Andin Lokaj kritikon brutalisht ‘mentalitetin provincial të gazetarëve që bëjnë lajme 33 cent’

Periskopi.com Sporti

Gazetari i njohur, Andin Lokaj, ka reaguar me një postim në rrjetin e tij social Facebook duke kritikuar kështu gazetarët dhe duke i dalë në mbrojtje FFK-së.

Lexojeni më poshtë postimin e plotë.

Çifteli gazetari e sportit dhe jo vetëm

Kur po i lexoj disa shkrime analitike aq palidhje të “ekspertëve”, e as emrin në shkrimin e tyre nuk kanë guxim ta shkrujanë, qare spo ka truni pa u aktivizu: A jom t’u frymu si evropian, apo patjetër duhet me iu bashku shumicës që adhurojnë tingullin e dy-telëshit?

Definitivisht jom bind që s’ka shans me i ikë kësaj të fundit.

E me të është ngusht e identifikuar gazetaria sportive provinciale, e cila në rrënjët e saj – përveç mentalitetit të çiftelisë – është e kombinuar me turbo follk estrada, tallava dhe shansonjera “superfallc” të cilat po e emocionojkan Kryetarin e kryeqytetit.

Paramendoni, Prishtina është i vetmi kryeqytet që nuk e ka pasë asnjë rokenroll bend të njohur mysafir. Rokenrolli dhe futbolli janë të lidhur ngusht si Rolling Stones me Tottenham, apo Oasis me Man.City.

Gazetarë provincial në “tru” e dinë këtë fakt teorikisht, por kurrë nuk ta pranojnë sepse çiftelia mbetet pjesë e pandashme e tyre.

Dhe fatkeqësisht ky kolorit i gërditshëm mentaliteti e ka okupuar sistemin minimal pozitiv të gazetarisë sportive. Paramendoni sa shumë janë gazetarë të cilet për çdo ditë shkruajnë lajme 33 cent si psh; “Manchester United e don me çdo kusht Sanchon”, haha komedi, me dhjetëra lajme të tilla në ditë. Qyre ti super-lajmin, Manchester United e don me çdo kusht Sanchon…

Edhe që e don me çdo kusht çka? As fëmijët 10-vjeç si lexojin këto gjygym lajme.

“Patriotizmi me baterija” është një tjetër fenomen te kjo gazetari e jona.

Një fakt i cili më ka ra në sy e që është shumë qesharak është ai që shumica e gazetarëve të sportit, në veçanti futbollit, më shumë i respektojnë ata nga Shqipëria se kolegët e tyre me të cilët takohen shpesh.

Madje edhe kanë krijuar aleancë për të na mposhtur ata pak që mendojmë se ketu ka shtet. E nuk do t’ia dalin, kjo është e sigurt.

Ky grupacion i çifteli-gazetarëve paraqet rrezik për shtetin tonë dhe është duke vepruar nën urdhërat e atyre të cilët në thellësinë e mendimeve të tyre luten që Kosova mos të kualifikohet në Kampionatin Evropian, që do të kishte qenë suksesi më i madh i një Kombtareje.

Dhe është e turpshme që marrin guximin të sulmojnë Federatën e futbollit pa kurrëfarë arsye.

Midis 1 milion idiotësirave që janë bërë në këtë vend, dikush u kap te rasti minijaturë i Presidentit.

Po pse bre të nderuar nuk u kapët për atë rast para 10 vjetve a kur na paska ndodh por u nisët në sulm si hijena kur i arriti rezultatet më të mira në histori të futbollit kosovar?

Më 3 maj bëhen 4 vjet nga pranimi i Federatës në Kongresin e Budapestit.

I vetmi që nuk ishte atje isha unë.

Nuk isha atje sepse isha i vetmi kritikues i të ndjerit Vokrri.

Të gjithë gazetarët tjerë ishin në përkrahje të legjendës tonë. Ok, secili ka të drejtë të shprehet, por jo me fillozofi të çiftelisë.

E kam kritikuar tërë kohën Vokrrin ngase ka pasë gabime.

Por sot e them publikisht që e përkrahi Presidentin Agim Ademin dhe do ta perkrahi gjithmonë pa marrë parasysh se cilat do të jenë rrethanat në të ardhmen.

