Ky është virusi i përjetshëm me të cilin u diagnostifikua Alvaro Morata

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata është diagnostikuar me një virus të përjetshëm që quhet Citomegalovirus, përcjell Periskopi.

Trajneri Andrea Pirlo zbuloi se spanjolli u ankua se ndihej ligësht pas humbjes 2-1 të Juventusit nga Porto.

Dhe të dielën 28-vjeçari është diagnostikuar me Citomegalovirus (CMV) i cili do të mbetet në trupin e tij për pjesën tjetër të jetës së tij.

Për fat të mirë, virusi është zakonisht i padëmshëm dhe mund të qëndrojë te njerëzit pa u diagnostikuar.

Simptomat e zakonshme janë të ngjashme me gripin dhe mund të kontraktohen vetëm kur janë ‘aktive’. /Periskopi

Kaq metra larg portës ishte Morata, por nuk arriti të shënonte dot

Periskopi.com Sporti

Alvaro Morata u turpërua mbrëmë në takimin ndaj Atalantës, në një humbje të pashpjegueshme që bëri te porta, përcjell Periskopi.

Ai nuk arriti ta fuste topin në rrjetë anipse ishte në afërsi të portës prej 7 yard, përkatësisht prej 6.4 metra.

Për fat të mirë ‘skuqjet’ e Moratës u kursyen disi sepse flamuri jashtë loje u ngrit, por ne ende mbetet e pashpjegueshme se si ai arriti të gabonte nga një shans kaq i lehtë.

Megjithatë, ai që u ‘turpërua’ mbrëmë nuk ishte vetëm Morata, ishte edhe portugezi Cristiano Ronaldo ai që nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë, por prapëseprapë juventinët arritën ta fitonin duelin ndaj Genoas.

Shihni videon./Periskopi

Juventusi ia shënon të pari Beneventos, superasistim nga Chiesa dhe përfundim fantastik nga Morata

Periskopi.com Sporti

Juventusi ka kaluar në epërsi si mysafir i Beneventos, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A.

Alvaro Morata është ai që ka realizuar në minutën e 22-të, pas një superasistimi të Chiesas, por edhe përfundimi i sulmuesit spanjoll ishte fantastik.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Morata me zemrën në Spanjë: E dua këtë skuadër që fëmijë, nuk e di nëse do kthehem

Periskopi.com Sporti

Alvaro Morata po shkëlqen te Juventus ndërsa së fundmi ka folur rreth të ardhmes së tij. Sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” ka shprehur hapur dëshirën për ta përfunduar karrierën e tij në një klub si Getafe.

Ai ka thënë se ndoshta në në një të ardhme do të donte të luante me Atletico Madrid, por fundin e karrierës e sheh pikërisht te Getafe. Ky sezon është i mrekullueshëm për të teksa deri më tani ka realizuar 6 gola me Juventusin. Në fjalën e tij për mediet, Morata ai ka thënë:

“Ju gjithmonë keni një skuadër që nga fëmijëria, dhe unë jam dhe do të jem gjithmonë për Atleticon. Kam pasur një marrëdhënie shume të mirë me Diego Simeonen dhe i dëshiroj çdo të mirë. Unë nuk e di se a do të vesh përsëri fanellën e Atleticos . Tani jam shumë mirë dhe i qetë, por asnjëherë nuk dihet.

Dëshiroj që fanella ime e fundit që vesh të jete e Getafes. Kam raporte shumë të mira me presidentin dhe njerëzit atje. Unë mendoj që duhet t’i falënderoj ata për atë se çfarë lojtari jam unë sot”, ka thënë 28-vjeçari.

Morata: Juventusi mund të shkojë deri në fund të Championsit

Periskopi.com Sporti

Alvaro Morata ishte njeriu i ndeshjes ndërmjet Dinamo Kievit dhe Juventusit duke ia siguruar “Zonjës së Vjetër” fitoren me rezultat 0-2.

