35 vjeçari shqiptar u ekzekutua me një plumb sherri i parkingut

Periskopi.com Lajme

Ekzekutimi me plumb në kokë i 35- vjeçarit Altin Balliu, mbrëmjen e së enjtes në Korçë, dyshohet se ka ndodhur pas sherrit për një makinë të parkuar.

Pak orë pas ngjarjes që ndodhi në Lagjen Nr.10 të qytetit, Policia ka arritur të zbardhë rrethanat, të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin.

Altin Balliu nga fshati Slabinjë i Pogradecit mësohet se ka qenë duke hipur në makinë, në momentin që është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Dy dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes ndihmuan oficerët e Krimeve të Policisë së Korçës, që të identifikonin viktimën, autorin, por nga ana tjetër shpjeguan edhe motivin e ngjarjes.

Burime nga Policia thanë se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Olger Mustafaj, 34 vjeç, një ish-i dënuar për tentativë vrasje, por i proceduar edhe për krime të tjera