Injorantja Brnabiq e quan Kosovën bebe të amerikanëve: Engeli e di se pa neve s’kanë të ardhme

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar se “Serbia sot është më e fort se kurdoherë, dhe se ajo ka treguar se qëndrimet e saja duhet të pranohen”.

Bërnabiq ka thënë se është shumë me rëndësi që është mbajtur takimi në mes të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me kryetarin e Këshillit për Punë të Jashtme e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA Eliot Engel.

Në dallim prej vetë presidentit të saj, i cili dje deklaroi se takimi ishte shumë i vështirë për Serbinë, ajo thotë: “Kjo ishte vizitë shumë e rëndësishme e cila më befasoi. Kam menduar se ky takim do të jetë e vështirë për presidentin Vuçiq. Engel është i njohur si njëri nga mbrojtësit e Prishtinës. Mirëpo zoti Engel ka thënë se takimi me presidentin Vuçiq ishte i sinqertë dhe i mirë”.

Kryeministrja serbe konsideron se është shumë me rëndësi që Engel ishte në Serbi dhe se ka ardhur “ta dëgjojë” presidentin e Serbisë Vuçiq.

“Është me rëndësi se Engel ka thënë se ajo që është miku i shqiptarëve, nuk do të thotë që nuk mund të jetë edhe miku i serbëve, dhe kjo tregon se sa është sot Serbia e fortë dhe se nuk bën pa biseduar me të. Pa Serbinë bebja e tyre nuk mund të ketë asnjë të ardhme”, ka pretenduar Bërnabiq.

 

Paralajmërimet e Vuçiqit, Bërnabiqit e Gjuriqit për ‘katastrofën humanitare’ që e inskenuan vetë në veri

Periskopi.com Lajme

Përkundër paralajmërimeve për sot se në shenjë proteste do të mbyllen shitoret në veri të Kosovës për shkak të mungesës së mallrave nga Serbia nuk ka shenja që situata të ndryshojë.

Shtatë muaj pas vendosjes së taksave në prodhimet e Serbisë gjithnjë e më pak ka ushqim dhe barëra të prodhuara në Serbi, thotë i ashtuquajturi drejtor i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovë Marko Gjuriq dhe porositë se “kupton pse afaristët nga veriu i Kosovës kanë paralajmëruar mbylljen e shitoreve të tyre”. Zyrtarët serb thonë se mallrat serbe do të arrijnë përsëri në Kosovë, mirëpo nuk tregojnë se si.

Deri tani mallrat nga Serbia në Kosovë janë transportuar nëpër rrugë alternative të kontrabandës, duke i shmangur kalimet legale të kufirit. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka porositur “që njerëzit të mos brengosen, sepse nuk do të mbeten të unët”.

“Situata për ne është e vështirë, kur të bisedojmë me përfaqësuesit e popullit tonë, e këtë do ta bëjmë pas Vidovdanit (28 qershor), atëherë do të shohim se si do t’ia bëjmë dhe çfarë masa do të ndërmarrim”, ka thënë Vuçiq më 23 qershor.

Ai gjithashtu ka premtuar “masa të rrepta kundër Kosovës pas Shën Gjergjit (6 maj)”, mirëpo ato masa ende nuk janë ndërmarrë.

“Do të jenë këto masa gjithëpërfshirëse, të rënda, serioze, të kalibruara në mënyrë më precize, të cilat do t’i godasin separatistët në Krahinën Autonome Kosovë dhe Metohi, por nuk do t’i zbulojmë”, ka thënë Marko Gjuriq më 24 maj.

“Tani disa kritikë do të thonë se qeveria e Serbisë po i përdorë rrugët alternative për kontrabandë, ekonominë ilegale. Si të doni, por ne dëshirojmë të sigurojmë për serbët në Kosovë t’i kenë prodhimet nga Serbia”, ka thënë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq më 19 qershor.

“Presidenti Vuçiq thotë se Kosova është krahina jonë legjitime, mirëpo kur duhet të eksportohet mielli atje, ai nuk mund ta bëjë këtë, pra, nuk është ajo krahinë e jonë legjitime. Është për keqardhje se çfarë po durojnë ata njerëz të gjorë në Kosovë, për shkak të lojërave politike në Serbi të cilat ndodhin prapa shpinës së tyre”, vlerëson Bozhidar Andrijeviq, redaktor në gazetën serbe “Danas”.

