Balaj-Halimi – Rexhës së LDK’së për përjashtimin nga ENQA: Në vend që të punoni, jeni shndërruar në militantë partiak

Periskopi.com Lajme

Sonte në Debat Plus po diskutohet për përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga ENQA, transmeton Periskopi.

Xhavit Rexhaj nga LDK tha se ndikimi politik e shkaktoi këtë përjashtim. Mirëpo, Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Social Demokrate tha se fajin e kanë anëtarët e agjencisë, ku një ndër ta ishte edhe ai i LDK’së.

Këta si anëtarë u dasht me punu shumë më shumë, kanë premtu që Kosovën s’kanë me përjashtu prej ENQA, por kanë me u kthyer në EQAR. Sepse janë marrë me shkrime janë shndërru në militantë partiakë’’, tha ajo.

‘’Nëse flasim për politizim, le të nisen prej vetes’’

‘’Ajo ka thënë se nuk ka asnjë anëtar të Nismës në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës’’/PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Arsimi – 02.10.2019

Arsimi Xhavit Rexhaj – LDK Fitim Uka – VVAlbulena Balaj Halimaj – NISMA/AKR/PDSalih Salihu – AAK/PSDKadri Kryeziu – PDK

Posted by RTV Dukagjini on Wednesday, 2 October 2019

 

 

Deputetja e Nismës kërkon që Qeverisë Haradinaj t’i shtohet edhe një ministri për Luginën e Preshevës

Periskopi.com Lajme

Deputetja e NISMA Socialdemorkate, Albulena Balaj – Halimi tha se Bashkimi Evropian do të duhej të merrte masa për padrejtësitë e mëdha që Serbia po iu bënë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, Balaj – Halimi tha se NISMA do të angazhohet për një vijë buxhetore për Luginën e Preshevës, teksa propozoi themelimin e një ministrie për Luginën e Preshevës.

“Unë propozoj që në Kosovë të kemi një Ministri për Luginën e Preshevës. Kur jemi në gjendje të kemi 21-24 ministri, të cilat ndoshta nuk do ët ishin të nevojshme, pse të mos kemi edhe një ministri të veçantë për Luginën e Preshevës… Ndërkohë që në Kosovë, serbët mësojnë me planprogram të Serbisë dhe jo të Kosovës, si ka mundësi që Luginës të mos i mundësohet të mësojë në gjuhën amtare, ndërsa këtyre këtu po. Andaj, Bashkimi Evropian, do të duhej të merrte masa edhe në këtë çështje”, u shpreh ajo.