Përmbledhja e ndeshjes historike Kosovë-Haiti nën komentin e Andin Lokajt është gjithçka që dëshironi të shihni

Periskopi.com Sporti

Marsi historik.

Veç ndërlidhjes së datave historike 5,6 dhe 7 mars me rezistencën e familjes Jashari kundër okupatorit serb, kjo periudhë është histori në vete edhe për futbollin kosovar.

Pikërisht më 5 mars të vitit 2014, Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvilloi ndeshjen e parë në histori të vetë nën ombrellën e organizatës më të madhe të futbollit në botë, FIFA.

Ishte një miqësore e zhvilluar në Mitrovicë me Haitin, saktësisht në stadiumin që mbanë emrin e heroit legjendar ‘Adem Jashari’.

Takimi përfundoi me rezultat 0-0, por mbeti nën hijën e peshës historike që pati dhe do të ketë përgjithmonë për futbollin kosovar.

Periskopi ju sjellë më poshtë përmbledhjen e ndeshjes nën komentimin e opinionistit tonë, Andin Lokaj.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

A do të jetë Arsene Wenger përzgjedhës i Kosovës?

Andin Lokaj Sporti

A do të jetë Arsene Wenger përzgjedhës i Kosovës?

Takimi i Kryetarit të FFK-së Agim Ademit me ikonën botërore të futbollit në Katar gjatë Botërorit të klubeve lë të kuptojë se diçka serioze për futbollin tonë mund të ndodh në të ardhmen e afërt.

Një ndër personalitetet më të shquara dhe më të mëdhenj në menaxhmentin e futbollit botëror me vite të tëra, njihet si një strateg që ka dëshirë të nisë projekt nga zeroja, me lojtarë të rinj dhe të talentuar.

Ai e din që Kosova është destinacioni perfekt për të. Dhe e din që kemi ekip të fortë dhe nuk ka dyshim që do të krijonte skuadër edhe më serioze në skenën ndërkombëtare

Dhe takimi i Kryetarit të FFK-së Agim Ademi gjatë Botërorit të klubeve me francezin legjendar lë të kuptojë se diçka e madhe mund të ndodhë pas apo edhe gjatë ciklit kualifikues për Botërorin Katar 2022. Varësisht prej rezultateve që do të regjistrohen në ndeshjet e para. Ngase rezultatet janë ato që do të vlejnë tash e tutje për Federatën. E rezultatet nënkuptojnë kualifikimin në Botëror dhe evropian.

Mund t’ju duket e pamundur që ikona e futbollit botëror dhe pa dyshim një ndër menaxherët më famoz në dy dekadat e fundit , francezi Arsen Wenger është në radarin e Kombëtarës tonë.

Por gjërat janë më serioze se që mund të konkludojnë njerëzit pas leximit të këtyre rreshtave.

Wenger rekord 6 herë fitues i trofeut më të vjetër në futboll, atij anglez FA Cup, kishte shfaqur interesim për Kombëtaren tonë që nga dueli Angli- Kosovë i zhvilluar në Southampton. Aty ai e pa që Kosova nuk i frikësohet asnjë Kombëtareje dhe kur kompletohet në formacion është e gatshme të përballet me fuqitë më të mëdha të futbollit botëror. Mund të paramendojmë sa më të fuqishëm do të kishim qenë nën menaxhmentin e Wenger.

Ai njihet si idhtar dhe aplikues i futbollit ultra-ofenziv dhe atraktiv.

Përvoja e këtij mjeshtri që punon në detaje për lojtarët tanë do të kishte qenë super-motiv për kualifikimet e ardhshme.

Wenger është person i cili ka dëshirë që të nisë aventurë të re dhe të punojë me lojtarë të rinj e jo me “yje”, egot e të cilëve nuk ka nerva të humbë kohë duke i kontrolluar.

Ngase një sjellje e tillë eventuale e futbollistëve e vështireson punën për kualifikim në eventet më të mëdha për të cilat kemi aq shumë nevojë të reklamojmë shtetin.

Marrëdhëniet e numrit një të futbollit tonë me Wenger janë aq të fuqishme sa që kontaktet janë në baza ditore. Dera e Wenger për Federatën tonë të futbollit tanimë është e hapur dhe herët apo vonë misioni i pamundur për shumë skeptikë mund të kompletohet.

Andin Lokaj: Shkarkimi i Munishit gabimi më i madh në vitet e fundit, kryesia e Ballkanit nuk ka dijeni për futboll

Periskopi.com Sporti

Ismet Munishi është shkarkuar nga posti i kryetrajnerit të Ballkanit.

Lajmin e ka konfirmuar vet Munishi, duke deklaruar:

“Që nga sot nuk jam më trajner i Ballkanit. Pak më parë kemi pasur një takim me kryesinë, ata më shkarkuan. Jam krenar me atë çfarë kam bërë me Ballkanin gjatë këtyre muajve.”

Ende nuk ka asnjë reagim nga kryesia e klubit të Ballkanit, apo llogaria zyrtare e skuadrës nga Suhareka.

Sidoqoftë, shkarkimi i Munishit është konsideruar i ngutshëm dhe i gabuar nga opinionisti dhe analisti i Periskopit, Andin Lokaj.

Lokaj për Redaksinë është shprehur:

“Shkarkimi i Munishit është gabimi më i madh i viteve të fundit në futbollin tonë, kryesia e Ballkanit dëshmoi që nuk ka dijeni për futboll, nuk paska durim për të pritur gjëra të mira dhe pas këtij vendimi do të ketë shumë vështirësi këdo që do ta angazhojë, ngase identitetin e lojës e ka krijuar Munishi me ndihmësin e tij,Agim Maliqin.

“Ky vendim paraqet fillimin e fundit të një klubi të cilin me punën e tyre të palodhshme dhe me lojën më atraktive në vend dyshja Munishi – Maliqi, nga një klub provincial e shëndrruan në top klub.”

Kujtojmë se Munishi e lë Ballkanin në vendin e dytë në tabelë, me vetëm tri pikë më pak se lideri, Drita. /Periskopi.com/

Andin Lokaj i përgjigjet kapitenit të Kosovës: Pozita e tretë nuk duhet të jetë synim, nuk dërgon askund

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë në kualifikimet e Botërorit në një grup me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Është një grup jashtëzakonisht i vështirë për ‘Dardanët’, të cilët në muajt e fundit kanë qenë totalisht jashtë elementit për lojë.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, sigurisht se objektivi duhet të jetë kualifikimi, të cilin e dhurojnë dy pozitat e para (kualifikim direkt nga vendi i parë, ndeshje playoff nga vendi i dytë).

Sidoqoftë, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani nuk mendon njejtë, pasi në një intervistë për Periskopin ka thënë se synimi i skuadrës së Bernard Challandes është top treshja.

