Mirena: Në partitë politike ka tendenca që të përmirsohen listat zgjedhore

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Ilir Mirena, ka folur për lista zgjedhore të partive politike, shkruan Periskopi.

Mirena tha se te secila parti ka tendenca që të përmirësohen këto lista.

“Te secila parti jam duke e vrejtur, po eksizton tendenca që të përmirsohet listat zgjedhore, ligjislatura e fundit e Kuvendi  ka qenë ma e keqja, ma e paditshmja, e dimë se çfarë personazhe kemi pasë, njerëz që sjanë të përfshira në afera korrupsioni e nepotizmi apo çfarë do tjetër,  e sa do tja dalin këta të ende nuk e dimë”, tha ai në Debat Plus.

“Po përpiqen këtë here që të përfshinë njerz ma kredibil ma profesional dhe kjo do ta bëj një garë më profesionale”, tha tutje Mirena.

Ndërsa ai tha se PDK dhe Veseli janë të parët që e kanë nisë këtë pastrimin e listave./Periskopi/

Muhaxhiri: Në lista zgjedhore të futen njerëz profesionistë

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se ajo parti që ju jep hapësirë më të madhe grave në lista zgjedhore do të përfitojë.

“Kandidimi i Vjosa Osmanit do ta ketë një efekt sikur që e kishte Atifete Jahjaga kur u bë Presidente sepse ndërkombëtarët  kanë paragjykime ndaj Ballkanit dhe Kosovës kur thoshin se si mundet në një vend të tillë Presidente të jetë një grua. Emancipim i politikës do të jetë futja e grave nëpër lista”, ka thënë Muhaxhiri.

Nga Magazina Zgjedhore, Muhaxhiri ka thënë se partitë politike duhet të jenë të kujdesshme se kë do ta fusin në listë.

“Ky është moment jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse nga këto lista varet Kuvendi dhe Qeveria dhe jeta politike. Listat zgjedhore janë pikënisja – si një top bore –  ku rezulton Qeveria dhe Kuvendi dhe kjo është lutje edhe e të gjithë qytetarëve, e taksapaguesve që në strukturat vendimmarrësve të zgjedhen njerëz profesionitë, të pakorruptuar”.

Për gjuhën e përdorur në këtë kohë nga partitë politike, sipas tij është me rëndësi që të analizohet, sidomos nga LDK dhe Vetëvendosje.

“Ishte alarm i rrejshëm për koalicionin LDK-VV. Nuk e kam prit personalisht. Kam thënë se këto dy parti nuk mund të bëjnë koalicion sepse kanë ndryshim paradoksal. Në fund ishte një lojë e pandershme në ditën e fundit me ato letrat publike ku tentohej të fajësohej njëra-tjetrën dhe ta shfajësonin veten”.

“Qytetarët e panë si një mundësi një koalicion të mundshëm mes tyre, mbase edhe për ndryshim substancial të pushtetit. Tash me rëndësi është të analizohet gjuha sepse nga gjuha mund ta shohim a ka potencial për ndonjë koalicion paszgjedhor. Nëse kanë akuza për njëra tjetrën zvogëlohen gjasat për koalicion”.

‘Isa Mustafa uli gjakrat, duke u ofruar poste të gjithë atyre që mund t’i kishte kundërkandidat’

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Vigan Qorrolli, thotë se Isa Mustafa për tu rizgjedhur kryetar i LDK-së, i uli gjakrat duke iu ofruar poste të gjithë atyre që mund t’i kishte kundërkandidatë, shkruan Periskopi.

Ai thotë se, për të mbetur në pushtet, as nuk dashurohet as nuk urrehet, vetëm kalkulohet përmes mbijetimit, e zgjedhja e Mustafës kryetar, sipas tij e vërteton këtë teori.

