Pacolli në Prizren: Jemi parti e shtetformimit dhe shtetndërtimit

Periskopi.com Lajme

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur tubim sot me qytetarë në Prizren.

“I gjithë Prizreni me rrethinë, më 6 tetor, do ta dëshmon veten. Ne jemi Aleanca Kosova e Re, partia e shtetformimit dhe shtetndërtimit. Ne u kemi dhënë më së shumti hapësirë të rinjve dhe grave”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“AKR është liberale e cila ndërton të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë. Do ti bëhem krahë Prizrenit për të shtyer përpara vizionin për zhvillim ekonomik, mundësi më të mëdha për punësim e mirëqenie, për ekonomi të lirë dhe mundësi të barabarta për çdo qytetarë të shtetit tonë”.

AKR vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Periskopi.com Lajme

Aleanca Kosova e Re vlerëson se me situatën e fundit në Kosovë me dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj është krijuar një momentum i ri politik i cili duhet të trajtohet me një përkushtim serioz nga të gjitha palët, në mënyrë që vendit t’i garantohet një perspektivë e qëndrueshme demokratike.

“Aleanca Kosova e Re vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme dhe se qytetaret e Kosovës në këto rrethana, duhet të shprehin vullnetin e tyre të plotë të zgjedhim qeverinë e re e cila do të udhëheqë me vendin nën respektim të ligjit dhe vlerave demokratike dhe të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik dhe integrime gjithëpërfshirëse të vendit tonë.

Aleanca Kosova e Re është e gatshme për këtë sfidë dhe kërkojmë nga Presidenti i Republikës së Kosovës që të ushtrojë kompetencat e veta kushtetuese që sa më parë t’i jep zgjidhje kushtetuese situatës së krijuar pas dorëheqjes së Kryeministrit.

Aleanca Kosova e Re është e përkushtuar që të angazhohet për institucione të qëndrueshme dhe demokratike dhe do të japë kontributin e vet në të gjitha proceset me rendësi për Kosovën drejt paqes dhe stabilitetit në vend”, thuhet në njoftimin e AKR-së.