa hapësira dhe me përfitu nga ky process. Me rëndësi është që qytetarët e Kosovës mos të ndjehen të pabarabartë”, tha ai. /Periskopi/

Mashtrimi i LDK-së, Maloku: Hashim Thaçi e ka mbështetjen e saj në dialogun me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Për politologun Albinot Maloku, partitë opozitare, veçanërisht Lidhja Demokratike e Kosovës, janë hipokrite në kundërshtimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që ai ta udhëheq dialogun mes Kosovës e Serbisë, në fazën finale të saj.

Në një intervistë për Periskopin, Maloku tha se Thaçi tashmë e ka mbështetjen e Qeverisë dhe të LDK-së, dhe sipas tij presidenti po bën shfaqje teatrale gjatë përpjekjeve të tij kinse për të kërkuar një unitet që ai të jetë udhëheqës i procesit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zgjedhë presidentin Thaçi në kohën e procesit. AAK i ka dhënë mbështetje këtij procesi. Të jeni të bindur, të gjitha subjektet politike janë në një formë, apo formën tjetër, suportuese që presidenti Thaçi ta marrë timonin dhe të vazhdojë me këtë proces. Jo drejtpërdrejt, mirëpo të gjitha proceset tregojnë se presidenti Thaçi e ka një përkrahje prej Qeverisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ai po bën vetëm pjesën e filmit, në kuptimin që po kërkohet unitet”, tha ai.

Tutje, Maloku tha se  opozita ka bërë përpjekje shumë më të mëdha për të penguar ose prolonguar procese të ndryshme, që janë konsideruar të rrezikshme ndaj vendit.

Sipas tij, në dialogun Kosovë-Serbi, Thaçi nuk është kundërpeshë e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të cilin thotë se ka një mbështetje më të madhe se që e ka Thaçi.

“Ka njëfarë dyfytyrësie gjithashtu edhe nga subjektet opozitare, që nuk ka një impenjim shumë më të fuqishëm që t’i ndalohet kjo tentativë presidentit të shtetit një proces, që jo vetëm se është historik, mirëpo është edhe shumë i ndjeshëm. Shto pjesën që palët nuk janë të barabarta, ku presidenti Vuçiq ka një përkrahje të fuqishme. E njëjta gjë nuk vlen për presidentin Thaçi”, tha ai. /Periskopi/