Djali i Agim Kikajt emërohet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Periskopi.com Lajme

Altin Kikaj, djali i ish-deputetit të ndjerë të LDK-së Agim Kikaj, është emëruar sot anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes.

Kikaj përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë delegatët për besimin e dhënë, transmeton Telegrafi.

“Një mandat i ri për Kryetarin Isa Mustafa! Të gjithë ata që ia deshtën të keqën Lidhjes sot u dëshpëruan dhe nuk u buzëqeshi fytyra.
Një falënderim i madh për kryetarin Agim Veliu dhe të gjithë delegatëve të cilët më dhanë besimin që të jem pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shihemi në sfidat e radhës”, ka shkruar Kikaj.

Ai ka thënë se do të jetë përherë mirënjohës.

LDK ka mbajtur sot Kuvendin e Nëntë Zgjedhor, ku delegatët me votim të hapur kanë rizgjedhur Isa Mustafën në krye të partisë.