Vuçiq: Për t’i arsyetuar arrestimet në Veri, arrestuan disa njerëz edhe në Drenicë

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq thotë se ai i ka paralajmëruar të gjithë lidhur me atë që do të ndodhte në Kosovë.

“E kam paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarët tonë për atë që do të ndodhte dhe natyrisht kjo është transmetuar edhe përmes mediave”, ka thënë Vuçiq.

“Po, si president i Republikës, e kam paralajmëruar gjithë publikun se çka do të ndodhë në Kosovë (e Metohi sic thotë ai) dhe të gjitha gazetat e kanë transmetuar paralajmërimin tim, çdo kush që mund të lexonte dhe lexon gazeta e ka parë paralajmërimin tim. Për këtë, nuk bënë asgjë as KFOR, NATO dhe BE’ja e as Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Vuçiq përcjell Periskopi.

Vuçiq ka thënë se Prishtina nuk ka ‘ide për çka i ka kryer arrestimet”.

“Ata folën për një aksion në gjithë territorin e Kosovës dhe këtë e kanë bërë për të arsyetuar aksionin e tyre në veri për t’i arrestuar ata që i kundërshtojnë. Nuk është normale të jesh kundër njerëzve vetëm pse nuk i ndani pikpamjet e njëjta me përfaqësuesit e tyre legjitim”, ka thënë Vuçiq. /Periskopi/

 

Kujt ia la Vuçiq fajin për asociacionin serb?

Periskopi.com Lajme

Presidenti Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj, siç u shpreh, fuqive evropiane dhe SHBA, për mos formimin e asociacionit me shumicë serb, i cili sipas tij është obligimi i vetëm i shqiptarëve nga marrëveshja e Brukselit.

“Obligimin e vetëm që kishin, nuk e kanë përmbushur, pasi dikush nuk i ka lejuar ta përmbushin. Për këtë, fuqitë evropiane dhe SHBA iu kanë thënë – ju e keni të lejuar të mos e përmbushni”, tha Vuçiq në seancën parlamentare kushtuar Kosovës.

Ai ka shtuar se askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar as ndaj paralajmërimeve për ‘formimin e Shqipërisë së Madhe”.

“Sikur dikush nga ne të përmendim Republikën Serbe, thënë në mënyrë metaforike, do të na varnin në Bruksel”, u shpreh Vuçiq.