Nuk ndalet presioni: Këshilltari i Albulena Haxhiut e “mëson” Kushtetuesen se çfarë duhet të shkruaj në aktgjykim e çfarë jo

Periskopi.com Lajme

Shefi i stafit të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu thotë se Gjykata Kushtetuese nuk është autoriteti përfundimtar për interpretimin e balancimin e vullnetit politik.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sallahu ka thënë se detyrë e saj është vetëm interpretimi përfundimtar i Kushtetutës së Kosovës, duke bërë presion se çfarë duhet të shkruaj Gjykata Kushtetues.

Sallahu thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ushtron pushtetin legjislativ për amendamentim të Kushtetutës në kuptim të krijimit të afateve për zgjedhjen e qeverisë.

“Gjykata Kushtetuese ka afat ligjor për të nxjerrë aktgjykim, por nuk ka asnjë bazë kushtetuese për të krijuar afat për krijimin e qeverisë së re sepse ai afat nuk ekziston, nuk është i shkruar si normë kushtetuese. Ajo që nuk është e shkruar duhet të krijohet përmes organit legjislativ, e tek atëherë duhet interpretohet. Gjykata Kushtetuese, ka rastin unik për të dëshmuar autoritetin e saj të lartë para qytetarëve dhe opinionit ndërkombëtarë. Ata duhet të jenë vetëm në mbrojtje të rendit kushtetues”, ka thënë ai.