Brnabiq: Për një vit, 3.5 miliardë euro investime të huaja në Serbi falë Vuçiqit  

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se vetëm vitin e kaluar në Serbi ka pasur 3.5 miliardë euro investime të huaja direkte – raporton Periskopi.

Në një konferencë për media, këtë sukses, ajo ia ka atribuuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas saj, kontributin më të madh për këtë e ka dhënë Vuçiq.

“Asistencën më të rëndësishme për qeverinë serbe në sjelljen e investitorëve të huaj dhe hapjen e vendeve të reja të punës e bëri presidenti i Republikës, Aleksandër Vuçiq. Me besueshmërinë dhe respektin që gëzon ai nëpër botë, ftoi partnerët e huaj që të investojnë në Serbi”, ka thënë Bërnabiq.

Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në kuadër të aktiviteteve që po mbahen për fushatën “E ardhmja e Serbisë”./PERISKOPI

Brnabiq i mëshon Rusisë me një deklaratë e pastaj kthehet: Nuk kam thënë ashtu

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq është në qendër të kritikave të opinionit në Beograd, për shkak të një deklarate të saj bërë në Londër lidhur me Rusinë. Brnabiq ka thënë se ‘raportet me Rusinë, Serbia nuk duhet t’i lidhë vetëm me Kosovën’. Kujtojmë se Brnabiq për çdo deklaratë thotë se ia kanë nxjerrur nga konteksti. Kështu tha edhe kur i quajti shqiptarët ‘njerëz nga mali…’, shkruan Periskopi.

Mediat serbe shkruajnë se Brnabiq po merr kritika për shkak të një deklarate e cila ‘mund të lëndojë raportet mes Serbisë dhe Rusisë’, përcjell Periskopi.

Mirëpo, Brnabiq thotë se ‘deklaratat e saj janë nxjerr nga konteksti”.

Brnabiq u ka thënë edhe mediave të huaja se ‘njerëzit po kanë qejf t’i nxjerrin gjërat nga konteksti dhe mezi presin të cicërojnë me to (në Tëitter)’, ka thënë ajo.

E kritikat me të cilat po përballet Brnabiq është deklarata e saj bërë në Londër se ‘Rusia do të humb shumë peshë politike pasi të zgjidhet çështja e Kosovës’.

Por Brnabiq thotë se ajo ka thënë se ‘në fakt, raportet mes Serbisë dhe Rusisë janë shumë të mirë, të bazuara në traditë, gjuhë e fe”, duke shtuar tutje edhe ‘për bashkëpunimin e mirë ekonomik që kanë të dyja vendet’, mirëpo sipas kryeministres serbe ‘sot njerëzit po i thjeshtëzojnë shumë gjërat.

“Përderisa çështja e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës vazhdon të jetë e hapur, njerëzit vazhdimisht do të tentojnë t’i ndajnë vendet në ‘ato që janë më të afërta me Prishtinës dhe ato që janë më të afërta me Beogradit. Kjo është aq e thjeshtë”, thotë Brnabiq.

“Nuk duhet të themi se Rusia është mike e jona, vetëm për shkak të Kosovës sepse kjo nuk shkon në favor të Beogradit por as të Rusisë. Kështu kam thënë në Londër. Jam e lumtur kur njerëzit i nxjerrin deklaratat nga konteksti sepse kjo tregon që qeveria po bën punë të mirë”, ka thënë Brnabiq.

 

 

 

 

Të kërkuarit për vrasjen e Ivanoviqit, Veselinoviq e Radojçiq, festojnë me Brnabiqin në Serbi

Periskopi.com Lajme

Biznesmenët kundërthënës nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe kumbara i tij, Milan Radojçiq, të cilët dyshohen për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, së fundi ishin mysafirë në kremten e ditëlindjes së tabloidit ‘Informer’. Në këtë kremte, pos këtyre dy serbëve nga Kosova, ishte edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Në disa fotografi që qarkullojnë në rrjete sociale shihen Veselinoviq dhe Radoiçiq të disponuar e të buzëqeshur, në krye të tavolinës mes të ftuarve, transmeton KTV.

Tabloidi ‘Informer’, që specialitet në ballinat e veta ka urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve, tashmë me vite kremton ditën e themelimit me shumë pompozitet.

E këtë vit, në festën e tabloidit, që mes tjerash njihet edhe për shkrime skandaloze për opozitën serbe dhe gazetarët e pavarur, përpos kryeministres Brnabiq, mori pjesë edhe ministri i Minierave dhe Energjetikës, Aleksandër Antiq.