Pse? Shumë e thjeshtë. Shikoni rezultatet prej startit të Nations League.

Ata që e përmendin dhe dëshirojnë të njollosin emrin e Presidentit aktual duke aluduar tërë kohën në emrin e legjendës Vokrri, duhet të analizojnë mirë një gjë.

A e keni pyt vetvetën njëherë të vetme se sa ka qenë e vështirë të drejtohet Federata pas vdekjes së Vokrrit?

Dhe Presidenti Ademi me ekipin e tij e kanë kryer punën perfekt. Rezultatet e tregojnë realitetin.

E tash që e kemi Superligën të rraskapitur dhe më të lodhur në Evropë, Federata nuk ka faj.

Federata nuk i ka faj klubeve që shpenzojnë shumë e nuk kanë ide se si t’i kthejnë paratë. Se nuk ka koncept te klubet. Dhe ky avaz po vazhdon që 20 vjet.

Ka pasë kryetar të klubeve që kanë shpenzuar pas luftës më shumë se që shpenzojnë sot kryesitë e klubeve, por as ata e si duket as kryesitë e sotme nuk po e gjejnë rrugën e duhur.

Lokaj kritikon rëndë futbollistët dhe trajnerët: U thonë vetes profesionistë e qëndrojnë të mbyllur një muaj

Periskopi.com Sporti

Klubet e Superligës po vazhdojnë të qëndrojnë të heshtura, derisa ato evropiane tashmë kanë gjetur mënyrë kreative për t’i mbajtur futbollistët në formë, pavarësisht krizës shëndetësore.

Periskopi ka kontaktuar sot me disa trajnerë të Superligës për të kuptuar nëse e kanë ndërmend të vijojnë stërvitje me grupe të vogëla, duke respektuar distancën, por të gjithë ishin njëzëri se kushtet aktuale ua pamundësojnë një gjë të tillë.

Sidoqoftë, analisti i Periskopit, Andin Lokaj nuk pajtohet aspak me këto arsyetime, derisa thotë se nuk e kupton se si po qëndrojnë të izoluar kaq gjatë pa aktivitete.

“Nuk e kuptoj se si kanë mundur futbollistët tanë që thonë se janë profesionistë të qëndrojnë mbyllur për 1 muaj duke zhvilluar vetëm ushtrime të cilat nuk i kanë ndihmuar që të mbajnë formën,” ka thënë ai për Redaksinë tonë.

“E kuptojmë të gjithë gjendjen, por është dashur të veprojnë si në vendet tjera, së pari trajnerët është dashur t’i dërgojnë programet e tyre për punën në terren gjatë kësaj pauze për stërvitje jashtë në terren, gjë që me sa di unë nuk e kanë bërë.

“Gjithkund në rajon, se për Evropë mos të flasim, janë aplikuar dhe vazhdojnë të aplikohen stërvitjet në fushë të gjelbër ku fillohet me nxemje të lehtë duke vrapuar rreth terrenit dy tre rrathë, më pas sprintat 5 herë 100 dhe 5 herë 50 metra, pas kësaj bëhen zgjatjet dhe në fund loja me top.

“Qe nga shperthimi i pandemisë klubet e rajonit dhe në Evropë kanë punuar në grupe me nga 3-4 lojtarë dhe madje nga 2 herë në ditë, gjë që te ne fatkeqësisht është aplikuar minimalisht apo hiq nga ana e trajnerëve dhe vetë futbollistëve.” /Periskopi.com/

‘Ika n’shpi se ky nuk është normal’ – reagimi i çmendur i Andin Lokajt pas supergolit të Messit

Periskopi.com Sporti

Barcelona shënoi fitore kundër Getafes me rezultat 4-0, në ndeshjen që u zhvillua për të vazhduar në çerekfinale të ‘Copa del Rey’, në vitin 2012.

6 herë fituesi i ‘Topit të Artë’, çmendi në atë kohë komentatorin Andin Lokaj, i cili nuk mundi të përmbahej, pas golit të argjentinasit.

“Ika nshpiiii… të nderuar shikues, ky lojtar nuk është normal”, thoshte ai.