Përndryshe, skuadrave kualifikuese u shtohen edhe dy Kombëtare tjera që kanë pasur paraqitjet më të mira si lidere grupi të Ligës së Kombeve në edicionin 2020/21, por që nuk arritën të kualifikohen direkt.

Opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka reaguar ndaj deklaratës së Ujkanit për Redaksinë tonë ku tha se synohet top treshja, duke thënë:

”Pozita e tretë nuk duhet të merret si synim, pasi që nga grupi shkon vetëm vendi i parë direkt, ndërsa pozita e dytë duhet të mbledhë sa më tepër pikë që të sigurojë një vend të barazhit, ndërsa vendi i tretë as që duhet të mendohet, pasi nuk siguron asgjë.”

Sa i përket shortit në përgjithësi, Lokaj ka shtuar:

”Mund të ndihemi shumë të kënaqur me këtë short, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia nuk janë kombëtare të cilat nuk mund të matemi me ta kur ne jemi të kompletuar, ndërsa Spanja kuptohet është super favorite e grupit, por dy ndeshjet me Spanjën për ne janë fantastike ngase paraqesin reklamë të fuqishme për futbollin tonë që nga dita e sotme e hedhjes së shortit, andaj është privilegj të jesh në një grup me mjeshtrit e futbollit.” /Periskopi.com/

FSHF sjell finalen evropiane në Shqipëri, Andin Lokaj: Ky është lajm vetëm për portale amatoreske dhe të gërrditshme

Periskopi.com Sporti

Air Albania Stadium” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022!

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë!

Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në vitin 2022!

Shqipëria ishte një nga kandidatet kryesore për zhvillimin e kësaj finaleje, por arriti të lërë pas Irlandën e Veriut dhe Finlandën.

Sidoqoftë, opinionisti i Periskopit dhe gazetari i njohur, Andin Lokaj nuk ka qenë aspak i impresionuar nga ky zhvillim.

Në një prononcim për Periskopin, ai ka thënë se ky kompeticion i jep fund shpresave të klubeve më të vogëla për të marrë pjesë kompeticione prestigjioze, teksa së shpejti do të themelohet Superliga e Evropës, ku do të marrin pjesë vetëm gjigantët evropianë.

“E pash që qenka gëzuar Duka me këtë arritje, por ky është vetëm lajm sa për portale amatoreske dhe të gërrditshme e që ka shumë në ditët e sotme si dhe për televizione interesi në mënyrë që të rriten meritat e zotëriut në fjalë” Një ligë e tillë është paralajmërim për klubet ballkanike të cilat së shpejti do të përshëndeten me futbollin evropian, ngase do të krijohet Superliga e Evropës për klube, sistem NBA ku do të luajnë vetëm gjigantët,” ka thënë fillimisht Lokaj.

”Tash mund të paramendojmë çfarë lige mund të jetë kjo me finalen në Tiranë” në fund të fundit futbolli ka humbur shumë interesim shikueshmërie edhe në top ligat evropiane pas Pandemisë dhe pritet të vazhdojë njejtë ngase Bota do të ndryshojë, pra nuk po shikohen më ndeshjet me pasion si më parë nga askush, e lëre më të shikohet niveli i kësaj Konferencë Ligës.” /Periskopi.com/

Andin Lokaj për futbollistët që po bëjnë lojëra me Kosovën: I kuptoj, sepse janë rritur në frymë tjetër

Periskopi.com Sporti

Në muajt e fundit shumë e përfolur ka qenë tema për futbollistët e ardhshëm potencial të Kombëtares së Kosovës, përfshirë Andi Zeqirin, dhe Bastien Tomën.

Babai i Zeqirit në disa raste ka dhënë deklarata kundërthënëse me veten, teksa për mediet kosovare potenconte se biri i tij do të luante për ‘Dardanët’, ndërsa për ato zvicërane vazhdimisht aludonte se Andi do të jetë pjesë e helvetikëve, shkruan Periskopi.

Storie pak a shumë e ngjashme është edhe ajo e Tomës, i cili poashtu është kritikuar nga audienca për shkak të paqartësive në lidhje me të ardhmen e tij në Kombëtare.

Këtë situatë e ka komentuar edhe opinionisti i Periskopit dhe gazetari i njohur, Andin Lokaj, duke thënë:

“I kuptoj këta lojtarë sepse janë rritur në një frymë tjetër dhe me kulturë të vërtetë evropiane dhe normalisht që secili e pret rastin më të favorshëm, por do të kishte qenë mirë që të sqarohen dhe të përcaktohen për cilën Kombëtare ju rrah zemra.

”Besoj fuqishëm që ata dhe prindërit e tyre kanë dëshirë që djemtë e tyre të luajnë për vendin e vet, por duhet të analizohen rrethanat e ndryshme me të cilat këta lojtarë dhe familjet e tyre ballafaqohen e që nuk janë të pakta.

”Në fund të fundit në futbollin modern nuk është e lehtë të vendosësh si për Kombëtare po ashtu edhe për klub, ka shumë punë dhe stres deri në arritjen e marrëveshjes.” /Periskopi.com/

Andin Lokaj: Shkarkimi i Rafet Prekazit do të ishte hap i ngutshëm

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll, grupmoshat U21, do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2021 si mysafir i Turqisë.

Tashmë dihet se ‘Dardanët’ nuk kanë asnjë gjasë për të siguruar pozitën që dërgon në kampionatin më prestigjioz të grupmoshave U21 në Evropë, vitin e ardhshëm.

Kosova zë vendin e parafundit në tabelë me nëntë pikë dhe kjo ka nxitur zërat për një shkarkim të mundshëm të Prekazit.

Mirëpo, jo të gjithë besojnë se shkarkimi i tij do të ishte vendimi më i mirë.

Një prej atyre që mendojnë se largimi i Prekazit do të ishte hap i ngutshëm, është edhe opinionisti dhe kolumnisti i Periskopit, Andin Lokaj.

”Organet kompetente janë ato që do të vendosin për ndryshimet eventuale në futbollin tonë, por sa i përket U21 mendoj që do të ishte hap i ngutshëm,” ka thënë Lokaj për Periskopin.

”E them këtë ngase në U21 nga fillimi i punës së Prekazit dhe Celinës shkaku i kushteve të vështira me të cilat jemi përballur në atë grupmoshë, asnjëherë nuk ka munguar puna e palodhur nga e cila dolën shumë lojtarë kualitativ të cilët më pas veshën fanellën e shenjtë të kombëtares A.