Veselinoviq dhe Radoiçiq tashmë me vite ndërlidhen me vepra të ndryshme kriminale. Veselinoviq përmendet edhe në dosjet e policisë serbe si hajdut i veturave, derisa në vitin 2003 ishte arrestuar për kontrabandë me heroinë.

Por për të, opinioni dëgjoi për herë të parë kur organizoi aksionin e vendosjes së barrikadave në pikat kufitare me Kosovën. Në një raport të BIA-s, thuhet se Veselinoviqi bashkëpunoi ngushtë edhe me Ismet Osmanin, të njohur si Curri, të arrestuar së fundi. E kumbara i tij, Radojiçiq, merrte drogën nga Osmani dhe e transportonte në Serbi.

Për Radoiçiqin, opinioni dëgjoi megjithatë për herë të parë pas vrasjes së politikanit nga veriu, Ivanoviq, derisa i ndjeri në një intervistë kishte deklaruar se Radojiçiq është qendra joformale e pushtetit në veri.

Fuqia e Radoiçiqit u vulos kur u emërua nënkryetar i Listës Serbe.

Kur Policia e Kosovës kreu aksionin për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit, Radoiçiqi nuk ndodhej në Kosovë. Ai vetëm një ditë më herët ishte takuar me presidentin serb, Vuçiq, i cili pohonte se ai nuk ishte në Serbi por në Kosovë.

Pos Vuçiqit, marrëdhënie të mira me Radjoçiqin ka edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Brnabiq: Kam folur pak me Edi Ramën, situata është e keqe shkaku i Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë në Londër se ‘nuk ka stabilitet në rajon pa një Serbi jostabile dhe se Beogradi duhet të vazhdojë të investojë në stabilitetin rajonl’.

Brnabiq ka bërë me dije se ka folur ‘pak me Edi Ramën lidhur me disa deklarata të fundit’.

“E kam lutur të ulemi dhe ta shohim se ku jemi, të nënvizojmë linjën që s’duhet të kalohet  dhe të mos lejojmë që rajoni të pësojë jostabilitet edhe më tutje”, ka thënë Brnabiq, shkruan N1, përcjell Periskopi.

“Më duhet të them se duhet ta kthejmë kokën prapa dhe ta shohim se ku jemi. Së pari, kjo është pasojë e lëvizjeve të Prishtinës, jemi në një situatë më të keqe se sa ku kemi qenë dhe do të duhej të ishim në një situatë shumë më të mirë”, ka thënë ajo. /Periskopi/

Brnabiq: Prishtina po dëmton gjithë rajonin me lëvizjet që po bën

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, i ka thënë zyrtarit të lartë amerikan, Matheë Palmer, se ‘është e nevojshme që Prishtina të heq taksën ndaj mallrave serbe’ dhe se ‘me veprime të njëanshe po dëmton gjithë rajonin”

Palmer nga ana e tij ka thënë se ‘SHBA’të po bëjnë përpjekje që ta bindin Prishtinën ta heq taksën’ duke shtuar se ‘implementimi i Marrëveshjes së Bruskelit dhe vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje”.

Ai ka thënë edhe se ‘SHBA mbështet rrugën e Serbisë drejt BE’së’ duke shtuar poashtu, sipas mediave serbe, se ‘Serbia mund të llogarisë në ndihmën amerikane në dialogun me Kosovën’./Periskopi/

Aurela Gaçe i reagon Brnabiqit me një citat të Gjergj Fishtës

Periskopi.com Showbiz

Deklaratat e kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq e cila ofendoi kosovarët duke thënë se ‘ kemi punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali’ përveç njerëzve të politikës dhe shoqërisë civile kanë zgjuar reagimin edhe të artistëve.

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe kësaj deklarate i është përgjigjur me një citat të Gjergj Fishtës.

Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”, ishte citati i Gjergj Fishtës, të cilin këngëtarja e publikoi në Instagram, duke vazhduar më tej se as nuk duhet të merremi me të.

“Kot po i kthejmë një përgjigje kësaj. Ne fakt as duhet te merremi fare me te, po hajt, meqë na përmendi, t’ja kthejmë me të vërtetë historike”, përfundoi Gaçe.

 

Ana Brnabiq luan polka me diplomacinë shqiptare

Mimoza Ferraj Op-Ed

Ana Brnabiq, Kryeministrja e Serbisë, po luan polka me diplomacinë shqiptare , duke mos pas respektin për t’i quajtur ata se janë  “njerëz të zbritur nga pylli”. Brnabiq, është si një grua e frustruar që në shtetin dhe shoqërinë nga me ortodokset në botë, është munduar të shfajësojë se këtë fyrje e kishte drejtuar drejt klasës politike e jo ndaj komqit shqiptar.