Sipas Qorrollit, deri dje ai nuk e shpalli hapur kandidaturën, madje i ftoi në takim të gjithë anëtarët e kryesisë dhe bëri sikur i dëgjoi, ndërkaq sot nëpërmjet aklamacionit dhe pa kundërkandidat, u rizgjodh si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë më të vjetër politike në Kosovë.
“Sipas të gjitha analizave, ai i uli gjakrat, duke u ofruar poste të gjithë atyre që mund t’i kishte kundërkandidat.

Ai thotë se për arsye objektive, Mustafa, nuk pritet të jetë kandidat për KM në zgjedhjet vjeshtore, por që sipas tij, ai synon më shumë se kaq.

“Si një utilitar i regjur, Mustafa, sot e bleu kryetarllëkun pa demokraci, duke e shpërndarë hisen politike në tri nivele: kandidat për KM, kandidat për kryetar kuvendi dhe/ose kandidat për “mayor” të Prishtinës”, thotë ai.

Sipas Qorrollit, Isa Mustafa, mund të jetë në vjeshtë kandidat serioz për President të Republikës, në trampën e tij makiaveliste me Hashim Thaçin, për rotacion pushteti.

“Të dy këta janë në “love & hate affair” por, që të dy – as nuk e dashurojnë askënd dhe as nuk e urrejnë askënd. Për lakmi pushteti, ia kalojnë edhe etërve të komunizmit”, ka shkruar ai./Periskopi/

 

Muhaxhiri për LDK-në: Këto konflikte janë pasqyrim i konflikteve në lidership

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se është e pakuptueshme se si faji për përplasjet fizike brenda LDK-së po provohet që të hidhet tek të tjerët.

“Nuk mund të jenë legjitime sepse këto konflikte janë pasqyrim i konflikteve në lidership. Konfliktet në strukturë janë pasqyrim i konflikteve në lidership”, ka thënë Muhaxhiri, njofton Klan Kosova.

“Kosova nuk i ka 700 milionë banorë, por bëhet fjalë për votë familjare, klinenteliste. Është e pamundur që një dele e zezë ta destabilizojë gjithë procesin nëse gjithçka tjetër është në rregull. Janë ngjarje zhgënjyese, është absurd. Partitë nuk po mund të ballafaqohen me presionin e ardhjes në pushtet”.

“E njëjta ka ndodh edhe me Lëvizjen Vetëvendosje. Sondazhet kanë ndikuar negativisht, sepse njerëzit e kanë vizuelizuar veten në ndonjë post. Është një tentim i pozicionimit paraprak. Ekziston bindja se LDK është shumë afër ardhjes në pushtet. Njerëzit pushtetin  barazojnë me përftime të mëdha dhe duan të pozicionohen tani për të ardhmen”.

Muhaxhiri ka deklaruar se është dështim i lidershipit të LDK-së sepse incidentet kanë ndodhur disa herë.

“Është dështim i lidershipiit sepse ndodhi katër herë – është një frymë, është më shumë se aksident që mund të ndodhte prej njerëzve të përgjegjshëm. Ka pasë plogështi të reagimit të figurave kyçe të LDK-së. Në politikën kosovare votat fitohen me viktimizim. Por duhet ta ketë një bazë, votuesi e dallon viktimizimin realist dhe kur kamuflohet paaftësia”.

Kurse për procesin zgjedhor në PDK që dje u kurorëzua më rizgjedhjen e Kadri Veselit si kryetar i partisë, Muhaxhiri, ka theksuar se derisa në LDK ka problem me lidership në PDK ka problem me një lloj autoritarizmi “me një lider që është i pakontestueshëm”.

“Ishte pak qesharake, sepse ishte e pamundshme që së paku të mos ketë një gjysmë-fjale për Veselin”.

“PDK dhe LDK, janë dy ekstreme. Në LDK ekziston një paqartësi sa i përket liderit, ndaj dhe ekzistojnë këto rryma për kandidatët. Por ndikimi i liderit ka efektin domino, sepse është një lloj përfitime nëse je në anën e duhur të liderit”.