”Milot Rashica, Bersant Celina, Ardian Ismajli i cili shkoj te Shqipëria, më pas Idriz Voca, Florent Hasani dhe së fundi Lirim Kastrati dhe Mirlind Daku, duke shtuar edhe emrin e kapitenit aktual te U21 Eris Abedinit që kaloi në La Liga te Granada, pra nëse kompetentët vendosin që të bëhen ndryshime atëherë do të duhej të sillnin ndonjë spanjoll ngase Prekazi e ka ndërtuar një lojë atraktive duke krijuar identintet i cili u vërejt edhe kur mungon komplet ekipi i parë.” /Periskopi.com/

A duhet të shkarkohet Challandes, Andin Lokaj për Periskopin: Rezultatet nuk janë reale

Periskopi.com Sporti

Selektori, Bernard Challandes e ka gjetur veten nën presion të madh pas serisë së rezultateve negative të Kombëtares së Kosovës.

‘Dardanët’ nuk dinë për fitore në dhjetë ndeshje, gjatë së cilës kanë regjistruar tetë humbje dhe dy barazime, gjë që ka nxitur reagime të shumta nga audienca dhe kërkesa të vazhdueshme për shkarkimin e teknikut zvicëran, shkruan Periskopi.

Challandes, aktualisht i infektuar me Covid-19 dhe i izoluar, nënshkroi në gusht të këtij viti kontratë të re dy-vjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Në lidhje me shkarkimin e tij ka folur edhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj – i cili kur është pyetur nëse Challandes duhet të shkarkohet – ka thënë:

“Përkundër rezultateve negative të cilat i regjistruam, mendoj se ato nuk kanë qenë reale, shumë mirë luajtëm edhe me Maqedoninë, paramendoni po të ishim të kompletuar, nuk do të vinte në shprehje humbja.

“Nuk është çështja te kontrata e Challandes, por tani nuk është koha e duhur për të bërë ndryshime ngase situata me pandemi neve si shtet të vogël na ka godit më së shumti, andaj në rrethana normale besoj fuqishëm në rikthimin e Kombëtares dhe kualifikimet e rregullta do të jenë pasqyrë reale. Nëse edhe atëherë gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë të gjithë, normalisht që do të duhej të shqyrtohej vazhdimi i bashkëpunimit, në futboll kjo është normale.”

Përndryshe, me ndeshjen kundër Sllovenisë të mërkurën, Kosova mbyll ciklin e ndeshjeve në Ligën e Kombeve për këtë sezon. /Periskopi.com/

Problemi mund të zgjidhet

Periskopi.com Sporti

Të gjithë janë të dëshpëruar maksimalisht pas humbjeve të fundit të Kombëtarës, sidomos pas asaj kundër Maqedonisë dhe kanë të drejtë. Por nuk duhet të ngutemi duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Bernard Challandes.

Të gjithë i harruan shpejt rezultatet pozitive të cilat na ngritën një nivel më lartë në futbolin evropian. Rënia është evidente tani por duhet analizuar mungesat të cilat janë më shumë se të rëndësishme. Nuk ishte mbrojtësi kryesor Amir Rrahmani, mesfushori kryesor Hekuran Kryeziu dhe Vedat Muriqi që po konaiderohet si top mungesë ngase tani po shihet që loja e kombëtares tonë paska qenë e ndërtuar perreth tij. Duke mos e harruar edhe Milot Rashicën si një yll në ngritje në Bundesligë.

Por si duhet të veprohet në këto situata të vështira krize tash e tutje.
E para, duhet të luajnë vetëm ata që e meritojnë ngase në këto ndeshjet e fundit plot lojtarë dëshpëruan shkaku i formës së dobët aktuale që kanë.

Andaj Challandes duhet të thellojë më tepër bashkëpunimin me stafin e U21 ngase aty ka lojtarë që mund të kontribojnë në këto rrethana.

Tjetër, Challandes duhet të kërkojë talentë edhe në Gjermani e jo vetëm në Zvicër, ngase në Gjermani ka plot lojtarë kualitativ që janë të gatshëm të veshin fanellën e shenjtë të Kombëtares.

Drejtori i Reprezentacionit duhet të angazhiohet edhe më tepër ndërsa Federata duhet të mendojë për të krijuar një ekip skautësh i cili do të monitoronte zhvillimin e lojtarëve në klubet evropiane dhe të kap vetëm më të mirët.
Një gjë tjetër me rëndësi të cilën do të duhej ta bënte Challandes është që të krijon një përzgjedhje prej 18 lojtarëve më të mirë të Superligës me të cilët do të duhej të instalonte sistemkn e punës që bëhet në Kombëtare në mënyrë që të ketë gjithmonë alternativa në situata emergjente.

Personalisht mendoj që Challandes duhet të qëndrojë deri në fund të ciklit kualifikues për Katar 2022. Ngase lojtarët kryesor do të duhej të ktheheshin e me ta edhe rezultatet pozitive.

E nëse as atëherë gjërat nuk do të permirësoheshin, logjikisht Challandes do të duhej të mendonte për një marrëveshje konsensuale me Federatën për shkëputjen e kontratës dhe lirimin e postit të tij.4

Shkruan: Andin Lokaj

Momenti i Lirim Kastratit

Andin Lokaj Sporti

Shkruan: Andin Lokaj

Përzgjedhësi Bernard Challandes bëri mirë që e ftoj më në fund lojtarin më në formë kosovar aktualisht i cili pritet të shënojë ngritje të madhe në vitet e ardhshme të karrierës së tij.

Lirim Kastrati është emri më i ri në Kombëtaren A të Kosovës dhe e ka merituar thirjen pas performansave të shkëlqyera me ekipin U21 si dhe me klubin më të madh në Ballkan, Dinamon e Zagrebit ku bëri impakt që në ndeshjet e para në fanellën e gjigantit kroat pas transferimit 3 milion euro nga rivali lokal Lokomotiva.

Nuk ka dyshim që Kastrati e meriton të jetë pjesë e ekipit startues që tani, ngase është në top formë dhe i plotëson të gjitha predispozitat për të qenë titullar.
E para, është shumë personalitet modest, i disiplinuar, me karakter të fortë, faktikisht është lojtari më i shpejtë që kemi, teknikisht është shumë i mirë, jashtëzakonisht i rrezikshëm në duelet një me një ku gati është e pamundur të ndalet nga kundershtari.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja, e don Kosovën me zemër.

Mos harroni që kualitetet e tij kanë tërheq vëmendjen edhe të kombëtares së Shqipërisë, por “Rryma” ka qenë decidiv në vendimin e tij. Askush tjetër përvec Kosova.

Pra, të gjitha këto elemente bëjnë që ai të meritojë vendin në përbërjen e parë dhe tani është koha perfekte që të tregoj vetën.
Ky është momenti i Lirim Kastratit.