Frustrimi edhe seksual i një kryeministreje serbe që nuk dihet në është burrë apo grua, si nje dele-dash bizantin e cila kurrë nuk ka bërë përpjekje të gjykojë krimet makabre që bëri shteti Serb, në Srebrenicë, Reçak, e gjithë andej në hapësirat e ish Jugosllavisë, krime këto që e tërë bota e qytetëruar i quajti makabre më të mëdhat në Evropën e fund shekullit XX.

Por a gjuajti gurin për të fshehur dorën Brnabiq, duke pasur para vetës një diplomaci të dobët shqiptare e cila përpos që është inferiore karshi diplomacisë serbe, por është dhe injorante, e pa dijshme dhe po bënë dëme të mëdha kombit shqiptarë ne proceset integruese evro-atlantike.

Të mbushur me partizan partiak, ambasadat dhe zyrat e diplomacisë shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, janë shenjë ogurzi, se ky përfaqësim diplomatik po heq mundësinë e vonuar një shekull, që bënë që kombi shqiptar në Ballkan të ketë aleat SHBA-n, shtetin më të fortë në botë, dhe në këtë mbështetje problemet e mëdha me korrupsionin e bëjnë të ikë mundësia që kombi shqiptar të bëhet faktori kryesor në gjeostrategjinë politike të kësaj pjese të botës.

Një diplomaci e tillë e dobët, më gjithë këtë mbështetje të mëdha nga SHBA, nuk tregon asgjë tjetër, përpos që dikush nga elitat politike po bëjnë politika antikombëtare dhe po luajnë nën rrogoz letrat e diplomacisë ruse. Dhe se në gjithë këtë mishmash i bie Bernabiq-kës, të luajë polka dhe duke mos ndier as më të voglën ndjesë e keqardhje.

Diplomacia shqiptare ka bërë pak, ose s’ka bërë gjë fare për të demaskuar diplomacinë serbe të cilat flasin për normalizimin të bisedimeve me Kosovën, ndërsa po punojnë për të minuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Është për çdo kritikë që diplomacia e Shqipërisë dhe e Kosovës, nuk kanë mundur në botë të pasqyrojnë drejtë krimet serbe në Kosovë, deportacionin e një milion qytetarëve dhe dëmet e mëdha ekonomike që i janë bërë Kosovës duke rrënuar qindra mijëra shtëpi. Por edhe me përgjegjësi të tjera që duhet të zbardhen nga Serbia, të mijëra grave të dhunuara, me kërkesën që Serbia të japë informacion të detajuar mbi më shumë se 6,000 të cilët ishin viktima të krimeve të luftës, të pa gjetur deri më tani.

Po shkruaj këtë shkrim për të vënë në spikamë se sfidat që ka Kosova në përfundim të statusit final me bisedime me Serbinë, më shumë se kurrë do herë më parë ka nevojë për një forcë, shtysë diplomatike të Shqipërisë, për të ndihmuar që ky proces të kalojë ashtu sic janë kërkesat e popullit të Kosovës.

Rama, duhet të shmanget nga “diplomacia e strucit”, dhe të ndihmojë Kosovën, që ky proces të ecë mbarë, për të kundërshtuar Serbinë, që përdori dhe po përdor taktika agresive përpos pengimit të anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare , po lobon agresivisht në botë kundër njohjes së Kosovës dhe për të nxitur vendet që tashmë e kanë njohur Kosovën ta tërheqë njohjen e tyre.

Në anën tjetër, diplomacia e brishtë e Kosovës, me përfaqësim katastrofal të Hashim Thaçit dhe Behxhet Pacollit, jo vetëm janë jo serioz dhe përjashtues në kancelarite e diploamacite sebotës, por ata po vazhdojnë të injorojnë dhe humbim miqtë e bërë më veshtërësi të kombit tonë.

Thaçi dhe Pacolli, kanë lënë në margjina Joe Diogurardi, dhe Ligën qyetare Amerikane, Wiliam Wolker etj duke i mashtruar dhe gënjyer. Ata po vazhdojnë të lënë Kosovën pa miq, ndërkohë që Bernabiq, vetëm sa ka nisë të luaje polka me ta. Ajo do të luajë akoma më shumë… Unë dua të besojë se kombi shqiptar do të ngritet të mohojë këtë klasë politike e Brnabiqit, t’i kthejë byrrrylin.