Shikojeni më poshtë golin e Messit dhe reagimin e Andin Lokajt. /Periskopi.com/

https://www.facebook.com/GAZETASPORTI1/videos/224085565344700/?t=89

Andin Lokaj: Gazetarët e Shqipërisë po nxisin polemika anti-Kosovë me pyetje primitive

Periskopi.com Sporti

Ish-kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, është duke qëndruar i izoluar në shtëpinë e tij në Finlandë, kjo për shkak të gjendjes më pandeminë koronavirus.

Ndërsa në një intervistë, Hasani i pyetur se: Nëse luan për Maqedoninë dhe shënon ndaj Kosovës, a do festoje?

Ai është përgjigjur se: “Ne jemi profesionistë dhe ajo është vetëm një lojë futbolli. Ne presim prej kohësh të kualifikohemi në Europian.”

Lidhur me këtë opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka reaguar duke thënë: Gazetarët në Shqipëri nëse mund tu thuhet ashtu i ngarkojnë futbollistët me pytje patriotike pasi e kanë instalu patriotizmin folklorik brenda profesionit që ska lidhje me atë punë”

“Kjo nuk është hera e parë që bëjnë këso pytjesh primitive, një medium shminkë i ka bërë keso pytjesh edhe futbollistëve tanë por shumica prej tyre i kanë ikur ngase janë intelegjent”

“Për Kosovën dhe futbollistët e saj në të ardhmen nuk do te duhet te vlente më filozofia e atyre përtej kufirit të cilët na shohin me zili në thellësinë e mendimeve të tyre, kështu që fanellën e Kosovës duhet ta veshin në të ardhmen vetëm ata që ndihen 100% kosovar. /Periskopi.com/

Bota e futbollit post- korona

Andin Lokaj Sporti

Shkruan: Andin Lokaj për Periskopin

Ashtu siç do të ndryshojnë shumë gjëra në botë, edhe futbolli do të pësojë ndryshime drastike pas korona virusit, i cili do të zgjasë me muaj të tërë dhe aty s’ka asnjë dyshim.

Sipas të gjitha gjasave, shumë klube të vogla do të shuhen dhe niveli i ligave shtetërore evropiane do të ketë rënie drastike, andaj personalisht besoj që nuk do të ketë motiv më për zhvillimin e kampionateve shtetërore.

Do të ketë shuarje të klubeve të vogla dhe mesatare edhe në ligat elitare dhe shumë lojtarë do të mbeten në qorrsokak pa e ditur se si të veprohet.

Do të krijohet huti dhe shumë mjegull. Madje ligat e dyta dhe të treta në Evropë ka gjasa që të mos funksionojnë, apo vetëm në nivelin amator ngase humbjet do të jenë të pariparueshme.

Në krejt atë tollovi që do të krijohet në epokën post-virus, zgjidhja perfundimtare do të jetë themelimi i “Ligës Elite të Evropës” ku pjesëmarrës do të jenë vetëm gjigantët më të mëdhenj të Kontinentit të Vjetër të cilët do të mbijetojnë.

Në anën tjetër, Liga e Kombeve do të ketë gjasa shumë të mira që të fuqizohet më tepër, pra Kombëtareve më të dobëta do t’u kushtohet edhe më tepër rendësi në zhvillim.

Dhe ajo që pritet të quhet në të ardhmen revolucion i futbollit global mund të jetë Superliga e Kinës, e cila pritet të jetë ndër më të avancuarat në botë viteve të ardhshme.

Shkaku i asaj që e para kaloi katrahurën planetore, Kina do të mundohet të bëjë atë që e ka synuar me vite të tëra, të krijojë ligën më të fortë në botë pasi që në nivelin e Kombëtares nuk ka forcë.

Kina si superfuqi financiare do të tërheq lojtarët më të mirë në planet, Drejtorët më të mirë Sportiv, top menaxherët e stafet më kualitative mjekësore, kompanitë më të mëdha sponzorizuese dhe çdo gje tjetër që lidhet me ngritjen e nivelit të futbollit në piadestal.

Reagon Andin Lokaj pas letrës së nënkryetarit të DFB-së për FFK-në

Periskopi.com Sporti

Nën kryetari i DFB-së, njëherish dhe Ambasador nderi i Republikës së Kosovёs i ka  shkruar presidentit të FFK-së Agim Ademit.