Kolumna e Andin Lokajt për Periskopin: Ballkani, Feronikeli dhe Prishtina, kandidatët kryesor për titull

Periskopi.com Sporti

Shkruan: Andin Lokaj

Federata e futbollit e Kosovës bëri hapin e madh dhe shumë të rëndësishëm që e zvogëloi Superligën nga 12 në 10 ekipe.

Sistemi i ri me 10 klube do t’ua mundësojë klubeve tona më shumë ndeshje kualitative mes vete pasi që do të takohen katër herë gjatë stinorit.

Pra do të ketë më shumë ndeshje derbi. Kjo ka shumë rëndësi, pasi që klubet e Superligës nga ky edicion kanë filluar të frymojnë në mënyrë profesionale të nivelit ballkanik.

Poashtu, Federata nga ky edicion ka një medium tjetër i cili transmeton ndeshjet dhe që asiston më shumë më të madhe parash për klubet, nga 22.500 euro sa ishte deri më tani, e ngriti në 38.000 euro për secilin klub. Hap me rëndësi.

Titullin e shkrimit e nisa me Ballkanin, pastaj e favorizova Feronikelin dhe Prishtinën si favoriten e tretë ngase Prishtinës ende nuk i besoj se mund ta fitoj titullin. Shpresoj të më demantoj në fund.

Pse e nisa me Ballkanin? Përvec faktit që e kishte merituar titullin edicionin e kaluar të cilin e humbi në minutat e fundit në Gjilan, këtë stinor hynë edhe më seriozisht. Madje shumë më seriozisht. E shikova ndeshjen me Besën dhe për herë të parë në Kosovë kemi një skuadër me shumë ndryshime brenda dy edicioneve në përbërjen e parë, por janë lojtarë që përshtaten shpejt dhe perfekt në sistemin e lojës të Ismet Munishit dhe ndihmësit më të mirë në Superligë, Agim Maliqit. Mos harroni, ndihmësi i mirë në futbollin modern është gjysmë titulli.
Secilin lojtar e kanë marrë adekuat pozicionit dhe çka është më e rëndësishme lojës që Ballkani e aplikon. Munishi e shfrytëzoi perfekt edhe krizën e Skenderbeut në bashkëpunim me mikun e tij , Kryetarin e klubit nga Shqipëria Ardian Takaj i cili i erdhi në ndihmë në kohën e vështirë të klubit serioz nga Korça. Jo vetëm me lojtarë siç është Gripshi, por edhe me drejtorin sportiv që i njef gjërat, Haris Fakiq i merituar për shumë transfere të suksesshme gjatë dominimit të Skenderbeut në Superligën e Shqipërisë dhe daljen në Evropë.
Pra ky edicion e gjen edhe më të përgatitur profesionalisht klubin suharekas që shiti Jetmir Topallin në Turqi por ende nuk e ka shitur top lojtarin Blend Baftiun pasi që Kryesia e klubit me Presidentin pasionant të futbollit Arsim Kabashin deri më tani ka refuzuar 3 oferta nga jashtë për top lojtarin e edicionit të kaluar. Dhe ashtu duhet. Nuk kemi pas klub me sa mbaj mend unë që ka refuzuar ofertë nga jashtë që nga shitja rekorde e legjendës tonë Fadil Vokrri nga Prishtina në Partizan më 1986 për 400 mijë marka të atëhershit.
Këto janë ndër arsyet që Ballkanin e kam favorit numër 1 për 2020-21.

Feronikeli

Duke e njohur karakterin dhe punën profesionale që e ka bërë me vite në Superligë, është një ndjenjë e imja personale që Afrim Tovërlani do të mbyll edicionin 2020-21 pozitivisht. Që do te thotë se ka gjasa të mëdha që do ta shohim Niklin në Evropë edicionin tjetër.
Përkundër gabimeve fëmijërore të Franc Veliut të Gjilanit në Drenas, rezultati për
mua ishte i parëmdësishëm sa ishte serioze qasja e Feronikelit në lojë. Kjo ka shumë rëndësi dhe do të ketë në fund të edicionit nëse Toki arrin të mbajë “dizginat” e që besoj se ka aftësi për ta bërë një gjë të tillë.

Prishtina

Pa dyshim që pas angazhimit të Zekirija Ramadanit dhe transferimeve shumë serioze të lojtarëve me shumë përvojë, Prishtina do të jetë ajo e cila do ta bëjë shumë më të paqartë luftën për titull, njëherit do ta zbukurojë kampionatin e sivjetmë.
Ramadani është dëshmuar trajner shumë serioz edicioneve që doli triumfues dhe sërish ka mundësi, madje është edhe favorit me ekipin që ka. Por unë e njoh klubin Prishtina dhe ende nuk besoj në titullin e këtij klubi ngase është klub që bënë shumë presion. Nëse e eleminon këtë anomali këtë stinor ka gjasa të ngritë trofeun që po e pret kryeqyteti që 8 vjet e që janë shumë vjet për top klubin tonë i cili e dominoi Drenicën në javën e parë, por rrugës së gjatë 36 javëshe do të ketë kundërshtarë shumë më serioz.
Nëse Kryesia e lejon trajnerin të punojë në qetësi, ka gjasa që të gëzohet në fund të kampionatit.

Drita

Kampioni aktual i shkon Legisë në Poloni dhe shpresojmë në befasi edhe pse gjasat janë minimale pasi që në rast befasie në Play-Off e pret Qarabag, për dy shkallë nivel më i lartë në futboll.
Por si mund të duket Drita në stinorin e ri pas aventurës evropiane?
Më pëlqeu transferimi i Ergyn Ahmetit, maqedonin Bërdarovski nuk e njoh por me siguri se nuk e ka transferuar kot Ardian Nuhiu, pa dyshim njeriu më i merituar për këtë sukses historik të futbollit tonë në nivel klubesh.
Qetësia e tij si menaxher ka qenë kruciale në shumë situata, por në edicionin e ri do ta ketë shumë më të vështirë të motivojë skuadrën përballë tri ekipeve favorite të lartpërmendura, ngase Ballkani, Feronikeli dhe Prishtina që në start të edicionit na treguan se janë shumë më të uritura për sukses se edicionin që lamë pas.

Llapi evropian

Dhe në fund Llapi. E kam pritë që “Legjendat” do të hyjnë më seriozisht këtë e di.

Andin Lokaj: Ujku është i plagosur, shërohet në tetor

Periskopi.com Sporti

Gazetari dhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka reaguar pas humbjes së Kombëtares së Kosovës 2-1 kundër Greqisë në ‘Fadil Vokrri’, e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C të Kombeve.

Ishte një përballje në të cilën ”Dardanët” u futën me jashtëzakonisht shumë mungesa, dhe këtë e di mirë Lokaj, i cili për Redaksinë e Periskopit është shprehur:

“Ujku ishte i plagosur, do të shërohet në tetor.