*Autorja është nismëtare e lëvizjes se studentëve të vitit 1990. Ajo jeton në SHBA, ne New Jersi, kur punon ne Gjykaten e Larte te ketij shteti

Brnabiq: Nuk kam respekt për Thaçin e Haradinajt, ja që më duhet të ulem me djallin në tavolinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka thënë se nuk do të të kërkojë falje për deklaratat skandaloze të bëra ditë më parë, ku i quajti shqiptarët e Kosovës si “njerëz të zbritur nga pylli”.

Siç shkruan agjencia e lajmeve Beta, Brnabiq thotë se ka thënë të vërtetën.

Ajo ka thënë se një thënie e tillë nuk ishte për kombin shqiptar, por për të treguar se nuk ka respekt, për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Brnabiq ka thënë se nuk do të dëshironte kurrë që të takohej me Haradinajn.

“Do të doja që kurrë të mos takohesha me Haradinajn. Ju e dini për çfarë krime të tmerrshme u dyshuar. Por unë duhet të merrem edhe me djallin për hirë të Serbisë”, ka thënë Brnabiq.

Ndër të tjera ka thënë se është e ‘zemëruar’ që BE-ja dhe SHBA-të po e detyrojnë të ulet në tavolinë për të diskutuar me ‘njerëz përgjegjës për gjërat më të këqija”.

Ndërkohë sa i përket Samitit të Parisit, dhe takimit të ardhshëm ne Francë, ajo ka thënë se “Franca po e organizon atë, ne do të jemi atje”.

Për deklaratat dhe ofendimet skandaloze ndaj shqiptarëve, Brnabiq ka marrë kritika të shumta edhe nga Bashkimi Evropian, ndërkohë në Kosovë ka pasur reagime të shumta përmes të cilave është ironizuar me ato se çfarë ka thënë Branbiq.

 

Lajçak nuk sheh alternativë për dialogun Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe kryesuesi i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim Europian (OSBE), Mirosllav Lajçak tha sot në Beograd se stabiliteti dhe përparimi i Serbisë dhe i rajonit janë të lidhura ngushtë me gjetjen e një zgjidhjeje me kompromis me Prishtinën, raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet.

Gjatë bisedës me kryeministren e Serbisë, Ana Bernabiq, Lajçak theksoi se dialogu nuk ka alternativë dhe se është e domosdoshme që Prishtina të tërheq taksën (për produktet me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina – plotësim ynë) në mënyrë që të tejkalohet situata aktuale dhe të vazhdojë dialogu, citon kjo agjenci komunikatën e Qeverisë së Serbisë në lidhje me këtë takim.

Ana Bernabiq theksoi se Prishtina me veprime të njëanshme po u shkakton dëm si të gjithë banorëve në territorin e Kosovës, po ashtu edhe gjithë rajonit, duke rrezikuar stabilitetin e saj, porse Serbia në këso rrethanash do të vazhdojë, siç citohet, të sillet në mënyrë konstruktive e me përgjegjësi, transmeton Koha.net.

Gazetari serb: Shqiptarët kanë 5-6 yje botërore sot, nuk duhet t’i shohim si njerëz të malit

Periskopi.com Lajme

‘Shqiptarët kanë pesë apo gjashtë pop yje botërore, me të cilën duhet të pajtohemi, ata janë bërë pjesë e civilizimit perëndimor andaj nuk mund t’i shohim si fise që na sulmojnë ne”. Kështu thotë drejtori i grupit medial ‘Color Press’, Robert Çoban shkruan N1, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se ka qenë pjesëmarrës në festivalin ‘Mirdita, Dobërdan’ që është mbajtur në Beograd duke e përshkruar si një ‘festival të suksesshëm’.

“E kemi mbajtur këtë festival dhe duhet të flasim. Ndërkohë patëm edhe një bisedë për deklaratën e kryeministres serbe për ‘njerëzit e malit’. Ajo u referohej njerëzve që kanë dalë nga UÇK. Është e vërtetë që ne kur mendojmë për shqiptarët, ndoshta edhe pse s’e themi publikisht, i mendojmë si njerëz të dorës së dytë”, thotë gazetari serb.

“Bekim Fehmiu ishte një aktor që arriti Hollivudin”, vazhdon ai, teksa ka përmendur edhe suksesin e pop yjeve shqiptare në botë (Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha sic).

Ai thotë se ‘qytetarët e të dyja vendeve duhet të komunikojnë më shumë mes vete dhe të mbajnë takime më të shpeshta si festivali në Beograd’.