Në njoftimin e tij ndër të tjera shkruan se janë duke e përcjellë më interesim situatën e FFK-së dhe rrjedhat pёr dy ndeshjet e mbetura tё Kombёtares sё Kosovёs pёr kualifikime nё Kampionatin Evropian, shkruan Periskopi.

Lidhur me këtë ka folur edhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj.

“Gjermania është fuqia kryesore në futbollin evropian dhe vendimet e tyre as që diskutohen nga Anglia, Franca apo Spanja ngase kanë besim të plotë te DFB, është e kuptueshme që vazhdon përkrahja për Kryetarin tonë të Federatës Agim Ademin ngase nën drejtimin e tij Kosova ka arritur piadestalin e rezultateve”

“Gjermania vendos, andaj duhet të kemi kujdes se si të veprojmë ngase mund të na përjashtojnë kur të qohemi një ditë në mëngjes nga gjumi”, tha ai. /Periskopi.com/

Andin Lokaj i frustruar me Leo Messin: Ai meriton të burgoset

Periskopi.com Sporti

Andin Lokaj nuk është aspak i impresionuar me kontributin e superyjeve të futbollit botëror në krizën shëndetësore.

Koronavirusi ka paralizuar futbollin evropian dhe vetëm mund të imagjinohet thellësia e krizës financiare, pasojat e të cilës do të jenë prezente edhe për shumë vite, shkruan Periskopi.

Emra si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo thuhet se kontribuan paksa duke dhuruar donacione modeste për të prekurit dhe stafin shëndetësorë.

Nëse mund ta quajmë “modeste” donacionin prej një milion eurove të Messit, por kur e mendojmë thellë edhe është modest pasi ai atë shumë parash e fiton çdo javë – literalisht, Messi çdo javë i merr nga një milion euro, zonja dhe zotërinj.

E mendojmë çdo shtatë ditë, domethënë, sa herë bëhen shtatë ditë, atij i shkojnë një milion euro në konto – sa për ta nënvizuar si duhet çështjen.

E duke llogaritur këtë, opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj nuk i ka kursyer aspak kritikat, sidomos për argjentinasin.

“Topi është i shenjtë. Shumë mendojnë që futbolli ka fillu prej Peles, bile edhe Pele na ka lodhë se mediat prapa i ka pasë,” ka thënë Lokaj për Redaksinë.

“Krejt Brazili e din që Garincha u konë ma i mirë se Pele. Futbolli ia nisë prej Johan Krojfit, kalon te Maradona, vazhdon me Ronaldon e vjetër brazilianin, vjen Zidane dhe pastaj Ronaldinho.

“Nejse, Krojfi ka dekë, po perveç më të mirit të të gjitha kohëve që i dha 1 milion askush nuk dha sen.

“Por apet e kisha burgos. Pse? Se Barcelona e ka shnosh kur u kon smutë si i vogël, ai duhet me kujtu atë sen. Pra ma shumë se një rrogë 1 milion. Po flas për Messin se është jashtëtokësor, më besoni, Ronaldo është limonadë për të.” /Periskopi.com/

Lokaj lavdëron vendimin e FFK-së për shkarkimin e gjyqtarit që e krahasoi Albin Kurtin me diktatorin korean

Periskopi.com Sporti

Natën e djeshme, gjyqtari i Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, Qëndrim Vata e shndrroi veten në protagonist të padëshiruar në rrjetet sociale me një postim tejet të panevojshëm.

Pasi u votua mocioni i mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, u konfirmua rënia e Qeverisë së Albin Kurtit, duke nxitur një koment të rëndë nga Vata në “InstaStory”, raporton Periskopi.

Në një tekst kontravers ai e ofendon rëndë Kurtin, derisa në fund e krahason atë me diktatorin, Kim Jong Un, duke e zëvendësuar kokën e këtij të fundit me atë të Kryeministrit në largim në një foto.

Pas kësaj ngjarje, Periskopi ka kontaktuar me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili është zotuar se do të marrë masa ndaj këtij veprimi.

Nuk vonoi shumë dhe FFK doli me njoftim zyrtar ku potencoi se e ka pezulluar gjyqtarin në fjalë dhe ka hapur procedurë iniciuese.

Kjo, pavarësisht kërkim-faljes së gjyqtarit dhe pretendimeve të tij se llogaria i ishte hackuar, gjë që është pak e besueshme pasi ai njihej si një njeri i afërt me PDK-në.

