Ramush Tahiri e cilëson si shumë të mirë draft-marrëveshjen e hartuar prej ShBA-ve që e publikoi dje Periskopi

Periskopi.com Lajme

Periskopi ka publikuar mbrëmë draft-marrëveshjen që u është prezantuar presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë.

Hartimin dhe sponsorizimin e kësaj draft-marrëveshje nga SHBA, analisti i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri po e sheh si të pranueshme dhe çështje shumë të mirë.

“Draft marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve e sponzoruar dhe e draftuar prej SHBA duke marrë parasysh angazhimin e saj për pavarësinë e Kosovës është një çështje shumë e mirë dhe e pranueshme, edhe me faktin se palët me vullnet i qesin nënshkrimet dhe këtë marrëveshje e ratifikojnë në Kuvendin e Kosovës dhe në Kuvendin e Serbisë”, ka thënë Tahiri për Periskopin.

Tahiri ka komentuar edhe opsionet të cilat u janë propozuar për marrëveshje presidenteve të dy vendeve: korrigjimin e kufijve ose Asociacion Plus, duke thënë se i takon Kuvendit të Kosovës të vendos për njërën nga këto dy opsione.

“Një formë e konfliktit të ngrirë e cila nga viti 1999, kur përfundimisht u çlirua Kosova dhe hyri nën administrimin ndërkombëtar, po vazhdon ndërmjet Serbisë dhe Kosovës gjë që është e paqëndrueshme dhe mund të eskaloj në mosdurim dhe në konflikt. Vetëm një zgjidhje me marrëveshje dhe me njohje të ndërsjellë do të ishte në favorë të paqes e të stabilitetit në rajon dhe të anëtarësimit të këtyre dy shteteve njëkohësisht në Bashkimin Evropian. I përket Kuvendit të Kosovës që të përzgjedhë dhe të përcaktohet për cilindo variant të zgjidhjes: ridefinim të kufirit Kosovë Serbi apo Ahtisari plus ose ndonjë zgjidhje tjetër”, u shpreh ai.

Sipas analistit shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë.

“Opinioni im është 1, duhet të pranohet realiteti dhe që Kosova të mos pranojë asnjë zgjidhje që e bënë shtet jofunksional ose që e armiqëson me Serbinë ose që e ndanë sovranitetin me Serbinë ose që e largon Kosovën prej antarësimit në Bashkimin Evropian dhe në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai për Periskopin.

Lidhur me këtë draft-marrëveshje, ka folur edhe analisti, Faton Abdullahu i cili ka thënë se cilido prej opsioneve kërkon ndryshmin e Kushtetutës dhe se do të jetë një zgjidhje mjaft e vështirë.

“Cilado marrëveshje me Serbinë e cila kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës do të jete e vështirë dhe do të krijoj probleme natyrave të ndryshme vështirë të parashikueshme. Përndryshe duhet parë draft-ofertën si të përfunduar dhe duhet parë mundësitë sa mund dhe si mund të përshtaten më shumë ato në Kushtetutën tonë për të dhënë vlerësimi se cila mund të jetë më e mirë”, ka thënë Abdullahu në një prononcim për Periskopin.

Kujtojmë që para disa ditëve presidenti i vendit Hashim Thaçi pati një takim në Shtëpinë e Bardhë në Washington me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq të cilëve iu prezantua draft-marrëveshja e publikuar ekskluzivisht nga Periskopi.

 

“Qeveria duhet ta heqë taksën gjatë kësaj jave”

Periskopi.com Lajme

Analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti brenda kësaj jave duhet të marrë vendimin për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Në rast se kjo nuk ndodh, sipas Tahirit, jetëgjatësia e qeverisë vihet në pikëpyetje.

“Këtë javë duhet të jetë vendimi për heqjen e taksës. Nuk është normale në marrëdhëniet ndërkombëtare mes shteteve. Është masë politike që e bllokon një marrëdhënie ekonomike. S’kemi asnjë përkrahje ndërkombëtare për taksën”, ka theksuar ai në televizionin publik të Kosovës.

Ramush Tahiri: Kadri Veseli dha qëndrim prej burrështetasi

Periskopi.com Lajme

Analisti politik Ramush Tahiri ka vlerësuar lart liderin e PDK-së Kadri Veseli, i cili sonte u bëri thirrje partive parlamentare që mos të bëjnë lojëra politike por të shkojnë në Kuvend dhe me konsensus ta shpërndajnë parlamentin për t’i hapur rrugë zgjedhjeve.

Ramush Tahiri tha se ky qëndrim i Kadri Veselit është qëndrim i burrështetasit shtetformues.

“Bravo per Kadri Veselin. Sapo, nepermjet RTK iu drejtue qytetareve, duke thene se zgjedhjet e parakoheshme parlamentare ne Republiken e Kosoves jane te pashmangshme. Ai i ftoi te gjithe kryetaret e partive politike parlamentare te vijne ne konsultime ne Kuvend dhe te merren vesh per mbajtjen e Mbledhjes plenare te Kuvendit ne te cilen deputetet me dy te tretat e votave (80) do te shperndajne Kuvendin. Lajm shume i mire, qendrim prej shteteformuesi, perkushtim. Me kete ska nevoje te shkohet ne konsultime te Presidenti Hashim Thaçi dhe nuk ka nevoje as shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese te doreheqjes se Kryeministrit Ramush Haradinaj. Mandati i takon popullit dhe askush nuk duhet ti frikohet zgjedhjeve tha Veseli”, ka shkruar analisti Ramush Tahiri në faqen e tij në Facebook.