Amvisja me metodën qesharake të palosjes së çarçafit të dyshekut (Video)

Periskopi.com Fun

Po që se bazoheni në këshillat e Terri Estep Metz, më kurrë nuk do keni problem ta palosni çarçafin e dyshekut.

Larja e rrobave është e mërzitshme, por aspak më atraktive nuk është palosja e tyre, transmeton Telegrafi.

Kur vjen te palosja e çarçafit të dyshekut, që e ka edhe llastikun përreth, gjithçka bëhet edhe më e vështirë. Por, jo edhe nëse marrim për këshillat nga kjo amvise, që janë sa të nevojshme aq edhe qesharake.

“Isha duke i nxjerrë çarçafët nga tharësja dhe po mendoja se sa shumë e urrejë palosjen, pastaj mendova se të gjithë e urrejnë. Andaj do t’ju tregojë metodën, që ta keni sa më të lehtë” ka thënë Metz.

Më poshtë mund të shihni atë se si futet brenda çarçafit dhe e kryen palosjen, ndërsa në fund shfaqet krenare pasi t’i ketë përputhur të gjitha cepat ashtu si deshi.