Përgjigja e sinqertë e Steven Gerrard kur Alex Ferguson tha se ai nuk ishte një lojtar “fort i mirë”

Periskopi.com Sporti

Është e vështirë të mohosh që, edhe pse nuk e fitoi kurrë titullin, Steven Gerrard është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Premier Ligës, shkruan Periskopi.

Ikona e Liverpoolit nuk pranoi në vitin 2000 të bashkohej me Chelsean, dhe besnikëria ndaj ‘Reds’ e pengoi atë të fitonte medalje në Premier Ligë.

Megjithatë ai pati shume arritje individuale si dhe fitoi me klubin edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa vet u shpall lojtari më i mirë i vitit 2001 dhe PFA Players of the Year në 2006.

Por, jo të gjithë pajtohen se Steven Gerrard është nga lojtarët më të mirë në histori, ndryshe mendon edhe legjenda e Unitedit, Sir Alex Ferguson.

“Unë jam një nga ata të paktët që mendoj se Gerrard nuk ishte një futbollist fort, fort i mirë”.

Ndërsa kur Gerrard u pyet se çfarë mendon ai për këtë deklaratë të Fergiet, ai u përgjigj në mënyrë mbrësëlënëse.

“Unë jam një tifoz i madh i Alex Ferguson dhe të gjithë kanë të drejtë në mendimin e tyre”, një përgjigje kjo shumë e sinqertë nga Steve. /Periskopi.com.

Mssi dhe CR7 do të ishin bashkëlojtar sikur të ndodhte ajo që planifikoi Fergusoni më 2009

Periskopi.com Sporti

Mssi dhe CR7 do të ishin bashkëlojtar sikur të ndodhte ajo që planifikoi Fergusoni më 2009

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi te Real Madridi më 2009, përgjithmonë do të mbahet mend si një prej lëvizjeve më të suksesshme në histori.

Ishte një transferim që e ndryshoi lojën, vërtetë, duke filluar një epokë të re jo vetëm për Realin, por tërë futbollin, transmeton Periskopi.

“Los Blancos” siguruan një superyll, një lojtar që do t’i udhëhuqte drejt një periudhe jashtëzakonisht të suksesshme, si kundërpërgjigje ndaj Barcelonës.

Por gjërat kanë mundur të shkonin krejt ndryshe, nëse do të vendoste ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Fergu

Ronaldo would join Real Madrid, despite Ferguson's efforts.son.

Skocezi nuk donte që Ronaldo të largohej nga Unitedi, por pasi e kuptoi se nuk mund të bënte asgjë në lidhje me këtë, ai pati një plan tjetër – kudo tjetër, vetëm te Reali jo.

Ferguson njihej si një person që nuk e donte aspak Realin, derisa kishte thënë në vitin 2008 “nuk do t’ua shisja as edhe një virus”, lëre më lojtarin më të mirë.

Realisht, vetëm një tjetër klub ka mundur ta përballonte çmimin e Ronaldos atë kohë – Barcelona.

Ferguson thuhet se kontaktoi me katalunasit, sipas “AS”, dhe inkurajoi ata të bënin ofertë, por u kuptua se mendja e Ronaldos ishte vetëm te Reali. /Periskopi.com/

Ferguson s’e do as Cityn e as Liverpoolin, por tregon se kush do të bëhet kampion i Premier Ligës

Periskopi.com Sporti

Premier League po shkon drejt javëve të fundit, ku do të përcaktohet edhe skuadra fituese e këtij sezon.

Liverpool kryeson aktualisht me 85 pikë dhe ka edhe 4 ndeshje për të zhvilluar, 2 më shumë se Manchester City që ka 5 ndeshje për të mbyllur kampionatin.

Ndërkohë Sir Alex Ferguson ka zbuluar se titulli këtë sezon do të shkojë tek Liverpool. Nuk e ka thënë publikisht diçka të tillë ish-trajneri i Manchester United, por kështu ka zbuluar lojtari i Burnley, Phil Bardsley, të cilit Ferguson ia ka thënë në një takim mes tyre.

Në një intervistë për “BBC Radio”, ish-lojtari i Irlandës, Jonathan Walters tha se gjatë një bisede me Bardsley, ai i ka thënë se Ferguson mendon se Liverpool do e fitojë titullin.

“Kam biseduar me Phil Bardsley, dhe unë do të them një emër, ai u takuame Sir Alex Ferguson. Bradsley u takua me të dhe Ferguson i ka thënë se mendon se Liverpooli do ta fitojë titullin. Mendon kështu sepse ai beson se United do të marrë pikë nga derbi me Man. City”, tha Walters.

Liverpool ka katër ndeshje të thjeshta në letër, ndërsa City duhet të përballet me United dhe Tottenham që luftojnë për një vend në zonën Champions.

Alex Ferugson emocionon të gjithë, shfaqet për herë të parë pas problemeve që kishte me shëndet (Video)

Periskopi.com Sporti

Sir Alex Ferguson më 5 maj ishte shtruar në spital pasi kishte pësuar gjakderdhje në tru

Njëri nga trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit i ka falenderuar të gjithë për mesazhet e shumta që ia kishin dërguar gjatë kohës sa kishte probleme me shëndet, shkruan Periskopi.

“Përshëndetje të gjithëve, ky është një mesazh së pari për ta falenderuar stafin mjekësor që u përkujdesën për mua, pa përkujdejsjen e tyrë unë nuk do të isha ulur këtu sot,” thotë fillimisht Ferguson në videon e publikuar nga Manchester United.

“Më bën të ndjehem shumë i nderuar pasi kam pranuar shumë mesazhe inkurajuese nga e gjitha bota, faleminderit për mbështetjen që ma keni dhënë mua dhe familjes sime.

“Unë jam gati për të shikuar ndeshjet e sezonit të ri dhe i uroj shumë fat Jose[Mourinhos] dhe skuadrës,”. /Periskopi/

Shtatë fjalët shokuese që Ferguson i tha kur e pa Paul Scholes duke luajtur për të rinjtë e Manchester Unitedit

Periskopi.com Sporti

Paul Scholes është njëri nga mesfushorët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Anglia

Legjenda e Manchester Unitedit u pensionua për herë të parë në vitin 2011, por Ferguson e ktheu përsëri në skuadër për t’u pensionuar përfundimisht në vitin 2013, transmeton Periskopi.

Ai zhvilloi mbi 700 paraqitje me Manchester Unitedin.

Por, Sir Alex Ferguson kur e ka parë për herë të parë Scholesin duke luajtur për skuadrën e të rinjëve të Unitedit e kishte krahasuar me një mizë dhe dyshonte që ai do të bëntë ndonjë paraqitje me skuadrën e parë.

“Ai nuk ka asnjë shansë – ai është një mizë,” ka thënë Ferguson kur e ka parë për herë të parë duke luajtur Scholesin. /Periskopi/