Alma Juniku, shqiptarja e cila po synon rripin e kampionit në One Championship

Periskopi.com Lajme

OneChampionship është një ndër sportet luftarake që në vete përmban maj-taj, kikboks, boks si dhe stile të tjera luftarake. Pikërisht për shkak të këtyre kombinimeve, ky sport çdo ditë e më shumë po merr popullaritet nga adhuruesit ekëtij sporti.

Shqiptarja Alma Juniku kampione në disa kategori synim tani e ka rripin e ONE Championship kundër kampiones aktuale Stamp. Ajo është shprehur e gatshme për këtë ballafaqim dhe thotë se do t’i befasojë të gjithë shikuesit në Shangai dhe më gjerë.

Ndeshja do të transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në kanalin ArtSport2 në platformën Artmotion me fillim nga ora 13:00.

Alma Juniku e cila do të ndeshet nesër me kampionen aktuale Stamp Fairtex për rripin e One Championship prononcohet ekskluzivisht për #Artmotion.Ndiqeni nesër, e Shtunë direkt në kanalin #ArtSport2 me fillim nga ora 13:00.

Posted by Artmotion on Friday, 14 June 2019

Alma Juniku, kampionia e botës në sportin tradicional tajlandez

Periskopi.com Lajme

Një luftëtare me baba nga Kosova dhe nënë nga Shqipëria po shkruan historinë e një sporti tajlandez në Australi.

Është 18-vjeçarja Alma Juniku që muajin e kaluar fitoi dy tituj të botës në sportin Muay-Thai, të njohur edhe si tajboks (Thai Boxing).

Alma më 13 dhjetor në Hong Kong e mposhti tajlandezen Zaza Sor Aree dhe kështu fitoi titujt e botës në kategorinë bantam në versionet WBC dhe IPCC.

Luftëtarja e re ka lindur në Australi, ndërsa është pjesë e klubit “Modern Warrior Gym” në Queensland. Ajo ka nisur si nëntëvjeçare të ushtrojë Muay-Thai, sportin luftarak të Tajlandës, por tashmë të praktikuar në shumë vende të botës. A

lma tashmë llogaritet luftëtare profesionale, ndërsa të tillë janë edhe vëllai e motra e saj, Andy dhe Amanda Juniku. Fillimisht fëmijët e familjes Juniku nisën me këtë lloj sporti për hobi, por mbetën në të, ndërsa Alma planifikon të qëndrojë gjatë.