Haradinaj-Kurtit: Pse i buzëqeshe Bërnabiqit?

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, njëherësh edhe deputet nga radhët e kësaj partie, Daut Haradinaj, në fjalën e tij në seancën  jashtëzakonshme të mbajtur për diskutimin rreth heqjes së taksës 100% për produktet serbe, ka thënë se nevojitet që të gjithë të kenë një vendim të përbashkët.

Në këtë seancë, Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke e pyetur atë se pse i ka buzëqeshur homologes së tij nga Serbia, Ana Brnabic, në Samitin e BERZH’it.

Kryeministrja serbe: Kosova është çështje e hapur edhe për fuqitë perëndimore

Periskopi.com Lajme

Disa nga fuqitë kryesore të botës që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, thonë se nuk është çështje e mbyllur përkundrazi, ata thonë se është një çështje e hapur, bëjnë thirrje për dialog dhe kompromis, dhe cili do të jetë kompromisi është çështje dialogu,

Kështu ka deklaruar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Në përgjigje të një pyetjeje nga deputetja Snezhana Paunoviq, ajo tha se ky është treguesi më i mirë i korrektësisë së politikës së Presidentit Vuçiq dhe se ajo nuk flet si kryeministre, por si dikush që është nga Serbia dhe ka qenë dëshmitar se si është trajtuar kjo çështje për shumë dekada, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Del video se si qeshen Kurti dhe Brnabiq

Periskopi.com Lajme

Albin Kurti e Ana Bërnabiq e kanë kaluar shumicën e kohës afër njëri-tjetrin  në Samitin e Londrës, ku duket që kryeministrin e Kosovës dhe kryeministres së Serbisë u kanë rezervuar enkas vendet afër njëri-tjetrit.

Agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, ka publikuar një video, ku shihet takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe homologes së tij serbe, Ana Bërnabiq.

Kurti e Bërnabiq në video shihet se kanë ndërruar fjalë e  kanë shkëmbyer buzëqeshje me njëri-tjetrin.

Pas nisjes së diskutimeve në panel, kryeministrja serbe ka thënë se në Ballkan duhet të rritet bashkëpunimi rajonal për tregti.

Ndërkaq Kurti i ka thënë se pajtohet me të, pastaj i ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën./Periskopi/

Kurti ulur pranë saj, Bërnabiq kujdeset ta presë fotografinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, nga Samiti i Londrës e ka njoftuar popullin e saj për prioritetet e Serbisë. Postimin e ka shoqëruar me fotografi, ku duhet se e ka prerë një pjesë të saj sepse krah saj ishte kryeministri Albin Kurti.

Brnabic ka shkruar se bashkëpunimi rajonal është një nga prioritetet e Serbisë, ndërsa nga fotografitë e publikuara është kujdesur që afër sa të mos duket Kryeministri kosovar.

“Në një samit për investime të BERZH’it. Për Serbinë, kohezioni dhe bashkëpunimi rajonal janë prioritete dhe faktor kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomikë si dhe perspektiven ekonomike”, ka shkruar Bërnabiq në Tëitter, transmeton Express.

Përulet Kurti në Londër: Ulësja prapa, ngjitja me Bërnabiqin dhe delegatët para tyre

Periskopi.com Lajme

Para më shumë se 100 vjetësh, Isa Boletini do të shkonte në Londër dhe do të futej në takim me një ministër britanik me një allti në shokën e tij edhe pse ishte kontrolluar nga sigurimi. Të paktën, kështu e thotë një këngë folklorike.

Por, më 24 shkurt të vitit 2020, Albin Kurti shkoi në Londër në një samit për Investime në Ballkanin Perëndimor ku do të ulej pranë një gruaje të çuditshme, të cilën thjesht orientimi seksual e vendosi në pozitën e kryeministres së Serbisë. Kjo grua mban emrin Ana Bërnabiq, dhe para disa muajsh do t’i quante kosovarët si “njerëz të zbritur nga mali”.

Pra, lëre që nuk do t’i kërkonte falje Kurtit, e me këtë popullit të Kosovës për krimet e luftës, por me një qëndrim shpërfillës do të vazhdonte politikat e dikurshme të Millosheviqit.

Në fotografitë e ndara në Twitterin e tij nga Tim Judah, shihet z.Kurti i ngërdheshur dhe paksa në siklet nga afërsia fizike që ndan me znj.Bërnabiq.

Judah mendon se këta të dy janë gati që të flasin me njëri-tjerin, shkruan Periskopi.

“Do të jetë interesante të dëgjojmë se çka do të ndodh prapa skenave dhe tash e kemi mundësinë.” – shkruan analisti.

