Haradinaj: Nuk bëra koalicion parazgjedhor me partitë tjera, sepse nuk iu besoj

Periskopi.com Lajme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, kanë mbajtur sot tubimin zgjedhor në Podujevë.

Nga aty, të pranishmëve u janë drejtuar disa kandidatë për deputetë, si dhe i nominuari për Kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka shprehur dëshirën dhe vullnetin e tij që t’i ndihmojë kësaj ane përmes qeverisjes së tij.

“Edhe kësaj here nuk kam ardhe me lypë diçka, por kam ardhë me dhanë ni krah temin për Llap. Ka shumë punë që na presin në Llap. Besniku (Tahiri) kurrë s’më ka lanë rehat, kur kemi folë për këtë anë”, ka thënë Haradinaj. Ai po ashtu ka treguar se përse nuk ka bërë koalicon parazgjedhor me partitë tjera, përveç PSD-së. “A e dini pse s’kam ba koalicion me këto partitë tjera. S’kam dashtë me iu ndër strehë, se nuk iu besoj. Kam bërë me PSD-në se kur ke koha e Ushtrisë më mbështeten”, ka thënë Haradinaj