Pas ndeshjes, spanjolli deklaroi se kësaj here, Juventusi mund ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Çdo vit është një mundësi për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe ne duam të shkojmë deri në fund”, tha Morata.

“Ne donim të kishim një start të fuqishëm dhe luajtëm mirë sonte”, shtoi ai.

Përsëri Morata, ‘bombardon’ me kokë rrjetën e ukrainasëve

Periskopi.com Sporti

Spanjolli, Alvaro Morata ka arritur ta shënojë edhe golin e dytë për Juventusin, ku këta të fundit po luajnë ndaj ekipit ukrainas në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas një superasisti nga Cuadrado rrjetën për 2:0 dhe për golin e dytë personal e gjeti Morata, i cili kësaj radhe shënoi me kokë.

Shihni golin. /Periskopi

Lojë e bukur në sulm nga Juventusi, Morata qëllon afër rrjetës dhe shënon

Periskopi.com Sporti

Pas një pauze dy muajshe, sonte ka nisur edicioni i ri i fazës së grupeve në Champions League, transmeton Periskopi.

Në takimin hapës të këtij edicioni, sonte po përballen Dynamo Kiev dhe Juventusit, ku këta të fundit janë duke avancuar me rezultat 1:0.

Rrjetën në minutat e parë të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e 46-të e gjeti spanjolli, Alvaro Morata, në këmbët e të cilit topi ra pas goditjes së Kulusevskit

Shiheni më poshtë. /Periskopi

 

 

​Morata: Tani besoj se jam lojtar më i mirë

Periskopi.com Sporti

Alvaro Morata beson se po kthehet te Juventusi si një lojtar më i mirë.

Juventus e ka rikthyer sulmuesin spanjoll, i cili i kaloi dy sezone te “zonja e vjetër” mes viteve 2014-2016.

“Është një ndjenjë fantastike të rikthehem këtu”, u shpreh Morata për “Juventus TV”.

“Gjithmonë tërhiqesha nga mundësia të jem këtu. Mezi po pres të takohem me ekipin tim të ri. Aventura e parë ishte shumë pozitive. Tani besoj se jam lojtar më i mirë. Jam rritur në shumë aspekte të jetës sime. Gjithmonë do të jem i gatshëm për Juventusin”, shtoi spanjolli.

“Ky është një klub dhe një familje e madhe. Kur jeni në një klub ku ndiheni si në shtëpinë tuaj, ju gjithmonë keni një dëshirë për t’u rikthyer”, tha ish-sulmuesi i Real Madridit.

Zyrtare: Alvaro Morata transferohet te Juventusi

Periskopi.com Sporti

Atletico Madridi dhe Juventusi përmes njoftimeve zyrtare kanë konfirmuar se Alvaro Morata është transferuar te skuadra italiane.

Morata i është bashkuar Juventusit në formë huazimi.

“Nuk ka asgjë më emocionuese sesa një kthim në shtëpi dhe kthimi i Alvaro Morata në Torino është një gjë e bukur”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

/Sinjali Sportiv/

Oferta e Juves për Moratan konsiderohet ‘qesharake’ nga Atl Madridi

Periskopi.com Sporti

50 milionë euro. Kjo është shuma që Juventusi i ka ofruar Atlético Madridit për të marrë shërbimet e Álvaro Moratas këtë sezon.

Një ofertë kjo e refuzuar në zyrat e “Wanda Metropolitanos”, ku vazhdojnë t’i referohen klauzolës së largimit prej 150 milionë eurosh.

Një shumë që, logjikisht, italianët nuk mund ta shpenzojnë në një treg të tronditur fort nga kriza e shkaktuar nga Covid-19.

Në fakt, oferta e “Zonjës së Vjetër” nuk mbulon as shpenzimin që bënë bardhekuqtë këtë verë, për ta blerë përfundimisht nga Chelsea (55 milionë euro).