Në një tjetër fotografi duken thjesht ulëset ku janë vendosur dy kryeministrat e dy vendeve fqinje, Kosovës dhe Serbisë.

Por, ajo që çudit është se pjesë nga delegacioni i Kurtit e Bërnabiqit do të ndodhen të ulur më përpara Kurtit dhe Bërnabiqit. Ashtu siç ndodhen edhe të tjerë.

Thjesht pjesëmarrja e Kurtit si kryeministër i vendit në një samit me kryeministren serbe që nuk ka kurrfarë fuqie vendim-marrëse në Qeverinë e Serbisë tregon se dikush po provon ta përul atë./Periskopi

Bërnabiq: Shpresoj se Prishtina së shpejti do ta heqë taksën

Periskopi.com Lajme

Shpresoj që Prishtina ta heqë taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kështu tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e cila shtoi se pas thirrjes së Amerikës që taksat të hiqet pa kërkuar reciprocitet, gjithçka varet nga Prishtina dhe Albin Kurti.

Ajo ndër të tjera theksoi se heqja e tarifëse rëndësishme për të ardhmen, për serbët në Kosovë, por po aq edhe për shqiptarët, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ripërsëritur edhe gjatë ditës së sotme se taksa duhet të hiqet në mënyrë që t’u hapet rrugë investimeve.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se kjo është bazike.

Brnabiq: Nuk ka barazi midis taksës dhe luftës për tërheqjen e njohjeve

Periskopi.com Lajme

Heqja e tarifave të vendosura nga Prishtina për mallrat serbe dhe ndërprerja e veprimtarive të Beogradit për të tërhequr njohjen e të ashtuquajturës Kosova nuk ka asnjë lidhje me njëra-tjetrën dhe asnjë shenjë barazie nuk mund të vendoset ndërmjet tyre, tha sot kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq.

“Këto dy gjëra nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Taksat nuk janë futur për këtë. Prandaj nuk mund të thuash diçka që është vendosur, pa marrë parasysh të gjitha, ajo duhet të tërhiqet dhe ne duhet të bëjmë diçka tjetër, që nuk ishte shkaku i taksës,” është shprehur Brnabiq duke iu referuar deklaratës së emisarit amerikan Richard Grenell se taksa duhet hequr dhe Serbia duhet të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve.

“Prishtina duhet të heqë tarifat në mënyrë që të vazhdojë dialogun,” nënvizoi Brnabiq, transmeton Tanjug.

“Ne nuk mund të ndikojmë në këto vende kaq lehtë dhe të themi – mos tërhiqni aksidentalisht njohjen … Është çështje e një debati dhe dialogu tjetër, në të cilin duhet të merren parasysh të gjitha gjërat e tjera. Tarifat duhet të tërhiqen për të vazhduar dialogun, kështu që atëherë do të shohim gjithçka tjetër,” tha Brnabiq.

Bërnabiq: Nuk do të ndalemi deri në zbulimin e së vërtetës për vrasjen e Ivanoviqit

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se Serbia nuk do të ndalojë hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, udhëheqës i Iniciativës Qytetare SDP derisa siç tha ajo të “zbulohet e vërteta dhe jo ajo që i përshtatet dikujt”

Në përvjetorin e dytë të vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Bërnabiq theksoi se Beogradi po zhvillon hetimet vet pa mbështetjen e institucioneve në Prishtinë dhe akterëve ndërkombëtarë në Kosovë, kryesisht EULEX-it.

Lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuza ndaj gjashtë personave.

Oliver Ivanoviq u vra para zyrës së partisë së tij, Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës më 16 janar të vitit 2018.

Brnabiq falënderon kryeministrin japonez për qëndrimin ‘e ekuilibruar në çështjen e Kosovës’

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq po qëndron për një vizitë treditore në Japoni. Ajo falënderoi kryeministrin e këtij vendi, Shinzo Abe për qëndrimin e siç tha ajo “të ekuilibruar në çështjen e Kosovës”.

Ana Bërnabiq po e viziton Japoninë me rastin e kurorëzimit të perandorit japonez, Naruhito.

Në ditën e parë të vizitës së saj, ajo u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Bërnabiq falënderoi shefin e ekzekutivit japonez për një pozicion të ekuilibruar në rastin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Japonia ka njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, megjithatë, në dy votat më të rëndësishme në skenën ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje, ata abstenuan, domethënë, ishin në anën serbe – gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL”, tha ajo.