“Nuk kemi mundur më shumë në këtë periudhë të vështirë, madje mirë u mbajtëm sonte me gjithë ato mungesa, personalisht kam prit që të pësojmë humbje më të thellë sepse ishim të shpërndarë si ekip, djelmoshat u munduan maksimalisht dhe duhet t’i përkrahim deri në frymën e fundit.

”Tetori kundër Maqedonisë do të na gjejë të bashkuar e të kompletuar dhe jam i bindur që do të jetë shumë më ndryshe, djelmoshat tonë janë heronj të vërtetë dhe shtylla e shtetit tonë,” përfundoi Lokaj. /Periskopi.com/

Andin Lokaj: Celina është dashur të startojë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës sonte nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 kundër Moldavisë sonte në Itali, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C të Kombeve.

Në mungesë të Vedat Muriqit, i cili nuk ishte i disponueshëm për shkak të lëndimit, në qendër të sulmit Bernard Challandes vendosi të luajë me mbrojtësin, Benjamin Kololli.

Të shpeshta kanë qenë aventurat e Kolollit në sulm me Zurichun, por pati shumë skepticizëm në lidhje me inkuadrimin e tij në qendër të sulmit nga minuta e parë sonte.

Opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj beson se inkuadrimi i Kolollit nuk ishte zgjidhja më e mirë e mundshme, teksa vë në dyshim edhe vendimin për mos aktivizimin nga minuta e parë të Bersant Celinës, i cili me t’u inkuadruar në pjesën e dytë, i dha energji të jashtëzakonshme repartit ofanziv.

“Ekipi nuk ishte në formën më të mirë, këmbët nuk ishin të freskëta, Kololli shënoi por roli i qendërsulmuesit ishte gabim për mendimin tim sepse kundershtari ishte i dobët,” ka thënë Lokaj për Redaksinë tonë.

“Bersant Celina është dashur të jetë startues ngase e pamë kur hyri sa krijonte hapësirë me intelegjencën e tij të pasimeve të shpejta dhe të sakta shkaku që është i palexueshëm si lojtar.

“Zeneli nuk u pa në lojë që është brengosëse, por jam i sigurt se do të kishte qenë më i rrezikshëm po të ishte në lojë Celina, mos paraqitja e së cilit nga fillimi ndikoi edhe në lojën e Rashicës, pra sulmi me Celinën do të kishte qenë më i shpejtë dhe më i rrezikshëm, fakt që ndodhi, por inkuadrimi i tij ishte i vonshëm.” /Periskopi.com/

Andin Lokaj: Po të kishim qenë nga Etiopia, do ta hanim foren e Akademisë së Prishtinës

Periskopi.com Sporti

Opinionisti i Periskopit dhe gazetari i njohur, Andin Lokaj nuk ka qenë aspak i impresinuar me punën që po bëhet në Akademinë e Prishtinës.

Ditën e djeshme, gjiganti kosovar i futbollit publikoi një video ku njoftoi për ristrukturimin e Akademisë, si dhe punësimin e një stafi më profesionist.

Mirëpo, Lokaj është larg nga të qenurit i impresionuar nga ajo që ka parë, duke u shprehur për Redaksinë e Periskopit:

“Këtyre ditëve e pash një video e cila qarkullonte në FB në lidhje me punën që po bëhet në Akademinë e Prishtinës, e cila drejtohet nga Artan Luzi dhe Debatik Curri,” shprehet fillimisht Lokaj.

“Po të kishim qenë nga Biafra apo Etiopia (edhe pse këto dy shtetet afrikane definitivisht kanë ecë më shumë se ne) ndoshta do ta hanim karremin. Por jo, jo. Akademi? Jo.

“Se Prishtina përvec që e shkatërroi shkollën e saj të futbollit duke lëshuar talentët kryesor në të kaluarën, i lëshoi edhe rishtazi.

“Blend Baftiu, top lojtari i Superligës këtë edicion dhe Arbër Hoxhën, një ndër më të mirët pa dyshim. Andaj, është e turpshme që të quhet Akademi kur është larg asaj që funksionon si Akademi futbolli.

“Prishtina mund ta ketë në të ardhmen një vend stërvitor me dhoma për lojtarë të rinj ku pretendon të krijojë Akademinë e saj, por me politikën e deritanishme të shkollës që nënkupton largimin e lojtarëve më të mirë, do të mbetet vetëm një shkollë mesatare futbolli si gjitha të tjerat që i kemi në Kosovë. Prishtina e ka mundësinë që të bëjë më shumë në të ardhmen, por duhet të lirohet nga ‘filozofat e dijshëm’ nëpër sektorë të ndryshëm brenda klubit.

“E tek pastaj me njerëz të vërtetë të lëmisë të synojë krijimin e Akademisë së vërtetë, diku rreth vitit 2030.” /Periskopi.com/

A e pashë një talent?

Andin Lokaj Sporti

Shkruan: Andin Lokaj

Pas luftës Kosova ka pasë disa lojtarë të cilët i kemi quajtur në fillimet tona gazetareske talenta.

Si Dallku dhe Curri për shembull. Por nga perspektiva e sotme kemi qenë amatera në konkludim, ngase dyshja që aktualisht e drejton Prishtinën na doli vetëm talent fizik dhe larg asaj që e quajnë TOP.

Pastaj kalojnë goxha do vjet dhe vjen Rashica me Muriqin e Rrahmanin. OK, super fat për këtë treshe që nuk e gëlltiti Shqipëria Patriote, se meniher kishin pranu. Dhe ky ishte fat karriere së pari për ta e më pas për Kombëtaren tonë.

Dhe pas kësaj treshe-je u ndal për disa vjet talenti në Kosovë.

Dhe dje më duket se e pashë një talent? A e pashë një talent dje? Nuk e di dhe nuk jam i sigurt.

Por, pas disa konsultimeve me njeriun( pa emër) i cili e njeh TOPIN më së miri jo vetëm në Kosovë, se i vogël është “Qarku” tu Kosovës, diçka dijagnoza ja nisi mem deviju.

Sidomos gjatë këtij Covidit. Se nuk po dihet a ka apo nuk ka virus!!!

Por, prapë. A e pashë një talent? Ai ishte talent gjithsesi dhe aty kurrëfarë dyshimi nuk ka. Bile, bile brenda futbollit tonë të lodht, nuk më kujtohet një i tillë kaq bindës.

Por ajo që po më mundon për këtë talent është fakti që vjen nga një familje e varfër.

Dhe më duket se e kanë keqpërdor tërë kohën dhe vazhdojnë ta keqpërdorin. Ai nuk është për Kosovë më.