Prandaj, përkundër faktit që sulmuesi nuk do ta shihte me sy të keq opsionin e kthimit në Torino, blerja e Moratas nga Juvja është një operacion shumë i komplikuar për momentin.

Këmbëngulja e Andrea Pirlos, trajnerit të ri të bardhezinjve, për të pasur në dispozicion numrin 9 të “Los Colchoneros” ka qenë thelbësore në përpilimin e ofertës, që gjithsesi mbetet e pamjaftueshme për drejtuesit e Atleticos.

Fillojnë talljet me Timo Werner pas huqjes horror – fansat e Chelseat e krahasojnë me Alvaro Moratan

Periskopi.com Sporti

Fansat e Chelseat janë të ngazëllyer rreth ardhjes potenciale të Timo Wernerit nga RB Leipzigu.

Transferimi i Wernerit në “Stamford Bridge” nuk është kompletuar zyrtarisht, por raportohet se ai ka arritur marrëveshje për transferim te “Të Kaltërit”, transmeton Periskopi.

Secili fans i Chelseat që shikoi ndeshjen e Leipzigut kundër Paderbornit të shtunën sigurisht se e ka parë asistimin e Werner për golin e Patrik Schich në pjesën e parë.

p1ea55tvidmj218fu172418481toub.jpg

Asistimi i tij nënkupton se ai ka kontribuar në 33 gola në ligë këtë sezon, me 25 gola dhe tetë asistime në 30 paraqitje.

Sidoqoftë, ai ishte protagonist edhe i një huqjeje të tmerrshme.

24-vjeçari duhej të kishte shënuar kur kaloi edhe portierin e Paderbornit.

Por në portën e hapur, Werner gditi jashtë nën presionin e një mbrojtësi.

Huqja u shpëndra në rrjetet sociale nga një fans i Chelseat, i cili shkroi: “Sapo e paskemi transferuar Moratan e dytë?” /Periskopi.com/

Morata zbulon mbrojtësin më të vështirë: Kur përballet me mua, gjithmonë më shkatërron

Periskopi.com Sporti

Alvaro Morata ka pasur disa vite karrierë të luhatshme, duke u shpërthyer te Juventusi, duke fituar Ligën e Kampionëve në një rol mbështetës me Real Madridin, më pas duke shkuar në Chelsea ku luftoi për rolin e titullarit.

Kthimi i tij në Atletico ishte një sukses fillestar, por sigurisht jo një i pakualifikuar.

Gjatë këtij rrugëtimi ai ka dalë kundër disa prej mbrojtësve më të ashpër në Evropë dhe spanjolli ka treguar për AS disa nga më të mirët me të cilat është përballur.

“Chiellini, nuk e di nëse e bën atë me qëllim, por kur më takon mua, ai gjithmonë më shkatërron”, ka thënë fillimisht Morata me të qeshur.

“Sergio Ramos është gjithashtu një mbrojtës i ashpër, ndërsa kur shkon kundër Virgil Van Dijk duket sikur ke goditur një mal”, përfundoi spanjolli.

Në kohën e tij në Angli, Morata mori një reputacion të keq për betejat kundër mbrojtësve të ashpër qendrorë.

Me gjithë aftësitë e tij dhe cilësive të larta, shumë shpesh mbrojtësit e kanë mposhtur atë fizikisht.

Pamjet rrëqethëse pas golit të Moratas mbrëmë tregojnë se Champions League është nivel tjetër

Periskopi.com Sporti

Askush nuk do të dëshirojë të luajë kundër Atletico Madridit, pas fitores 3-2 kundër kampionit aktual evropian, Liverpoolit të mërkurën mbrëma.

Ata siguruan çerekfinale në vazhdime, në rrethana dramatike, transmeton Periskopi.

Alvaro Morata shënoi golin e fitores mbrëmë, pas asistimit të Marcos Llorentes, i cili shënoi dy golat e tjerë, duke nxitur skena të jashtëzakonshme brenda “Anfieldit”.