 

Brnabiq: Shpresoj se Merkel do të përfill pikëpamjet e Serbisë për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, shpreson se kancelarja gjermane Angela Merkel do të përfill  pikëpamjet dhe argumentet e Serbisë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Këto komente kryeministrja serbe i ka bërë sot para takimit të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq me Kancelaren gjermane, Angela Merkel në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Brnabiq, siç transmetojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, tha se pret që bisedimet serioze të vazhdojnë dhe të diskutohet për tema konkrete, që kanë të bëjnë jo vetëm me Serbinë por Ballkanin Perëndimor, duke potencuar se Vuçiq dhe Merkel kanë një marrëdhënie të sinqertë dhe të hapur.

“Sa i përket lëvizjeve konkrete, ato do të varen nga zgjedhjet në Kosovë më 6 tetor, respektivisht kush do të vijë në pushtet në institucionet e Kosovës, nëse do të mbledhin pikë politike apo do të jenë seriozë dhe të gatshëm për bashkëpunim dhe stabilitet rajonal”, tha ajo , duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Odën Ekonomike Serbe.

I pyetur në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit, Brnabic theksoi se Serbia është një partner i besueshëm, posë se Prishtina, sipas saj nuk ka përmbushur një pjesë të detyrimeve të saj.

Brnabiq takohet me Merkel: Me Gjermaninë jemi perfekt, përveç mospajtimit për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, u prit nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e porosia ishte e qartë se procesi i dialogut duhet të përparohet deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, e që përkushtimi i Gjermanisë e Francës nuk ka munguar e nuk do të mungojë.

Pashmangshëm çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka qenë temë diskutimi e këtij takimi. Një gjë e kanë konfirmuar dy liderët në konferencë për media pas takimit.

Kancelarja Merkel ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për vazhdimin e dialogut. Ndërkohë, Ana Brnabic ka thënë se me Gjermaninë i ndan vetëm çështja e Kosovës.

Megjithatë, kryeministrja serbe ka thënë se i mbetet shtetit të saj që të punojë dhe të dëgjojë këshillat e Gjermanisë, duke potencuar se dialogu është mjeti i vetëm për të zgjidhur mospajtimet.

“Çështja e Kosovës është e vetmja pikë e mospajtimit. Por për ne Gjermania është partneri më i rëndësishëm, dhe sa më shumë që nuk pajtohemi, gjëja më e rëndësishme është që të flasim me Gjermaninë. T’i dëgjojmë qëndrimet, këshillat, dhe të prezantojmë pozicionin tonë, dhe të shohim nëse mund t’i afrojmë qëndrimet për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate”, ka thënë Brnabiq.

Pashmangshëm çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka qenë temë diskutimi e këtij takimi. Një gjë e kanë konfirmuar dy liderët në konferencë për media pas takimit.

Kacnelarja Merkel ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për vazhdimin e dialogut.

Ndërkohë Ana Brnabic ka thënë se me Gjermaninë i ndanë vetëm çështja e Kosovës.

Megjithatë kryeministrja serbe ka thënë se i mbetet shtetit të saj që të punojë dhe të dëgjojë këshillat e Gjermanisë, duke potencuar se dialogu është mjeti i vetëm për të zgjidhur mospajtimet.

“Çështja e Kosovës është e vetmja pikë e mospajtimit. Por për ne Gjermania është partneri më i rëndësishëm, dhe sa më shumë që nuk pajtohemi, gjëja më e rëndësishme është që të flasim me Gjermaninë. T’i dëgjojmë qëndrimet, këshillat, dhe të prezantojmë pozicionin tonë, dhe të shohim nëse mund t’i afrojmë qëndrimet për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate”, ka thënë Brnabic.

 

Merkel – Bërnabiqit: Vazhdoni punën në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot pas takimit me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, se procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet më tej në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.

Merkel tha në një konferencë për shtyp se ajo kishte diskutuar gjithashtu me shefen e ekzekutivit serb situatën dhe bashkëpunimin rajonal, transmeton Klan Kosova.

Kancelarja gjermane theksoi se ishte e kënaqur që Procesi i Berlinit rezultoi si shumë i dobishëm dhe çoi në mundësi të mëdha dhe aktivitete për bashkëpunim.

Brnabiq për dialogun: Le të përfshihet kushdo që mund të ndihmojë

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq tha se të mërkurën do të diskutojë në takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ajo tha se Serbia mbështet përfshirjen e secilit që mund të ndërmjetësojë dhe të ndihmojë në heqjen e taksës dhe të vazhdojë dialogun.

