Spahiu: Albin Kurti do ta luftojë korrupsionin por do t’na fusë në telashe tjera

Periskopi.com Lajme

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se sfidë për Albin Kurtin si kryeministër do të jetë politika e jashtme.

Spahiu tha se ‘është i bindur se Kurti do ta luftojë korrupsionin por do të na fusë në telashe të reja’, duke mos e elaboruar tutje këtë mendim.

“Dikush qe don me ardhë më investu këtu, nuk i intereson diçka tjetër pos siguria, nuk i intereson qysh janë rrethanat a i kanë fajet serbët a shqiptarët a boshnjakët. Kosova dhe i gjithë Ballkani janë territor i vogël për investitorët e mëdhenj. Jam i sigurt se Albin Kurti do ta luftojë korrupsionin por do të na shkaktojë telashe të tjera. Ajo që s’jam i sigurt është se a do të dijë dhe sa do të dijë të sjellet si lider rajonal”, tha Spahiu./Periskopi/