Por, a mund të jetë pjesë e një prej Top 5 ligave të Evropës? Nisemi nga liga më e dobët Serie A, Ligue 1 apo Bundesliga?

Me lojën e fundit që e pash, në këto tri liga ka shansë me hecë.

E për ligën më të fortë në Botë “La Liga”
dhe të dytën Premier League, aty ka punë.

Por mjafton që ka fat me kalu shkallën e parë. Se qaj lojtar do ta kalonte edhe të dytën.

Nuk e besova deri dje për atë lojtar, edhe pse atë talent ma kishte treguar njeriu i cili din TOP më së miri, dhe jo vetëm në trevat ku folet shqip.

Të shohim çka do të ndodh në vazhdim. Shpresojmë që të ketë sa më shumë fat dhe asnjë lëndim.

Mos po më vetni kush osht ai?

Ju kallxoj në shkrimin tjetër.

Andin Lokaj i impresionuar me ardhjen e Andi Zeqirit: Së shpejti mund të vijë edhe një superlojtar tjetër

Periskopi.com Sporti

Ardhja e Andi Zeqirit në Përfaqësuesen e Kosovës i ka gëzuar të gjithë ata që janë të lidhur me “Dardanët”, si fansat ashtu edhe stafin teknik të Kombëtares.

Fundja, kemi të bëjmë me një futbollist që i ka shënuar 12 gola në ligë këtë edicion me Lausannen, derisa ka kontribuar edhe me pesë gola në katër paraqitje në Kupë, shkruan Periskopi.

I impresionuar me këtë ardhje është shprehur edhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj i cili ka vlerësuar lart punën e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Ardhja e një lojtari aq të talentuar dhe aq perspektiv si Andi Zeqiri më së miri tregon seriozitetin e Federatës tonë të futbollit në krye me Presidentin Agim Ademi,” ka thënë fillimisht Lokaj.

“Kjo ardhje për të cilën edhe Zvicra qoj pluhun ngase Zeqiri është top lojtar nuk do të jetë e vetmja, pasi që shkaku i seriozitetit të Federatës së shpejti mund të vjen edhe super lojtari tjetër, anëtari i Baselit, Orges Bunjaku”

“Të gjithë duhet ta futin në kokë, lojtarët që janë e që do ti kemi në të ardhmen për një ekip stabil viteve të ardhshme janë me neve si meritë e Kryetarit Ademi dhe ekipit të tij, të tjerat gjëra janë vetëm lojëra të kota dhe të përlyta politike.” /Periskopi.com/

Falna gabimin legjendë

Andin Lokaj Sporti

Për shumë analista patriotik “tu” Kosovës, legjenda më e madhe e futbollit kosovar, madje edhe ata përtej kufirit të shtetit tonë ende thonë është Fadil Vokrri. Masi ka met me thon kështu, e po thuhet ende, OK.

Si futbollist a qysh po e marrim këtë kolumne, se kurrë se kuptova pse po e përzini futbollin me politik!

Në Shqipëri ashtu kështu ska pas ndonjë futbollist me nam evropian ndonjëherë kështu që mendimi i tyre për mua ska pas e as që do të ketë ndonjëherë rëndësi.

Se futbolli don analizë të mëvonshme se kush ka qenë në top më i mirë se tjetri etap pas etape. Ende kemi deklarata jo Pele jo Maradona jo Messi.

Ok, mediat.

Por topin që unë e kam në sistemin nervor e din edhe nafaklia Zinedine Zidane me 3 Championsa rresht.

Ai e ka kuptu dhe pranu moti që Enco Fraceskoli u kon për to bablok në top. Bile edhe njonit prej djemve të tij ja ka ngjit emrin Enco. Dhe e vërtetë osht.

E di që pak qka e folin gjuhën famozo-patriotike shipqe e din kush u kon Enco Fraceskoli.

Nejse, te ne skemi njohës të mirë të topit, ata janë aq pak sa as gishtat e dy durve si mrrijin me i numru. Dhe kjo dihet.

Por ku po dalim në lidhje me krejt çka shkrujta deri tash.

Shumë e thjeshtë.

Quhet XHEVAT PREKAZI.

Shumë çiftelija te ne, jo veq që nuk e njohin apo e kanë frigë emrin e madh të tij edhe sot, por çka është më e rendësishmja kurrë nuk kanë arritur të deshifrojnë lojën e tij magjike. Asnjëherë.

Dhe nuk i fajësoj që se kanë deshifru.
A e dini pse? Se skanë pasë intelegjencë me deshifru.
Nuk kanë as sot e kësaj dite.

Nuk ka qenë e lehtë as atëherë e as sot të kuptohet e pranohet që zotriut i’a kishte mundësuar Perëndija atë mega-talent, jo vetëm për top por edhe intelektualisht.
Pra kulturën e përgjithshme( topin dhe rokenrollin njëkohësisht) kulturë e papërsëritshme në mesin tonë më. George Besti veq e ka pas atë afinitet.
Nese po rrej najsen kontaktomni. Ktu jom.

Nëse edhe sot i shikojmë në You Tube xhirimet e gjeniut modest XHEVAT PREKAZI si lojtar te Partizani, Hajduki( personalisht çmendem kur i shikoj paraqitjet me Hajdukin edhe pse veq një sezonë jo të plotë e ka aty se shkon USA, ashtu qysh lun aty veq Krojfi madhështor ka dit).

Dhe së fundi ku edhe vuloset ajo që po e them, aty ku edhe sot është KING si personalitet i rrespektuar Medial, në emisionet e Champions League, i ftuar special te Galatasaray.
Njeri jonë. A ka më kënaqësi kur i dëgjoj njerëzit në kafe Xhevat Prekazi në Champions League a? A osht qyky Xhevat Prekazi? Une përgjigja: Po, po qyky osht, pse ku ki jetu ti që 30 vjet, në Los Angelos a Prishtinë?

Prandaj krejt këto gjëra që i shtypa më lehtësuan shpirtin sepse më në fund jam i pari që ia bëra pytjen më të thjeshtë në Botë vetvetës.

Legjend, pse të kemi harru?

Pse të kemi harru si bindshëm futbollistin tonë më të mirë të të gjitha kohërave, jo veq ku folet shqip por edhe shumë më larg gjeografikisht?

Dhe po e marr guximin me jep përgjigjen duke u nisur nga vetvetja.

Qikaq e kemi trunin, ma shumë nuk dijim. Falna gabimin Legjend.

Shkruan: Andin Lokaj

Nuk ka kohë për përfundim normal të sezonit, FFK-së i ofrohet opsion gjenial mbi tavolinë

Periskopi.com Sporti

Për rikthim të futbollit në Kosovë nuk mund të flitet deri më 18 maj.

Këtë e konfirmoi për RTK-në drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani të enjten mbrëma.

