Pas takimit me ambasadorin Kosnett, më në fund deklarohet LDK-ja

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë takuar ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan Periskopi.

Sipas një njoftimi të LDK’së në këtë takim është diskutar për situatën poltike në vend dhe për koalicionin ndërmjet VV’së.

“Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019”, thuhet në këtë njoftim.

Po ashtu sipas LDK’së në takim është biseduar edhe për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme.

Njoftimi i plotë:

Sot, nënkryetarët Dr. Vjosa R. Osmani dhe z. Lutfi Haziri janë takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shprehë mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese.

Dr. Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Kosnett inkurajoj LDK-në të vazhdoj qasjen konstruktive në proceset e Kosovës.

Në takim të pranishëm ishin nënkryetarët Dr. Vjosa Osmani dhe z. Lutfi Haziri dhe anëtarët e Kryesisë, Kujtim Shala dhe Besian Mustafa./Periskopi/