Dhe pamjet e mëposhtme, nga festa e spanjollëve pas shënimit të Moratas, janë thjesht rrënqethëse – vetëm një kompeticion si Champions League dhuron kompeticione të tilla. /Periskopi.com/

U shpall hero i Real Madridit pasi u ndëshkua me të kuq: Dënimi për Valverden është më i lehti i mundshmi

Periskopi.com Sporti

U shpall hero i Real Madridit pasi u ndëshkua me të kuq: Dënimi për Valverden është më i lehti i mundshmi

Federata Spanjolle e Futbollit e konfirmoi se mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde ka marrë një pezullim me vetëm një ndeshje moslojë pas kartonit të kuq në finalen e Superkupës së Spanjës.

Kjo nënkupton se ai do të mungojë në ndeshjen kundër Sevillas, të shtunën, transmeton Periskopi.

Është një dënim shumë i mirëseardhur edhe për lojtarin edhe për klubin, kur marrim parasysh se ajo ndërhyrje krejt në fund derisa Alvaro Morata dukej se do të shënonte sigurt, ia fitoi një trofe “Los Blancos”.

Sidoqoftë, në bazë të artikullit 56.8 të Rregullores së Federatës Spanjolle, pezullimet në kuadër të Superkupës do të dënohen me vetëm një ndeshje moslojë, pavarësisht përmasave të përjashtimit. /Periskopi.com/

Video brutale që tregon se çka do të ndodhte nëse Valverde nuk do të ndërhynte në Moratan ka shkuar viral

Periskopi.com Sporti

Federico Valverde u shëndrrua në hero të Real Madridit në finalen e Super Kupës së Spanjës kundër Atletico Madridit, të dielën.

Ndërhyrja e uruguaianit në Alvaro Moratan në minutat e fundit të kohës shtesë, me të cilën ai e sakrifikoi veten për t’u siguruar që sulmuesi i Atletit të mos shënonte, ishte një moment që do të mbahet mend nga historia e klubit, transmeton Periskopi.

Morata u ndal gjatë rrugëtimit, ndeshja shkoi në penallti ku triumfoi Reali.


Nëse Valverde nuk do të ndërhynte në Moratan

Janë publikuar pamje të Moratas gjatë kohës së tij te Chelsea, të cilat sugjerojnë se ndoshta Valverde nuk është dashur fare të ndërhynte në të.

Spanjolli kishte humbur një rast 1 kundër 1 në “Emirates”, në janar të vitit 2018.

Dhe kjo huqje është ripublikuar në Tëitter me titullin: “Nëse Valverde nuk do të ndërhynte në Moratan.”

Kaq brutale, por gjithashtu shumë qesharake. /Periskopi.com/

VAR ia anulon golin Atleticos (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Atletico kaloi në epërsi ndaj Juventusit, por pas rishikimit të VAR-it goli u anulua. 

Kjo pasi Alvaro Morata para se të godiste topin me kokë, shtyu mbrojtësin Giorgio Chiellini.

Gjykojeni nëse ishte vendim i duhur nga gjyqtari. /Periskopi/

Zyrtare: Morata transferohet në Atletico Madrid

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është lojtari më i ri i Atletico Madridit.

Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Chelsean për huazimin e sulmuesit Morata.

“Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e 26-vjeçarit për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për sezonin e ardhshëm”.

“Sulmuesi ka nënshkruar kontratë pas kalimit të testeve mjekësore gjatë të dielës”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Ndryshe, ky është një rikthim për Moratan te Atletico, pasi spanjolli është lojtar që ka kaluar kohë në ekipet e moshave.

Te Atletico besojnë se e kanë gjetur profilin e duhur të golashënuesit, pasi sipas tyre këtë e ka treguar në shumë liga evropiane.

Morata ka luajtur në La Liga me Real Madridin, në Ligën Premier me Chelsean dhe në Serie A me Juventusin, ku në total ka shënuar 82 gola dhe 37 asistime me këto klube.