Sidoqoftë, vështirë është ta paramendojmë ristartin e Superligës së Kosovës në futboll pas 11 ditëve, derisa klubet ende nuk kanë filluar si duhet stërvitjet, shkruan Periskopi.

Ekspertët, jo më larg se të enjten pasdite, thanë për Periskopin se është e pamundur të luhet pa u stërvitur të paktën tri javë – dhe atë në versionin më të keq të mundshëm.

Kujtojmë se kanë mbetur hiç më pak se 11 xhiro deri në mbylljen e sezonit, plus ndeshjet e Kupës.

Kur i fusim këtu edhe ndeshjet parakualifikuese për Champions League dhe Europa League të cilat luhen zakonisht në qershor, atëherë kemi një lëmsh të vërtetë.

Mirëpo, një opsion brilant i është servuar Federatës së Futbollit të Kosovës nga opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj.

Në fakt është një ide të cilën ai e kishte prezantuar javë më parë, pikërisht përmes një prononcimi për Periskopin, derisa edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi e kishte përqafuar, duke thënë se nëse vjen puna deri këtu ku ka ardhur tani, do ta konsiderojë për ta praktikuar.

Ideja është që të luhen ndeshje playoff për t’u vendosur kampioni i Kosovës, si dhe të definohen skuadrat që do të bien dhe do të promovohen në elitën e futbollit kosovar me nga një ndeshje.

Takimet e playoffit do të zhvilloheshin me nga një ndeshje, ku skuadra e ranguar më lart në tabelë do të luante si vendëse.

Playoffi për titull do të vendosej me tri ndeshje, ndërsa ai për mbijetesë me katër ndeshje.

Pra, në total 7 ndeshje, të cilat do të kryheshin brenda 2 jave.

Nëse ka mundësi organizative, atëherë me pëlqimin e klubeve dhe në marrëveshje me Federatën, ndeshjet mund të zhvillohen edhe në terren neutral.

Gjysmëfinalet:

Ballkani- Prishtina
Drita-Gjilani

Finalja per titull

Playoffi për mbijetesë

Feronikeli – Dukagjini
Llapi – Vushtrria
Drenica – Ferizaj
Flamurtari – TR 89

Katër humbësit bien në Ligën e Parë.

E njëjta formulë do të përdorej edhe në Ligën e Parë dhe të Dytë.

Përderisa nuk ka ide tjera të qarta se si të vazhdohet para, kjo duket të jetë një zgjidhje shumë e volitshme për këtë situatë.

Ekspertët tregojnë kohën reale që u duhet klubeve për t’u përgatitur para se të rifillojnë sezonin

Periskopi.com Sporti

Situata me pandeminë e koronavirusit paksa ka filluar të qetësohet, por rreziku është ende jashtëzakonisht i lartë, marrë parasysh se ende për çdo ditë kemi shtim të numrit të të infektuarëve.

E kemi fjalën në aspektin global, pasi në Kosovë situata është dukshëm më e mirë se që ishte, ta zëmë, një muaj më parë, shkruan Periskopi.

Andaj, ësht mëse e natyrshme të rifillojë normalizimi i jetës, nën ombrellën e të cilës futet edhe rikthimi i Superligës së Kosovës në futboll.

Ende është e paqartë për datën e saktë se kur do të ristartojë sezoni, por një gjë është e sigurtë; edhe nëse nesër FFK jep dritën e gjelbër për rinisje, futbollistët janë ende shumë larg formës së duhur dhe përgatitjes fizike që kërkohet.

Kujtojmë se trajneri i Chelseat, Frank Lampard së fundmi tha se skuadrës i duhen ndeshje para-sezonale plus një muaj stërvitje, për t’u rikthyer në formën e kërkuar. Kjo e nënvizon më së miri situatën.

Se duhet kohë e gjatë përgatitjeje që të mendohet për rikthim në fushë, besojnë edhe ekspertët e futbollit kosovarë.

Trajneri i Kombëtares U19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi e ka pranuar se është e vështirë të shohim futboll kualitativ nëse lojtarët nuk stërviten për një muaj fillimisht.

“Në kushte normale, 4 javë (stërvitje), sepse futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe pas përfundimit të kampionatit janë sado pak aktiv, por tash në këto kushte të jashtëzakonshme pandemie dhe pushimi të detyrueshëm, për me mujtë me vazhdu kampionati, minimumi i minimumit është tri javë stërvitje,” ka thënë Krasniqi për Periskopin.

“Kjo për arsye se janë vetëm 11 xhiro të mbetura dhe ndeshjet e Kupës.”

Edhe trajneri tjetër i grupmoshave të reja të “Dardanëve”, Rafet Prekazi beson se stërvitjet intensive janë të domosdoshme para fillimit të aktiviteteve, por ai mendon paksa më ndryshe sa i përket kohës së kërkuar.

“Në këtë situatë, tri javë stërvitje para se të rikthehen,” është shprehur ai për Redaksinë tonë.

Të paktën një muaj stërvitje kërkon ndihmës-trajneri i Flamurtarit, Arsim Prepolli, i cili është shprehur:

“Po, normal se duhet kohë për ushtrime, se masnej shkon në dëm të futbollistëve. Ata robotë nuk janë të luajnë me direktues por u duhet përgatitje fizike së paku një muaj për të luajtur një ndeshje futbolli, përndryshe unë e shoh të pakuptimtë që një futbollist me një javë ushtrime të jetë i gatshëm për kampionat.”

Një mendim krejt tjetër në lidhje me këtë çështje e pati opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj, i cili e quan absurditet vazhdimin e edicionit në këto rrethana.

“Kur një emër i madh si ai i menaxherit të Chelsea-t, Frank Lampard deklaroi sot se ekipeve i duhet para sezona e plotë dhe 1 muaj komplet përgatitje për tu rikthyer në formën e para-pandemisë, ne si vendi me kampionatin më të lodhur në Evrop s’kemi çka mendohemi dy herë. Anulim,” tha Lokaj për Periskopin.

“Dihet që një profi futbollist pauzon 3 javë, ndërsa këtë herë pauza zgjati 2 muaj, pra mund ta merrni me mend se si mund të duket vazhdimi”.

“Një fakt tjetër me rëndësi. Nëse kampionati vazhdon, ai do të përfundojë diku në korrik, paramendoni sesi do të duket sezona e ardhshme me 10 ekipe që do të thotë 36 xhiro futboll të cilat duhet të zhvillohen me një orar shumë të ngjeshur për shkak se do të zhvillohet kampionati evropian dhe ne duhet ta mbyllim Superligën brenda kalendarit të UEFA-s.

