Abrashi: Albin Kurti që nga fillimi tregoi lidhje dashurie me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Arban Abrashi, ka kërkuar nga Qeveria e shkarkuar të heqë Prishtinën nga karantina dhe të shfuqizojë të gjithë vendimet kundërkushtetuese.

“Prishtina urgjentisht të hiqet Prishtina nga karantina”, ka thënë Abrashi, në një konferencë për shtyp.

Abrashi ka thënë se Shef i VV’së ka kërcënuar edhe Gjykatën Kushtetuese përmes kërcënimeve se nëse s’merr vendim në favor të Qeverisë së shkarkuar.

Ky zyrtar i LDK’së ka thënë se Qeveria e shkarkuar  kanë kërcënuar Pacollin me arrestim pa asnjë bazë ligjore e kushtetuese.

Albin Kurti që kur ka ardhur në pushtet ka treguar lidhje dashurie me Serbinë. Fillimisht hynë në Kosovë qindra mjekë pa asnjë kontroll. Lejoi ndërhyrjen e Qeverisë së Serbisë në Veri të Kosovës. Respektoi vendimin e Serbisë për karantiminin e Veriut. Qeveria e shkarkuar i referohet edhe Kushtetutës së Serbisë, kushtetutës e cila parasheh Kosovën si pjesë të Serbisë”, ka thënë Abrashi, ne nje konference per shtyp nga selia e LDK.

Kurti nuk ndalet së lavduari Osmanin: Ajo e meritoi pozitën në Kuvend, aty s’mund të vinte Kujtim Shala

Periskopi.com Lajme

Albin Kurti, kryeministër në detyrë ka thënë se me kryeparlamentaren Vjosa Osmani po dakordohen për plot gjëra, duke thurur fjalë të  mira për të, transmeton Periskopi.

‘’Së paku dy herë në javë takohemi dhe jemi të dakorduar pë atë që po ndodh. Në Kosovë nuk ka njerëz neutral edhe ata të cilët i mbështesin’’, ka thënë ai në Jeta në Kosovë.

‘’Për mu ka qenë e pranueshme që të vinte Vjosa Osmani në vend të Glauk Konjufcës në Kuvend e jo Kujtim Shala që kishte gjysmën e votave të Konjufcës. E meritonte atë pozitë’’, ka thënë ai’

Osmani e ka udhëhequr shumë mirë Kuvendin. Ne jemi në kontakt të rregullt që të marrim cfarëdo vendimi’’/PERISKOPI/

Takimi Thaçi-Kurti dhe afatet kushtetuese për formimin e qeverisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dërguar tre ftesa kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe në të tre rastet është refuzuar.

Kreu i shtetit e ka ftuar kryetarin e subjektit fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit në takim konsultativ për të kuptuar se kujt do t’i japë mandatin për të formuar qeverinë.

Madje, Thaçi pas dy ftesave në një ditë, vendosi që Kurtin ta takonte sot në ora 10:00, mirëpo ky i fundit u ofrua ta takojë të hënën e parë të vitit të ri, më 6 janar.

Në lidhje me afatet kohore për mandatarin për kryeministër, njohësi i rrethanave politike dhe kushtetuese, Mazllum Baraliu i tha KosovaPress-it se neni 95 i Kushtetutës e parasheh që qysh prej momentit kur Albin Kurti mandatohet nga presidenti për kryeministër, rrjedh afati i parë 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Nëse nuk ka vota për këtë, pason afati tjetër 10 ditësh, e nëse as pas kësaj nuk arrihet, presidenti shpall zgjedhjet e reja brenda 40 ditësh.

Por neni tjetër, ai 85, për Baraliun parasheh që mandatari për kryeministër, prej ditës kur mandatohet ka afat rreth 60 ditë për të formuar qeverinë dhe pas saj, sërish shpallje për zgjedhje të reja.

Krahas këtyre neneve që nuk i lejohet partisë së dytë të ofrojë mandatar, është një vendim i vitit 2014 i Gjykatës Kushtetuese, ku i lejohet partisë së dytë dhe tretë të ofrojnë kandidatin e tyre për kryeministër pas dështimit të partisë së parë.

Rama: Shpresoj që Albin Kurti do të kalojë nga poezia e opozitës në prozën e qeverisjes

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në ditët në vijim do të takohet me Albin Kurtin, me të cilin pajtohet që ka nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhëniet e të dy vendeve, ku edhe propozoi ministri të veçanta nga të dyja shtetet.

Rama në një konferencë për media, është pyetur nëse do të takohet me Albin Kurtin.

“Do të takohemi në ditën në vijim, ka kërkuar të më takoi, e pres me shumë kënaqësi, bie dakot që ka nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhëniet e të dy vendeve dhe me marrëveshjet e bërë”, tha Rama .

Ai tha se si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, duhet të kenë ministri të veçanta të cilat do të merreshin me marrëdhëniet në mes dy vendeve.

“Kam disa propozime të reja që do t’ia bëj atij dhe mendoj që të dy vendet duhet të kemi ministri shteti për të pas një pikë referimi që merret çdo ditë se çfarë duhet bërë më tutje për të përmirësuar marrëdhëniet të cilat qeveria e kaluar e Kosovës nuk arriti të bëjë sa duhet. Shpresoj se Kurti do të marri përgjegjësinë dhe do të kaloj nga poezia e opozitës në prozën e qeverisjes”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket takimit të radhës në mes drejtuesve të rajonit, Rama tha se takimi i radhës është më 10 nëntor në Ohër por në prononcimin e tij, Kurti ka qenë shumë i çart që me rëndësi është Kosova duhet të marrë pjesë në të gjitha këto takime dhe është e ftuar, edhe pse është e vështirë që qeveria e Kosovës do të formohet deri në nëntor.

“Nuk është firmosur asnjë marrëveshje, është bërë një deklaratë e përbashkët duke u bazuar në katër kriteret e Evropës për lëvizjen e lirë”, tha ai./KosovaPress/