26-vjeçari gjithashtu është një reprezentues i rregullt i Kombëtares së Spanjës, ku ka 27 paraqitje dhe 13 gola./Periskopi/

Askush nuk e do Moratan, tifozët e Atleticos vërshëllejnë kundër transferimit të tij

Periskopi.com Sporti

Alvaro Morata po shijon momentet më të këqija në karrierë. 

Pasi Chelsea i ka treguar se mund të largohet, sulmuesi spanjoll nuk po gjen rehati, shkruan Periskopi.

Morata është lidhur me një kalim te Atletico, por tifozët e këtij ekipi sot në ndeshjen ndaj Getafes kanë vërshëllyer kundër transferimit të tij në Metropolitano Stadium.

”Më pak Morata, më shumë Borja Garces”, duke iu referuar sulmuesit të Atletico B, që ishte në stol në ndeshjen e sotme.

Sipas raportimeve të mediave, tifozët nuk e duan një lojtar të Real Madridit në skuadër.

Trajneri Simeone i kërkoi tifozëve të mos vërshëllejnë dhe të vazhdojnë ta mbështesin skuadrën.

Marrëveshjes mes Morata dhe Atleticos ishte në prag të përfundimit, por shkarkimi i Henryt nga Monaci ka prishur gjithçka.

Kjo pasi që Gelson Martins i ‘Los Colchoneros’ do të kalonte te skuadra franceze, ndërsa sulmuesi i Chelseat do ta zëvëndësonte atë. /Periskopi

Familja e Moratas arrin në Madrid

Periskopi.com Sporti

Familja e Moratas ka udhëtuar në Madrid, përderisa sulmuesi pritet që ta finalizojë transferimin e tij tek Atletico.

Nënshkrimi i Alvaro Moratas në Atletico Madrid po ofrohet gjithnjë e më afër derisa kjo është konfirmuar edhe me arritjen në kryeqytetin spanjoll të familjes së tij.

Gruaja e tij, Alice Campello ka ateruar nga Londra në Madrid të dielën në mbrëmje me dy fëmijët e tyre para se Morata të zyrtarizohet në skuadrën e re këtë javë; me Diego Simeonen që mund ti jep debutimin spanjollit kundër Getafes këtë të shtunë, përcjell Periskopi.

Atletico janë në fund të marrëveshjes definitive për sulmuesin e Chelsea, kurse avokatët e klubit tashmë i kanë përgatitur dokumentet e nevojshme për të siguruar që transferi të kryhet sa më shpejt që është e mundur.

Sa më shpejt që Nikola Kalinic do të largohet nga skuadra, Kalimi i Moratas në Atletico do të bëhet realitet./Periskopi/

Tifozët e Barcelonës zgjedhin mes Moratas dhe Llorente

Periskopi.com Sporti

E përditshmja spanjolle Marca konfirmoi dëshirën e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde që ta transferoj një sulmues. 

Për këtë arsye prestigjiozja spanjolle ka bërë një votim për tifozët katalanas se kë preferojnë më shumë Alvaro Moratan apo Fernando Llorenten, përcjell Periskopi.

LEXO EDHE:

Valderde konfirmon: Kemi zbrazëti, kemi nevojë për një sulmues

Rreth 120,000 njerëz morën pjesë në anketë dhe ata e bënë të qartë opinionin e tyre.

Ata preferojnë Álvaro Moratën para Fernando Llorentes… edhe pse ata mendojnë se Barcelona duhet të nënshkruajë me një sulmues tjetër përpara lojtarit të Chelseat dhe sulmuesit të Tottenhamit.

Morata mori 33% të votave, ndërsa Llorente mori 17%. 36% e tifozëve mendojnë se duhet të jetë një sulmues tjetër që arrin në Barcelonë dhe 14% mendojnë se skuadra e tyre nuk ka nevojë të nënshkruajë ndonjë sulmues.