“Absurd më duket vazhdimi, andaj mendoj që rruga më e mirë do të kishte qenë anulimi, duhet të reagojmë me urgjencë në situatë urgjente.” /Periskopi.com/

4 vjet nga dita historike

Periskopi.com Sporti

Shkruan: Andin Lokaj

Sot katër vjet më parë futbolli i Kosovës pas shumë rrugëve të gjata tejet të vështira dhe pas shumë e shumë sakrificave e pengesave të armiqve, më në fund arriti aty ku e meritonte. Hyri në familjen evropiane të futbollit duke u bërë me plot meritë anëtarja e 55-të e UEFA-s.

Gjatë këtij rrugëtimi të gjatë udhëtuan me mijëra akterë prej momentit të pavarësimit të futbollit në fillim të viteve 90-të. Një armatë e tërë kishte punuar në ato kushte të vështira duke kontribuar secili per të ardhur te dita vendimtare e 3 majit të vitit 2016.

Por ardhja deri te kjo ditë ishte e mundimshme duke hasur në probleme të mëdha organizative pasi qe Federata duhet të nisej në ofenzivë por nuk kishte fonde për të organizuar ngjarje të medha shkaku që nuk ishte anëtare e shtëpisë evropiane dhe skishte ndihma financiare për të organizuar ndeshjet.

E para ndeshje ishte ajo e vitit 2002 me Shqipërinë por jo e rendësishme për neve si Kombëtare sa që ishte për patriotizma folklorik.

Shenjat e para se po fillon të ndodh diçka serioze u shfaqën kur zhvilluam duelin me Arabinë në vitin 2010 dhe fituam 1-0 me golin e Kristian Nushit. Në atë ndeshje për ne ishte paraqitur edhe Besnik Hasi qe ishte më heret kapiten i Shqipërisë dhe këtyre të fundit nuk iu kishte ardhur aq mirë ajo paraqitje e tij.

Dhe pas ketij dueli ofenziva për pranim ishte edhe më energjike.

Pas lejes së dhënë nga Instamcat më të larta të futbollit u lejuam të zhvillojnë ndeshjen miqesore me Haitin në Mitrovicë ku Kosova me lojën e treguar dha shenja se mund të bëjë gjëra të mëdha në futbollin evropian në vitet në vijim. Pasuan duelet me Turqinë, Senegalin dhe Omanin të cilat u organziuan nga bashkëpunimi i legjendës Vokrri dhe ekipit të tij, miqësore të cilat paralajmëruan se shumë shpejti do të ndodh pranimi.

Por, viti i fundit ishte jashtëzakonisht stresues dhe po të mos ishte kontributi i Federatës gjermane kush e di se ku mund të ishim sot.

Gjermania bëri presion te madh te anëtarët tjerë te UEFA-s që Kosova të bëhej anëtare me të drejta të plota në UEFA e pastaj edhe në FIFA.

Përballë kritikave të shumta të Federatës serbe të futbollit që atë kohë i drejtoheshin Gjermanisë për të ndërruar mendje dhe për të mos e lënë Kosovën të jetë pjesë e futbollit evropian, kjo nuk ndodhi. Serbia nuk e kritikonte rastësisht Federatën gjermane, ngase PO e Gjermanisë mbyllte të gjitha dilemat për pranim ngase Gjermania ka rrespekt të pakufijshëm në UEFA.

Dhe merita të mëdha në këtë drejtim kanë vëllëzërit Nexhat dhe Zija Shoshi si dhe Fekmi Kongjeli, ekip ky nga Gjermania që loboi për 20 vite pandalur për pranimin e Kombëtares tonë në instancat më të larta të futbollit evropian.

Kjo treshe ishte ajo që ndikoi në organizimin e dy ndeshjeve para pranimit me Eintracht Frankfurt dhe Ëerder Bremen.

Marrëveshja ishte arritur në takimin e mbajtur në Leuna të Gjermanisë mes tyre dhe përfaqësuesve të DFB-së (Rainer Milkoreit-nënkryetar, Markus Weidner, Wolfgang Grunert dhe Dieter Burdenski

Këto dy ndeshje ishin percjellir nga televizionin shtetëror gjerman ARD dhe mediumi i fuqishëm sportiv Sport Schau që përmes një dokumentari televiziv ndikuan në internacionalizimin dhe imazhin e shtetit tonë i cili ne atë kohë ballafaqohej me rreth 150 mijë të ikur nga vendi.

Kjo ekip ndikoi që tanimë i ndjeri, ish Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, para mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të takohet me presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit, Ëolfgang Niersbach. Takimi u mbajt më 18 mars dhe si temë kryesore ishte harmonizimi i agjendës për takimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të mbahet më 23.03.2015 në Vjenë të Austrisë. Ky ishte momenti i së vërtetës dhe dyert u hapën

Pasoi Budapesti, pranimi dhe dueli parë zyrtar me Ishujt Farou me 03.06.2016 të cilin e fituam 2-0. Kjo ishte ndeshja historike ku për shkak të rrespektit ndaj Perkrahjes Gjermane ndeshja e parë u zhvillua pikërisht në Gjermani e përcjellur me të gjitha ceremonitë. Himnin dhe Flamurin e Shtetit. Perkrahja gjermane dhe personalitetit të shquar Thomas Bach, shteti jonë u pranua edhe në Komitetin Olimpik ndërkombëtar.

Pasuan duelet e grupit për Botërorin 2018 ku dorën në zemër pësuam fijasko.

Më pas pësuam goditjen tjetër të rëndë. Largimin nga jeta të Ikonës tonë Fadil Vokrri. Goditje shumë e rëndë nga e cila nuk ishte aspak e lehtë për Presidentin aktual Agim Ademi, që të riorganizohej. Por ia doli duke menaxhuar shkëlqyeshëm me punën e tij dhe duke shënuar rezultate fantastike në kualifikimet për kampionatin evropian, rezultate të cilat as në ëndërr nuk do ti paramendonim e lere më ti shihnim. Rezultate të cilat na mundesuan që ti afrohemi ëndrrës dhe personalisht besoj shumë se me këtë bagazh reprezentativ tejet kualitativ do të kualifikohohemi në Euro.

Në fund edhe njëherë për ata që nuk e dinë dhe për ata që ndoshta e kanë harruar, sepse ne e kemi zakon të harrojmë shpejt, tre personalitetet vëllëzërit Nexhat dhe Zija Shoshi si dhe Fekmi Kongjeli vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme urëlidhëse e bashkëpunimit ndërmjet Federatës tonë të futbollit e cila me shumë sukses po drejtohet nga Agim Ademi, dhe asaj gjermane pa të cilën ne nuk do të ishim këtu ku jemi aktualisht. Dhe të jeni të bindur se jemi me fat ngase bashkëpunimi po vazhdon të jetë edhe më intenziv dhe më i fuqishëm se që ishte më parë.