Ambasada e Zvicrës bën thirrje për atmosferë paqësore në zgjedhjet e 6 tetorit

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 6 tetorit të respektohet zgjedhja e votuesve.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të respektojnë Kodin e Sjelljes dhe Ligjin për zgjedhje në mënyrë që të krijohet atmosferë paqeje.

“Ne u bëjmë thirrje partive politike të repsktojnë Kodin e Sjelljes dhe ligjin për zgjedhje dhe të sigurojnë një atmosferë paqësore në ditën e E-së. Zvicra do të respektojë zgjedhjet e votuesve dhe rezultatet e zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme”, thuhet në postimin e Ambasadës së Zvicrës.

Zvicra bën thirrje për respektim të Kushtetutës së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka reaguar sot pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ajo përmes një statusi në Facebook apelon të gjithë përfaqësuesit institucionalë që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Ambasada e Zvicrës merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga funksioni i kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ne u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve institucionalë që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Jemi të bindur se institucionet shtetërore vazhdojnë të funksionojnë dhe do të trajtojnë në mënyrë efektive nevojat e popullit”, thuhet në deklaratë.