Përfundon takimi i ambasadorit Kosnett dhe dy nënkryetarëve të LDK-së

Periskopi.com Lajme

Përfundon takimi i ambasadorit amerikan Philip Kosnett dhe dy nënkryetarëve të LDK, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.

Pas takimit ata nuk kanë dashur të flasin për media. Ndërkohë, po në selinë e LDK-së, po vazhdon takimi i grupeve punuese LDK-VV.

Kosnett fton qytetarët që t’i raportojnë rastet e frikësimit ose blerjes së votave

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë Philip Kosnett, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të raportojnë parregullsitë, frikësimet ose blerjen e votave që mund të hasin në procesin e votimit.

Kosnett  thotë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme varen nga individët ashtu sikurse edhe nga organizatat.

Monitorimi i zgjedhjeve sipas tij, siguron që zgjedhjet janë të lira.

“Nëse ju qytetarë shihni akte të frikësimit, blerje të votës ose shkelje të tjera ju mund t’i raportoni ato tek autoritetet”, ka shkruar Kosnett në twitter.