E pyetur nga mediat të komentojë se Gjermania dhe Franca dëshirojnë të përfshihen në dialog njësoj si SHBA, Brnabiq tha se Gjermania dhe Franca kishin bërë përpjekjen më të drejtpërdrejtë për të ndërmjetësuar midis Beogradit dhe Prishtinës për çështjen e taksës, e sidomos pas takimit në Berlin të organizuar nga Merkel dhe Macron.

Ajo kujtoi që takimi në Paris u anulua pasi nuk kishte rezultate konkrete.

“Gjermania dhe Franca kanë bërë thirrje për anulimin e vendimit për tarifat, por Prishtina ka kundërshtuar. Gjermania, më qartë, i bëri thirrje Prishtinës lidhur me këtë çështje në takimin e Berlinit,” tha Brnabiq.

“Nëse ata mund të ndihmojnë, shpresoj se dialogu do të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi Brnabiq.

 

Gazetari shqiptar i del përballë Brnabiqit me bluzën: Njerëz të ardhur nga mali

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe Ana Bernabiq, mund të jetë befasuar sot nga një gazetar shqiptar.

Bernabiq sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një pike kufitare në Tabanovc-Preshevë, ku aty ka takuar edhe gazetarin shqiptar nga Maqedonia, Furkan Saliu, i cili kishte të veshur bluzën me figurat më të njohura shqiptare, e në të cilën shkruante “Sapo dolëm nga mali”. /Magazina

Brnabiq: Vazhdimi i dialogut varet nga taksa

Periskopi.com Lajme

Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet e mundshme në Kosovë, por vetëm me taksën.

Kështu tha sot kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, për TV Prva, duke u përgjigjur në pyetjen se si zgjedhjet në Kosovë do të reflektojnë në dialog të mëtejshëm midis Beogradit dhe Prishtinës dhe kur vazhdimi i tij mund të pritet.

Ajo i quajti zhvillime politike aktuale në Kosovë dhe Mal të Zi një farsë.

“Është qesharake, kjo është një farsë. Imagjinoni që sot të jap dorëheqjen dhe të premten të thërrasë  seancën e qeverisë. Çfarë tjetër mund të jetë kjo, përveç një farsë”, tha Brnabiq.

Ajo shtoi se Prishtina mori konfirmimin e së drejtës së shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të cilën pala shqiptare e përdor vazhdimisht si një argument.

“Situata që përfundoi në favor të Prishtinës, me dëmin 100 për qind për Serbinë, është përmbysur, dhe falë Listës Serbe, serbët në Kosovë tani janë bashkuar dhe  më të fortë”, përfundoi kryeministrja Brnabiq.

Pas takimit me Vuçiqin, Hahn bisedon edhe me Brnabiqin për dialogun

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn janë takuar në ndërtesën e qeverisë serbe këtë mëngjes.

Pas takimit, siç është paralajmëruar më parë, Bërnabiq dhe Hahn do t’i drejtohen mediave, transmeton Klan Kosova.

Eurokomesari është takuar mbrëmë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin kanë folur për bllokimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe gjendjen që pasoi dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vuçiq ka deklaruar se Serbia “me këtë rast, si gjithmonë, ka reaguar me qetësi dhe me përgjegjësi.

Brnabiq: Srebrenica është krim i tmerrshëm, nuk më kanë ftuar për shënimin e përvjetorit  

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë të martën në Jahorini (Bosnjë) se nuk planifikon të shkojë në Srebrenicë më 11 korrik ku do të zhvillohet ceremonia përkujtimore e gjenocidit ndaj burrave dhe djemve myslimanë të Bosnjës i kryer nga serbët e Bosnjës gjatë luftës së vitit 1995.

Ajo ka thënë po ashtu se “kthimi vazhdimisht në të kaluarën” nuk sjell paqe dhe stabilitet në rajon, raporton agjencia kroate e lajmeve “Hina”.

“Nuk jam ftuar (në komemoracion) dhe nuk do të shkoj”, ka thënë Bërnabiqi para gazetarëve.

Për gjenocidin në Srebrenicë ajo përdori termin “krim i tmerrshëm” dhe shpjegoi se me këtë rast do t’u shprehë ngushëllime familjeve të “të gjitha viktimave të konfliktit” në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ajo me këtë rast përmendi edhe rastin e para katër vjetësh kur në Srebrenicë u sulmua kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe se për këtë incident tha se askush nuk është dënuar.

Bërnabiqi beson se do të ishte e dëshirueshme “të mos kthehemi në keqkuptimet nga e kaluara”, siç e ka kualifikuar nevojën për t’u përballur me krimet e kryera gjatë luftërave të viteve të ’90-ta.

