Publikohen pamje nga momenti kur Bruno Fernandes e humb durimin me Alex Tellesin në stërvitje

Periskopi.com Sporti

Bruno Fernandes do të jetë kapiten i Manchester Unitedit kundër PSG-së, të martën mbrëma.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Fernandesin në ”Old Trafford”. Ai është shndrruar në lojtarin më të rëndësishëm në skuadër dhe një lider i vërtetë, brenda më pak se një viti, transmeton Periskopi.

Mesfushori portugez e priti me ngazëllim lajmin se do ta bartë shiritin e kapitenit.

Dhe tani janë publikuar pamjet nga momenti kur mesfushori humbi durimin me Alex Tellesin në një seancë stërvitore para ndeshjes me PSG-në.

Lojtarët po bënin pasime me një në mes, kur Fernandes frustrohet me Tellesin pasi ky dështoi ta lëvizte topin me shpejtësinë e duhur.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/