Basketbollisti serb po e pëson keq pasi tha “harrone Kosovën, është koha të mendohet për të ardhmen”

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Serbisë Aleksander Djordjeviç ka vendosur t’i hakmerret edhe mëtutje basketbollistit serb Nikola Kalinic duke mos e ftuar në përfaqësuese vetëm pse më herët kishte thënë se është koha të harrohet Kosova dhe të mendohet për të ardhmen.

Përzgjedhësi serb ka publikuar listën me të cilët do të merr pjesë në botëror, derisa Kalinic nuk është ftuar, transmeton Periskopi.

Basketbollisti serb në një intervistë për BBC në gjuhen serbe ka thënë se nuk e kupton arsyen e lënies jashtë ekipin, derisa nuk dëshiron të besoj se është për shkak të deklaratave që ka dhënë për Kosovën.

“Në asnjë moment nuk kam thënë se duhet dorëzuar Kosovën, por duhet të gjendet një zgjidhje dhe të mendohet për të ardhmen.

“Sigurisht që dikush dëshiron ta ketë vëmendjen dhe mua tash me etiketojë si ‘Kalinic tradhtar’.”

Kam pritur që ato reagime të vijnë nga njerëz të moshuar që kanë përjetuar luftëra, por ndodhi e kundërta, ata më kanë thënë se kam të drejtë dhe është koha ta kthejmë kokën dhe të mendojmë për të ardhmen”, ka thënë Kalinic, duke i qëndruar prapa fjalëve të dhëna më herët.