Pep Guardiola e qorton midis fushës yllin e Man Cityt pas fitores në ndeshje miqësore

Periskopi.com Sporti

Pep Guardiola është qartazi një prej trajnerëve më të mirë në histori dhe ka qenë madje për një kohë të gjatë.

Tripleta sezonin e kaluar në Angli e fituar nga Manchester City nënvizon aftësitë e Guardiolas, i cili përkundër garës së ngushtë me Liverpoolin, prapë arriti të triumfojë, transmeton Periskopi.

Spanjolli gjithashtu fitoi shumë trofe gjatë periudhave te Bayern Munichu dhe Barcelona.

Guardiola njihet si një trajner pasionant, derisa nuk heziton t’i qortojë futbollistët e tij në sy të të tjerëve nëse ata nuk performojnë si duhet, madje edhe kur fiton.

p1dg50a5g911p6s2v1ifr1j2u1n85f.jpg

Kësaj radhe viktimë e Pep ishte i riu Alex Garcia, në një ndeshje parasezonale.

22-vjeçari, i cili ishte i huazuar te Girona sezonin e kaluar, u inkuadrua në minutën e 70-të kundër West Hamit.

Ai pati një impakt, por në këtë fazë, çdo performancë mund të përmirësohet.

Dhe këtu del në pah Guardiola.

Ai e mori me njëanë Garcian, dhe i dha një sesion një-me-një pas vërshëllimës së fundit.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/