Kryeministri bullgar përqafon Brnabiqin: Të dua shumë, mos më keqkupto për Kosovën (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq e ka ndalur për një sqarim kryeministrin e Bullgarisë Boyko Borisov lidhur me deklaratat e tij për Kosovën.

Në një video që e transmetojnë mediat serbe, shihen Brnabiq dhe Borisov duke folur si ‘miq të vërtetë’ lidhur me deklaratat që ‘janë keqkuptuar rreth Kosovës’, përcjell Periskopi.

“Lamë një shenjë në këtë storie”, thonë Brnabiq dhe Borisov para gazetarëve.

“Nuk ka nevojë për tensione, ne kemi marrëdhënie të mira dhe projekte në të cilat jemi duke bashkëpunuar dhe kjo është e vetmja rrugë të cilën duhet ta ndjekim”, thotë kryeministrja serbe.

“Të dua shumë, ne jemi miq, kështu që ata mund t’më kuptojnë…unë gjithmonë kam thënë vetëm se ata duhet të arrijnë një marrëveshje me Kosovën. Nuk kam thënë kurrë diçka tjetër. Tani do t’i thërrasim ambasadorët, s’kemi diçka për të shtuar”, ka thënë Borisov.

Ndryshe, pala serbe është hatruar në deklaratën e Borisovit, i cili ka deklaruar se zgjedhja e Josep Borrellit në krye të politikës së jashtme të BE’së, duke marrë parasysh pozicionin e Spanjës për Kosovën, mund të jetë problematike.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se ‘kryeministri i Bullgarisë duhet ta respektojë qëndrimin e BE’së ndaj Kosovës dhe nuk duhet të përzihet në pozicionimin e Borrel si shef i politikës së jashtme’./Periskopi/

 

Brnabiq: Haradinaj nuk është për dialog, veç bëhet kinse dëshiron zgjidhje

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i  Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përsëritur vazhdimisht që marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, dhe me integrim të Kosovës në NATO e Kombe të Bashkuara.

Megjithatë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se Serbia nuk ka fare nevojë për njohjen e Kosovës pasi që është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Unë nuk e di se cili është kuptimi që Kosova ta njohë një shtet që është anëtar i Kombeve të Bashkuara. Ne absolutisht nuk kemi nevojë për njohjen e Prishtinës”, ka thënë ajo, shkruan ‘Novosti’.

Sipas saj, ky qëndrim i palës kosovare është një tregues që Kosova nuk është duke dëshiruar vazhdimin e dialogut.

Kryetarja e Qeverisë serbe ka thënë se ֛çështja e njohjes reciproke nuk është fare në tavolinën e diskutimeve.

“Ramush Haradinaj nuk dëshiron dialog, ndërsa në anën tjetër bëhet kinse dëshiron zgjidhje për dialogun”, ka shtuar Brnabiq.

Përveç tjerash Brnabiq sot ka deklaruar se kryeministri Haradinaj i ka thënë se është ‘lajm i rremë’ se Kosova ua ka ndaluar hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve serbë. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës, ndërsa nga MPJ-ja e Behgjet Pacollit kanë insistuar se një vendim i tillë që ua ndalon hyrjen zyrtarëve serbë është marrë në koordinim me Qeverinë.

Brnabiq: Haradinaj më tha se ndalesa për zyrtarët serbë është lajm i rrejshëm që e ka shpërndarë Ministria e Pacollit

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bënabiq po thotë se ka diskutuar në Samit të Pozhanit në Poloni me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për ndalesën që dje kanë bërë të ditur nga MPJ që iu është bërë të gjithë zyrtarëve serb.

Sipas Bërnabiq ajo nga Haradinaj është informuar se ndalesa është lajm i rrejshëm.

“Kam dëgjuar nga zoti Haradinaj se është lajm i rrejshm që zyrtarëve serbë u janë ndaluar vizitat në Kosovë dhe Metohi. Unë çuditem që lajmet e rrejshme në Prishtinë po shpërndajnë këshilltarët e të ashtuquajturit Ministër të Punëve të jashtme” ka thënë Haradinaj, sipas Bërnabiq.

Lajmi për ndalesën që u është bërë zyrtarëve nga Kosova ka nxitur reagime të shumëta përfshirë edhe një reagim të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

I njejti u bë i ditur dje nga Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashmte, Jetlir Zyberaj. Zyberaj shkroi përmes Facebook-ut se për shkak të kërcënimeve të Serbisë ndaj Kosovës është marrë vendim që asnjë zyrtar serb të mos lejohet të hyjë në Kosovë.

“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka shkruar dje Zyberaj./Express/