E këtë veprim të organizatës më të madhe të futbollit në vend e ka përshëndetur edhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj, i cili ka thënë për Redaksinë:

“Do të doja që futbolli të ishte më i fuqishëm se politika, por në këtë situatë si kjo luftë psikologjike me globin nuk mund të jetë,” është shprehu fillimisht ai.

“Federata dhe organet e saj reaguan shkëlqyeshëm te rasti i fyerjes së Kryeministrit, këto gjëra nga njerëzit e futbollit janë të papranueshme, futbolli është i pavarur nga të gjitha gjërat tjera.

“Futbolli më nuk është sport si tjerat sporte, është një ndër industritë më të rëndësishme në planetë, andaj UEFA dhe FIFA e kanë bërë të qartë moti që politika në futboll nuk ka vend, futbolli mbetet futboll, ashtu magjik siç është.” /Periskopi.com/

Të izoluar dhe pa aktivitete: Trajnerët zbulojnë për Periskopin si po i mbajnë në formë lojtarët

Periskopi.com Sporti

Pandemia e koronavirusit që për një kohë shumë të shkurtër përfshiu të gjithë botën, pasojat e saj e kanë ndikuar edhe në boten sportit, duke bërë kështu të ndërpriten të gjitha aktivtetet.

Futbollistët nga klube të mëdha evropiane po tregojnë se po punojnë nga shtëpia në palestrat e tyre personale, në menyrë që të mbajnë formen e tyre sa më solide.

Por, si po ia bëjnë futbollistët kosovarë gjatë kohës kur po qëndrojnë të izoluar? A po shërbehen ata me ndonjë  udhëzues për ushtrime  dhe dieta?

Redaksia e Periskopit ka kontaktuar me disa nga trajnerët e klubeve të kosovare duke i pyetur  lidhur me atë cili është modusi i tyre ne kuadër te vazhdimit te aktiviteteve brenda botës së karantinës.

Gani Sejdiu, trajner i Drenicës, tregoi për Periskopin se ai iu ka dërguar lojtarëve të Drenicës, një udhëzues përmes grupit, në mënyrë që ata të informohen çka duhet të punojnë.

“Po, ju kam dërguar dy programe, në mënyrë që lojtarët të informohen, se cka duhe të punojnë gjatë izolmit”, tha Sejdiu.

Njësoj ka vepruar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili edhe e dërgoi planprogramit, duke thënë se as një ditë të vetme nuk i ka lënë lojtarët pa planprogram.

“Asnjë ditë nuk i kam lënë lojtarët pa planprogram”, ka thënë Batatina.

Skënder Shengyli, trajneri i Lirisë, konfirmoi se një udhëzues për dietë nuk ua ka dhënë. Mirëpo ua ka dhënë udhëzuesin për ushtrime dhe, të jenë individuale sipas mundësive pasi situata është jonormale.

Se lojtarët janë duke u stërvitur individualisht, ka treguar edhe ndihmës trajneri  i Ballkanit, Agim Maliqi, i cili poashtu shprehu dëshirën që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt.

Ndërsa, Arbnor Morina, trajner i Famurtarit poashtu ka treguar se futbollistët po i kryejnë ushtrimet dhe po përcillen përmes një aplikacioni.

Për ta bërë edhe më të bindshme këtë çka e thanë trajnerët e klubeve, Redaksia ka kontaktuar edhe sulmuesin e Dritës, Kastriot Rexha, i cili tregoi se planet stërvtire u shkojnë çdo mbrëmje.

“Për çdo mbrëmjë na dërgojnë planin stërvitorë”, ka thënë ai.

“Sa u përket dietave, është  ditur se çka duhet të konsumohet para dhe pas ushtrimeve”, ka thënë trajneri i Flamurtarit.

Megjithatë, opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka një këkesë për të gjithë futbollistët.

