Vazhdojnë problemet para rifillimit të La Ligas, tjetër rast pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Portieri i Real Sociedad, Alex Remiro ka rezultuar pozitiv ne testin e bërë për koronavirus, duke shtuar ankthin në ekipin e tij.

Data për rifillimin e La Ligës nuk është njoftuar ende, por mund të vonoja tani për shkak të rasteve të reja që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ditën e djeshme u njoftua se lojtari i Atletiko Madridit, Renan Lodi kishte rezultuar me virus, teksa sot konfirmohet edhe një rast tjetër.

Tashmë portieri Remiro do të futet menjëherë në karantinë, sidoqoftë mediat spanjolle raportojnë se ekziston një mundësi e vogël se ai mund ta ketë transmetuar te shokët e ekipit.