Koronavirusi nuk po e lë të qetë kapitenin e Kosovës: Testohet përsëri pozitiv me Covid19

Periskopi.com Sporti

Reprezentusi i Kosovës, Amir Rrahmani është testuar pozitiv me COVID-19, njofton faqja zyrtare e Napolit, përcjell Periskopi.

Kjo është hera e dytë që kapiteni i Kosovës po testohet pozitiv në testin për koronavirus, anipse ditë më parë është raportuar për shërimin e tij.

Rrahmani fillimisht ishte testuar pozitiv në fund të nëntorit, pas ndeshjeve me Kombëtaren e Kosovës.

Më 2 dhjetor, skuadra e Napolit konfirmoi se e gjithë skuadra janë testuar negative, që nënkuptonte shërimin e Rrahmanit.

Por, sot Napoli njofton se mbrojtësi i Kosovës është testuar pozitiv në COVID-19

Mësohet gjendja e Rrahmanit pas lëndimit

Periskopi.com Sporti

Muharrem Sahiti, ndihmës trajneri i Kosovës, ka folur për lëndimin që pësoi Amir Rrahmani në minutën e tetë.

Kapiteni i Kosovës u dëmtua në shpatull dhe pak minuta më vonë u detyrua ta braktisë ndeshje, pasi s’mundi të vazhdojë.

“Nuk dihet akoma do të shoh stafi mjekësore, nuk besoj se është lëndim i rëndë, por sidoqoftë kur Amir Rrahmani largohet nga fusha mund të mos jetë lëndim i lehtë”, tha Sahiti për Super Sport.

Kosova i ka dhënë fund në Nations League me fitore në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 1-0 Moldavinë.

Kjo është fitorja e parë e Dardanëve pas 10 ndeshjeve me radhë, ku kishte pësuar tetë humbje dhe ka barazuar dy herë.

Amir Rrahmani po e përcjell ndeshjen Greqi – Kosovë, ja si reagoi pasi Aro Muriçi priti penalltinë

Periskopi.com Sporti

Është mbyllur pjesa e parë në përballjen mes Greqisë dhe Përfaqësueses së Kosovës në Athinë.

Në kryeqytetin grek, “Dardanët” janë mysafirë të Greqisë në kuadër të Ligës C të Kombeve.

Pas 45 minutash, rezultati vazhdon të jetë 0:0, derisa mysafirët po tentojnë vetëm nga kundërsulmet.

Vlen të ceket se Greqia kishte një rast ideal të shënonte nga penalltia, por Aro Muriç e priti goditjen e futbollistit grek.

Nga ana tjetër, ndeshjen po e përcjell edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani nga televizori pasi sonte mungon shkaku i rrethanave me pandeminë në Napoli.

Image

Ai e ka duartrokitur portierin Muriç për penalltinë e pritur.

 

Ja cili lojtar ia ‘mori’ Rrahmanit shiritin e kapitenit

Periskopi.com Sporti

Pak më shumë se një orë para fillimit të ndeshjes, janë publikuar formacionet startuese të supersfidës mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në mungesë të Amir Rrahmanit dhe Samir Ujkanit sonte, kapiten i Kosovës do të jetë mesfushori i Reimsit, Valon Berisha.

Trajnerët Igor Angelovski dhe Bernard Challandes do ta nisin ndeshjen me lojtarët më të mirë të mundshëm sonte.

Maqedoni e Veriut: Dimitrievski; Bejtullai, Velkoski, Musliu; Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski; Bardhi; Nestorovski, Pandev

Kosovë: Muriç; Vojvoda, Dresheviç, Aliti, Kololli; Berisha, Shala; Celina, Zeneli, Hadërgjonaj; Nuhiu.

“Dardanët” në krye me Bernard Challandesin do të përballen sonte me Maqedoninë e Veriut në “Todor Proeski” në Shkup.

Ndeshja që luhet nga ora 20:45, është e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.