Muja: Vjosa Osmani po e sulmon mes rreshtash Albin Kurtin

Periskopi.com Lajme

Analisti Arben Muja ka thënë se Vjosa Osmani mes rreshtat kohëve të fundit e ka sulmuar Albin Kurtin, shkruan Periskopi.

Ai tha se Vetëvendosja i ka humbur debatet në të cilat nuk ka qenë vet Kurti i pranishëm, përcjellë Periskopi.

“Në intervistën e Vjosa Osmanit mes rreshtave ka pas disa sulme për Albin Kurtit. Edhe dje përmendi diçka për kryeprokurorin, dhe mendoj se javën e fundit ish dasht me qenë e vrazhdë. Edhe PDK-ja e AAK-ja kanë pas sulme për çështjen e veteranëve, në Pejë do të ketë përplasje. Ka pas edhe një seri të sulmeve mes PDK-së dhe LDK-së. E fundit kanë qenë sulmet VV-PSD. VV-ja ka dashur ta paraqes veten si një mundësi të vetme dhe ta bëj të duket vota e PSD-së si votë e humbur. Albin Kurti zgjon shumë interesim të shikuesi, por kur Albn Kurti nuk është aty të gjitha debatet i kanë humb. Ka qenë në dy raste, që një kaniddat i një partie të vogël ku ka qenë edhe Frashëri, i ka sjellë të gjithë të tjerët.”, tha Muja në Debat Plus./Periskopi/

Muja: Fushata do të ashpërsohet në javën e fundit

Periskopi.com Lajme

Analisti Arben Muja ka thënë se është i bindur se në javën e fundit para zgjedhjeve do të fillojnë përplasjet mes partive politike, përcjellë Periskopi.

Duke bërë disa krahasime në Debatin e Analizës, Muja tha se përplasje pret në Prishtinë dhe Pejë, nga kandidatët favorit.

“Nuk është që ka shkru pa ndeshje politike, ndeshjet kanë qenë kryesisht për të kaluarën. Si të ngushtohet gara, ju garantoj që do të ketë përplasje më të mëdhaja. Sidomos në Prishtinë do të ketë ndeshje mes dy kandidatëve, do t i duhet kundërshtari që të bëhet diferenca”, tha Muja./Periskopi/