Amerikani pi gjysmë litri dezinfektant pasi Trump tha se kuron koronavirusin

Periskopi.com Lajme

Një burrë është shtruar në spital pasi piu një shishe plot me dezinfektant, duke marrë fjalë për fjalë sugjerimin e presidentit Donald Trump, se është një trajtim i mundshëm për Covid-19.

Drejtori i qendrës së toksikologjisë në Georgia, Gaylord Lopez, tha se personi ishte sjellë me nxitim dhe pranoi se kishte pirë rreth gjysmë litri dezinfektant me bazë klori.

Lopez tha se njeriu, i cili nuk identifikuar, kishte precedentë problemesh psikiatrike. Ai u mbajt për disa kohë në repartin psikiatrik dhe më pas u la i lirë.

Incidenti vjen disa ditë pasi presidenti Donald Trump duket se kishte sugjeruar tërthorazi se marrja e dezinfektantëve dhe e rrezeve ultraviolet është një trajtimi mundshëm për koronavirusin.

Trump kishte thënë mes të tjerash: “Supozojmë se godasim trupin me rreze të forta drite ose rreze ultraviolet, kjo nuk është testuar dhe duhet provuar. Sikur dritën ta fusim brenda trupit, ose me anë të lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Pastaj është dhe dezinfektuesi, mund ta përdorim atë duke e injektuar brenda për pastrim?”

Lopez shtoi se ky nuk ishte rasti i vetëm i një të helmuari me dezinfektues.

Ai tha se një tjetër burrë ishte shtruar në spital ditët e fundit pasi kishte pirë një përzierje prej dezinfektuesi goje, birre dhe qetësuesish.

Raste si këto ishin rritur shumë në New York pas komenteve të Trump.

Genc Pllana, kosovari që nokautoi boksierin amerikan qysh në raundin e parë

Periskopi.com Sporti

Së fundmi, boksieri kosovar Genc Pllana ka mposhtur boksierin amerikan Aleks Lara.

Boksieri kosovar ka nokautuar kudnërshtarin nga New York’u qysh në raundin e parë.

Këtë meç kundër amerikanit Aleks Lara, Genc Pllana e fitoi bindshëm.