Karateisti kosovar grumbullon 330 pikë Olimpike, renditet i 7-ti në Tokio

Periskopi.com Sporti

Karateisti Alvin Karaqi është renditur i shtati në Premier Ligën Tokio 2019 dhe ka fituar 330 pikë olimpike.

Karaqi iu afrua medaljes në Karate 1 Premier Ligën Tokio 2019, që po mbahet në kryeqytetin e Japonisë. Karateisti ynë shënoi tri fitore, një në repesazh, në kategorinë -84 kg.

Në ndeshjen e tretë u mposht nga iraniani, Zabiollah Poorshab, medalist botëror, ndërsa në repesazh nga bjellorusi Anton Isakau, medalist i argjendtë evropian.

Me këtë sukses, Alvini fitoi 330 pikë olimpike për Tokio 2020.

Nga garuesit tjerë, Herolind Nishevci (+84 kg), shënoi një fitore, ndërsa Fortesa Orana (+68 kg) dhe Elhami Shabani (-75 kg), u ndalën në luftën e parë. /Periskopi.com/

Karateisti kosovar mposhtet nga kampioni i botës në Lojërat Evropiane

Periskopi.com Sporti

Alvin Karaqi nuk arriti të kalojë kampionin e tanishëm të botës, kroatin Ivan Kvesic, në rrethin e parë të grupit B të garave të karatesë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Karateisti ynë dha maksimumin dhe deri në sekondat e fundit ishte rival i barabartë, por disa gabime në fund i kushtuan me humbje në fund 5:0, në kategorinë -84 kg.

Karaqi në luftën e dytë do të përballet pas disa minutash me ukrainasin, Valerii Chobotar, nënkampion i botës. /Periskopi.com/