Aliaj: Rrahmani shumë i kënaqur me transferimin e tij tek Napoli

Periskopi.com Sporti

Menagjeri i futbollistit Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj ka folur rreth transferimit te kryer tek Napoli

Aliaj ka deklaruar se e priste të ndodhte një transferim i tillë, duke treguar se Napoli e ka ndjekur që nga fillimi i sezonit kapitenin e Kosovës.

“Të vish në këtë nivel për të pasur interesim nga Napoli është privilegj për lojtarin dhe mua si menaxher. Është punë e vështirë, sakrificë . E prisnim të ndodhte. Është vetëm ana teknike për t’u mbyllur, por të themi se kemi rënë dakord shumë kohë më përpara. Napoli e ka ndjekur që nga fillimi i sezonit lojtarin”, ka thënë fillimisht Aliaj

Ai tutje vazhdoi duke treguar kushtet e kontratës të cilën Rrahmani pritet ta nënshkruaj me skuadrën napolitane.

“Rrahmani do të jetë zyrtarisht në janar lojtar i Napolit, por do të mbetet i huazuar deri në verë te Verona. Kontrata e tij është pesë vjeçare”. Lojtari është i kënaqur. Kushtet janë të mira për lojtarin. Verona është gjithashtu e kënaqur pasi e bleu vetëm dy milion euro dhe e shet 15 milionë”, përfundoi menaxheri i Rrahmanit.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani ishte blerë verën e kaluar nga Dinamo Zagreb, duke u dëshmuar si një lojtar i nivelit të lartë me fanellën e Hellas Veronës.

Ivan Juric e ka vendosur atë në fushë në 18 ndeshje, nga 19 të luajtura deri më tani në Serie A dhe në të gjitha si startues..