Erdoganit i largohet nga partia një nga figurat kryesore

Periskopi.com Lajme

Ish-zëvendëskryeministri i Turqisë dhe një nga figurat kryesore të Partisë qeverisëse të Drejtësisë dhe Zhvillimit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u larguan nga partia.

Ali Babacan, sipas AP, me këtë hap paralajmëroi synimet për të formuar një parti politike rivale.

Babacan, i cili ishte gjithashtu ministër i Ekonomisë dhe Punëve të Jashtme, njoftoi se po largohej nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim për shkak të mosmarrëveshjeve të thella mbi “parimet, vlerat dhe idetë”.

AP transmeton se Babacan planifikon të krijojë një parti së bashku me ish-presidentin Abdullah Gul dhe me të tjerët që janë të pakënaqur me sundimin e Erdoganit.

Po ashtu, thuhet se ish-kryeministri Ahmet Davutoglu synon të krijojë një parti.

“Nevoja për të nisur një përpjekje të re për të tashmen dhe të ardhmen e Turqisë është bërë e pashmangshme,” porositi Babacan.

 

Erdoganit po i ikin miqtë

Periskopi.com Lajme

Pushteti i presidentit turk, Erdogan nuk është më ai i dikurshmi. Ish-ministri i Financave, Ali Babacan po e përdor këtë moment që të krijojë një parti të re.

Ish-ministri i Financave dhe bashkudhëtar për një kohë të gjatë i presidentit turk, Ali Babacan ka bërë të ditur, se me ndihmën e ish kreut të dikurshëm të shtetit, Abdullah Gül do të krijojë një parti të re në vjeshtë.

Në opinionin turk flitet se projektit po i jepet vetëm dora e fundit. “Po punohet per zhvillimin e nje vizioni të permasave globale”, thotë një person nga rrethi i afërt i themeluesit të parties, i cituar nga DW.

Babacan është një emër shumë i njohur për aftësitë e tij drejtuese në politikën ekonomike të Turqisë, ndaj nuk eshte cudi që krijimi i partisë së re te pritet me shumë interes. Njëra palë thotë, se ai është njeriu që do t’i japë fund lojës së AKP-së, Babacan ka kapacitetin të bëhet president, thonë të tjerët.

Krahas Babacan përmenden edhe emra të tjerë të njohur që mund t’i bashkangjiten partisë së re. Sadullah Ergin, që kanë qenë ministër i Drejtësisë, Besir Atalay i cili eshte angazhuar për procesin e paqes me kurdët, apo ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Hasim Kilic.

Vëzhguesit politikë thonë se tek Babacni, e rëndësishmja është qe ka një vision të qartë për të ardhmen, dhe ky vision do të duhet të ishte sipas tyre, që partia e re të bëjë të kundërtën e asaj që ka bërë AKP-ja në pushtet gjatë shtatë viteve të fundit.