Gashi tregon pikat ku VV dhe LDK kanë mosmarrëveshje

Periskopi.com Lajme

Mos arritja e marrëveshjes mes LVV dhe LDK ka qenë temë diskutimi sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Analisti Astrit Gashi,  ka thënë se as LDK dhe as VV nuk ia pranojnë kushtet e njëra tjetrës.

Ai thotë së në bazë të bisedave që ka pasur me zyrtarët e dy partive LDK ka kërkuar të merr edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që sipas tij ka qenë befasi edhe për VV-në, përcjell Telegrafi.

Gashi ka thënë se ndarja e ministrive 5-5 është bërë pa ndonjë problem të madh.

Sipas tij LDK pos pesë ministrive, kanë kërkuar edhe kryetarin e Parlamentit dhe presidentin.

Analisti shton më tej se Vetëvendosje ka vendosur kushtin që në momentin kur të votohet presidenti, LDK duhet t’ia lëshojë një ministri Vetëvendosjes dhe raporti i ministrive të kalojë 6-4 në favor të Vetëvendosjes.

Gashi: Taktika e partive tjera karshi PDK-së e bën komode këtë të fundit

Periskopi.com Lajme

Analisti Astrit Gashi tha se në debate PDK është komode pasi që partitë tjera po merren me njëra-tjetrën.

Sipas Gashit përfaqësuesit e partive tjera nuk po e sulmojnë PDK-në edhe pse e ka pas pushtetin tash e 15 vjet.

Kjo sipas tij është taktikë e dobët e partive tjera karshi PDK-së sepse sic tha Gashi “kjo gjendje po i bën favor PDK-së”.

Gashi: Me 60 mijë vota, Vjosa s’mundet me mujtë as Ramush Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Analisti Astrit Gashi në Debat Plus tha se nëse marrin parasysh votat që Vjosa Osmani I ka marrë si deputete e LDK-së, dyshon se ajo do të kishte mundësi ta mundte Ramush Haradinajn në këtë kandidaturë, raporton Periskopi.

Ai tha se Vjosa Osmani nuk ka qenë asnjëherë më shumë se një deputete, dhe se votat si deputete nuk mund të merren për bazë për të parashikuar votat për Vjosën si kandidate për kryeministre, dhe nëse kjo bëhet atëherë ajo ndoshta nuk do të mund të dilte as më e votuar se Ramush Haradinaj.

“Nuk e kemi provu Vjosën si lidere, deri sot ajo ka qenë vetëm deputete e LDK-së. Nëse e shohim në bazë të atyre 60 mijë votave që i ka fitu me LDK-në, Vjosa nuk mundet me mujtë as Ramush Haradinajn, bile me këqyr me ato vota dyshoj se e mund Fatmir Limajn”, tha Gashi. /Periskopi