 

 

Vuçiq: Brnabiq e kishte fjalën për Thaçin, Haradinajn e Veselin, jo për krejt shqiptarët

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u mundua ta arsyetoj deklaratën e kryeministres, Ana Brnabiq, e cila tha se shqiptarët janë të dalur nga mali, shkruan Periskopi.

Vuçiq tha se kryeministrja kur i tha këto fjalë kishte menduar për krerët e Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

“Ajo nuk foli për të gjithë kombin, por vetëm për tre prej tyre”, u tha Vuçiq gazetarëve duke thënë se është shumë e çuditshme që Bashkimi Evropian e cilësoi si fyese deklaratën e Ana Brnabiq. /Periskopi

Haradinaj ka veç këtë përgjigje për deklaratën e Brnabiqit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj është pyetur nga mediet për deklaratat e kryeministres serbe Ana Brnabiq, por ai nuk ka dashur të komentojë këto deklarata.

“Nuk kam koment”, iu është përgjigjur kryeministri mediave.

Ana Brnabiq, tha se në Kosovë ka zyrtarë shtetërorë “që vërtet kanë dalë prej malit”.

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, duke konsideruar se secila retorikë që është fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara.

Për deklaratat e Bërnabiqit gjatë ditës ka pasur reagime të shumta nga krerët e institucioneve në Kosovë. MPJ ka thënë se s’do t’i lejojë hyrjen në Kosovë Bërnabiqit teksa vazhdon me gjuhë të tillë.

Brnabiq i ka bërë këto komente në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi.

 

‘Është një zonjë që e çmojmë shumë’ – Kështu deklaronte Pacolli për Brnabiqin (Video)

Periskopi.com Lajme

Në kohën kur po vlojnë reagimet ndaj deklaratës raciste të kryeministres serbe, Ana Brnabiq, e cila iu referua kosovarëve si ‘njerëz të dalë nga mali’, kujtojmë momentin kur dikur kryediplomati Behgjet Pacolli dikur e konsideronte Ana Brnabiqin ‘një zonjë shumë të nderuar’.

Kujtojmë se gjatë një vizite në NeëwYork ku kishin qenë udhëheqësit e Kosovës, Pacolli i ishte afruar Brnabiqit teksa kjo e fundit bëhej gati për intervistë dhe kishte hyrë në atë kënd pa e ftuar dikush.

Brnabiq: Ku e morët lejen të hyni në këtë hapësirë?

Pacolli: E kam marrë lejen tuaj.

Brnabiq: Jo nuk është leja ime. Po të më pyesnit mua…

Pacolli: Kjo është një zonjë të cilën ne e çmojmë shumë.

 

Latifi: Brnabiq është emblemë e nivelit të ulët intelektual të klasës politike të Serbië

Periskopi.com Lajme

Filozofi Blerim Latifi e sheh deklaratën e kryeministres serbe, Ana Brnabiq për ‘shqiptarët e dalë nga mali’ si pasojë e nivelit të ulët intelektual të gjithë klasës politike në Serbi, emblem e së cilës është Brnabiq.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, Latifi  thotë se ‘shumë prej civilizimeve botërore erdhën nga malet’.

Ja shkrimi i plotë:

CIVILIZIMI QË ERDHI NGA MALET

Karl Popper, me sa di, e thotë diku se nuk duhet t’i hedhim pamenduar idetë, qofshin ato edhe idetë më të marra që dikush mund t’i mendojë. Kjo për arsye se edhe idetë më të çmenduara mund të nxisin të menduarit racional dhe kritik.

Një përvojë të tillë e pata mbrëmë, derisa dëgjoja deklaratën raciste kundër shqiptarëve të kryeministrës serbe Ana Brnabiç. Kjo deklaratë më nxiti të mendojë për figurën e malit dhe derisa po mendoja më erdhi një konstatim : racizmi antishqiptar i estabilishmentit të Beogradit nuk na shpërfaqë vetëm faktin e pafuqisë së Serbisë për t’u shkëputur nga fashizmi i saj kronik, por edhe një fakt tjetër: nivelin e ulët intelektual të klasës aktuale që drejton shtetin serb, emblemë e të cilit është Brnabiç.

Secili njeri që ka një minimum edukimi mbi civilizimin njerëzor do të rezervohej të shprehej ashtu, siç u shpreh ajo. Me këtë kam parasysh jo dimensionin moral të deklaratës, sepse ne jemi mësuar tash e 100 vjet të dëgjojmë nga Beogradi deklarata çnjerëzore për ne. Kam parasysh dimensionin intelektual të deklaratës.

