Media serbe ia bën një profil Pacollit: Ishte roje e Titos, sot jep para për njohjen e Kosovës

Periskopi.com Lajme

E përditshmja beogradase ‘Alo’ ia ka bërë një profil zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, me titull “Pacolli ishte roje e Titës, në lidhje me Ana Oksan dhe tani është multimilioner’.

“Diplomati i shtetit të panjohur të Kosovës, Behgjet Pacolli sot është një multimilioner dhe udhëheqësi i një prej kompanive më të mëdha Mabetex Group me seli në Zvicër. I lindur më 1951, në fshatin Marec të Prishtinës ai kaloi botën në kërkim të një pune, kryesisht në Gjermani dhe në Austri. Në moshën 17 vjeçare, ai shkoi në Hamburg me xhaxhain e tij. Pas shkollimit atje, ai u kthye në Jugosllavi dhe shërbeu si rojtar i Titos. Në kohën e UÇK’së Pacolli dha suhmë para dhe jep edhe sot për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai paguan para por jep edhe mjete teknike për shtete të ndryshme si kompjuterë dhe gjëra të tjera. Si çdo njeri i pasur, ai nuk ishte imun ndaj grave të bukur. Shumë nuk e dinë se njëra nga to ishte këngëtarja italiene Ana Oksa”, shkruan kjo gazetë./Periskopi/

 

 

Pacollit i shfaqet Ana Oksa: Ishalla gruaja ime nuk e sheh këtë emision

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, sonte në emisionin argëtues  ‘Oksigjen’ është pyetur për të dashurën e tij të dikurshme, këngëtaren italiane, me origjinë shqiptare Ana Oksa.

Besim Dina ka shfaqur në ekran një foto të Pacollit bashkë me Ana Oksën, transmeton Periskopi.

Reagimi i ministrit ishte  interesant.

‘’Ishalla gruaja jeme nuk e sheh këtë emision. Ti po do motiv me lanë qitash. I kam 4 fëmijë me të dhe jetë fantastike. Bile ta kishe qitë një foto me të‘’, ka thënë Pacolli.

Pacolli në librin e tij autobiografik “Nga sfida në sfidë, jeta Behgjet Pacolli”, tregon se si ndikoi familja e saj, që Ana Oxa të ndahej prej tij, edhe pse ishin një çift i mrekullueshëm dhe në harmoni.

‘ Sot unë mund të them se ajo ra viktimë pikërisht e familjes së saj. Ajo, në këtë rreth të vetin familjar që e mbante me vete, kishte edhe dy motra të pamartuara dhe një tjetër të martuar.’./Periskopi/