Njerëzit e kulturuar, e të edukuar, e dinë se malet nuk janë shenja të barbarisë. Përkundrazi, janë shenja të civilizimit. Njerëzimi historikisht i ka parë malet si vende të shenjta, vende ku njerëzit e kanë ndjerë dhe prekur hyjnorën. I gjithë civilizimi antik grek lidhet me figurën e një mali, me Malin e Olimpit, aty ku kishin fronin perënditë greke. Njërin prej tempujve më të rëndësishëm të besimit të tyre, grekët e kishin ndërtuar në male. Fjala është për Orakullin e Delfit. Hebrenjtë, njëri prej popujve që kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në historinë e civilizimit botëror, gjithë kulturën e tij e ka të bazuar mbi figurën e një mali. Është fjala për Malin Sinai, ku, siç besohet, Moisiu u ngjit për të marrë dhjetë urdhëresat hyjnore. Vetë drama morale e Abrahamit me Zotin zhvillohet në malin Moriah. Predikimi themeltar në historinë e krishterimit quhet “Predikimi i Krishtit në Mal”. Edhe vetë fillimet e Islamit lidhen me figurën e malit. Muhametit frymëzimi hyjnor i ndodhi në lartësitë e një mali, në ata që njihet si Mali i Dritës (Jabal an-Nūr).

Përtej Lindjes së Mesme, tempujt më të rëndësishëm të budizmit janë të vendosur në male. Njëjtë vepronin edhe popujt e vjetër të Amerikës, para pushtimit europian. Ndër më të njohurit prej tyre, Inkasit, i vendosin tempujt e tyre në majat më të larta të maleve. Sot nga ajo kulturë ka mbetur tempulli Machu Picchu, në Malet e Andeve në Peru.

Etërit themelues të kombit shqiptar, rilindasit, e njihnin simbolikën e fuqishme të maleve në historinë e civilizimit, prandaj i hyn punës që edhe shqiptarët të kishin figurën e tyre për malin e shenjtë dhe për këtë e zgjodhën Malin e Tomorrit në Shqipërinë Jugore. Me këtë rast, Çajupi shkroi : “Baba-Tomor, kish’ e Shqipërisë, mal i lartë, fron i perëndisë, tek ti vinin njerëzit që moti për të msuar se ç’urdhëron Zoti”.

Ndërkaq, në Kosovë, filozofi i parë kosovar, Pjetër Bogdani, në veprën e tij “Çeta e Profetëve” e quante Pashtrikun “Mali jonë mbretëror”, në kuptimin religjioz të kësaj fjale.

Shembujt vazhdojnë pafund, sepse kudo që është shfaqur një formë e kulturës shpirtërore të njerëzimit, aty kemi edhe figurën e një mali. Dhe, nëse ka ndonjë gjë e kanë të përbashkët të gjitha kulturat, ajo gjë është ideja mbi shenjtninë e maleve. Natyrisht, Brnabiç nuk e ka parasysh këtë fakt, sepse në fashizmin e saj kronik e shenjtë është vetëm Kosova, aty ku serbët gjithmonë kanë bërë vetëm gjëra të pashenjta, krime e gjenocid kundër popullit shqiptar, dhe të cilat kurrë më nuk do të kenë rast t’i përserisin. Për sa t’ nxen dielli, e t’rrezon hana, do të thoshte Gjergj Fishta.

Në fund të refleksionit tim, për desert, mu kujtua shkrimtari i madh amerikan, Ernest Heminguej, i cili thoshte se ekziston vetëm një sport, e ai është ngjitja në male. Të tjerat janë thjesht lojëra.

 

 

BE reagon pas deklaratave fyese e raciste të Brnabiqit ndaj kosovarëve

Periskopi.com Lajme

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Bernabiq, se në Kosovë, sipas ka zyrtarë shtetërorë “që vërtet kanë dalë prej malit”, duke konsideruar se secila retorikë që është fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara.

Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë se “ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar qartë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të rezultojë me një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë për normalizim të marrëdhënieve” dhe se status-quoja nuk është mundësi.

Pas deklaratës së kryeministres serbe gjatë ditës ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është “edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës”.

Bernabiq i ka bërë këto komente në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, andaj Thaçi i ka kërkuar BE-së që sa më shpejt ta dënojë dhe të distancohet nga kjo “gjuhë raciste” e zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim.

Kosova dhe Serbia, kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së në vitin 2011.

Procesi i bisedimeve aktualisht ka ngecur, për shkak të, siç është thënë, taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia.

 

Ana Brnabiqit nuk do t’i lejohet kurrë hyrja në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Jashtme e Kosovës, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq kurrë nuk do t’ia lejojë hyrjen në Kosovë për shkak të deklaratave të saj raciste dhe ofenduese ndaj 2 milionë qytetarëve të Kosovës.

Kështu shkruan në një postim në Facebok këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

“Ajo nuk ka qenë në gjendje dhe s’ka pasur vullnet të merret me të kaluarën e Serbisë dhe krimet e luftës të kryera nga Beogradi në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.  Ajo përfaqëson një qeveri që vepron në mënyrën më të pa civilizuar në Evropë, që mohon krimet më çnjerëzore që ka parë bota pas Luftës së Dytë Botërore”, shkruan Zyberaj.

Brnabiq ka bërë një deklaratë raciste në prani të ambasadorit të BE-së, Sem Fabrizi, duke thënë ‘njerëz që kanë dalë nga mali’ dhe se “ka edhe terroristë, por që nuk janë dënuar”, duke iu referohej krerëve të shtetit në Kosovë të cilët, sipas saj, bëjnë garë se kush është shovinisti dhe nacionalisti më i çmendur.

“Ajo që mua më së shumti më frikëson, është fakti se kemi punë me llojin më të keq të populistëve, me njerëz të cilët vërtet kanë dalë nga mali. Disa prej tyre janë terroristë që nuk janë dënuar. Kanë qenë të akuzuar në Tribunalin e Hagës. Nuk janë dënuar vetëm për faktin se gjatë atij procesi janë vrarë të gjithë dëshmitarët”, është shprehur ajo.

Vlora Çitaku i përgjigjet nga mali Brnabiqit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i është përgjigjur në mënyrë interesante kryeministres serbe, Ana Brnabiq e cila tha se ‘shqiptarët janë të dalur nga mali’.

Çitaku përnjëmend është shfaqur nga mali, duke ironizuar me kryeministren serbe, raporton Periskopi

‘Sapo dola nga mali, ka shkruar Çitaku duke kujtuar racizmin e Brnabiqit.

Brnabiq, ka bërë një deklaratë raciste të mërkurën dhe atë në prani të ambasadorit të BE-së, Sem Fabrizi.

‘Njerëz që kanë dalë nga mali’ ishte shprehja e saj, derisa tha se ka edhe terroristë, por që nuk janë dënuar.

Ajo po u referohej krerëve të shtetit në Kosovë të cilët, sipas saj, po bëjnë garë se kush është shovinisti dhe nacionalisti më i çmendur.

“Ajo që mua më së shumti më frikëson, është fakti se kemi punë me llojin më të keq të populistëve, me njerëz të cilët vërtet kanë dalë nga mali. Disa prej tyre janë terroristë që nuk janë dënuar. Kanë qenë të akuzuar në Tribunalin e Hagës. Nuk janë dënuar vetëm për faktin se gjatë atij procesi janë vrarë të gjithë dëshmitarët”, ka thënë Bërnabiq.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë e ka konsideruar si një tjetër dëshmi për urrejtjen patologjike të shtetit serb për Kosovën.

Ndërsa nga Kosova ka pasur deklarata të shumta./PERISKOPI/

 

Brnabiq: Deklaratat e Prishtinës në kundërshtim me vlerat qytetëruese

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha sot se deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, se nuk do të lejojë hyrjen e saj në Kosovë është në përputhje me politikën e Prishtinës.

“Njerëzit të cilët janë të gatshëm të ndalojnë qarkullimin e mallrave janë të gatshëm të parandalojnë lirinë e lëvizjes”, tha Brnabiq pas një takimi me kryeministrin sllovak Peter Pelegri.

Mediat sot transmetuan deklaratën e Pacollit, se Brnabiq nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë, për sa kohë shprehet me ideologji raciste dhe të sëmura kundër popullatës së Kosovës.

Brnabiq tha kjo është në kundërshtim me interesat e shqiptarëve dhe vlerat civilizuese, dhe shtoi se ajo nuk priste një deklaratë të tillë nga Pacolli.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se nuk do të lejojë krijimin e asociacionit serb, Brnabiq tha se kjo ‘tregon shkallën e papërgjegjshmërisë së tyre dhe se ata nuk kanë ndonjë kapacitet të institucioneve’.