“Një gjë e di sigurt që futbollistët tonë furrën e bukës nuk bon me vizitu assesi, buka në kuptimin e plotë të fjalës në menynë e këtyre ditëve te futbollistët nuk bënë të figurojë, ëmbëlsira shumë pak, tjerat tolerohen, mishi i viqit në veçanti, përndryshe Superliga jonë do të duket xhirim i ngadalësuar kur të rikthehet në skenë”, ka thënë ai. /Perikopi.com/

 

Inter-Lazio më 2004 nën komentimin e Andin Lokajt është gjithçka që fansat dëshirojnë të shohin e dëgjojnë

Periskopi.com Sporti

Ndeshja mes Interit dhe Lazios e cila u zhvillua në tetor të vitit 2004, padyshim se është prej ndeshjeve që nuk i harron dot lehtë.

Ishte koha kur njëri nga televizionet e Kosovës i transmetonte ndeshjet e futbollit, kohë kur ta shohësh ekipin tënd të preferuar të luaj nuk ishte aq e vështirë.

Sidoqoftë, ndeshja mes dy gjigantëve të Serie A-së përfundoi me rezultat 1-1, më golin e Adrianos të shënuar që në minutat e parë të lojës shtesë, dhe pothujase në përfundim të lojës shënoi edhe Leonardo Talamonti për 1-1.

Më poshtë mund ta shihni pjesën e dytë të lojës, që më tërheqëse e bën edhe komentatori Andin Lokaj. /Periskopi.com/

Agim Ademi për Periskopin: Do ta konsiderojmë idenë e Andin Lokajt për Superligën e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Ligat evropiane do të mundohen të gjejnë zgjidhje alternative për t’i kompletuar kampionatet në afatin e përcaktuar nga UEFA.

Organizata më e madhe e futbollit në Kontinentin e Vjetër mori një vendim të befasishëm, duke i obliguar ligat evropiane që të mbyllin edicionin 2019/20 deri në fund të muajit të gjashtë të këtij viti, pa e llogaritur përshkallëzimin potencial të situatës me pandeminë koronavirus.

Derisa top kampionatet evropiane po mundohen të bëjnë zgjidhje kreative, një e tillë i është parashtruar edhe Federatës së Futbollit të Kosovës nga opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj.

Për Redaksinë tonë, Lokaj ka dhënë një ide brilante për zhvillimin e ndeshjeve të mbetura përmes play-offit.

“Personalisht mendoj që play-off është e vetmja zgjidhje, dhe njerëzit mund të thonë qysh do të funksionojë kjo,” ka thënë Lokaj.

“Sa i përket Superligës tonë e vetmja zgjidhje do të ishte që prej vendit të parë deri te i katërti të zhvillojnë nga një ndeshje direkte, pra i pari me të katërtin dhe i dyti me të tretin në renditjen aktuale dhe prej vendit të pestë deri te i fundit pra i 12-ti me të njejtin sistem, i pesti me të 12-tin, i 6-ti me të 11-tin, i 7-ti me të 10-tin dhe i 8-ti me të 9-tin.

“Pra sa i përket luftës për titull do të kishim gjysmëfinalen, ndërsa për ekzistencë çerekfinalen.

“Ai që është më lart në tabelën e klasifikimit aktualisht duhet të ketë përparësinë e terrenit vendas në këtë fazë, ndërsa finalja do të zhvillohej në stadiumin ‘Fadil Vokrri.’

“Normalisht kjo që them ëahtë hipotetike, pra vetëm në rast se vazhdon kjo situatë. E sa i përket asaj se a do të zhvilloheshin këto ndeshje me apo pa shikues këtë do ta vendoste zhvillimi i situatës në vazhdim.”

Zgjidhje tejet praktike,apo jo?

Epo, duket se njejtë mendon edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Periskopi e ka kontaktuar menjëherë atë për të marrë një përgjigje rreth alternativave që po i mendon FFK në lidhje me përfundimin e sezonit, si dhe për idenë e Lokajt.

Përgjigjet e tij ishin të prera dhe të qarta.

“Do të mendojme të futim ndeshje në mesjavë, nëse është e nevojshme të luhen nga dy ndeshje brenda javës,” është shprehur fillimisht Ademi.

“Por nëse situata me virus përshkallëzohet, atëherë do të kërkojmë nga UEFA që ta shtyejë afatin e përcaktuar për kompletimin e ligës.”

Mëtej, i pyetur rreth idesë së Lokajt që kampionati të kompletohet përmes play-offit, ai ka thënë:

“Po Andini është njohës i mirë i çështjeve të futbollit dhe sigurisht se do ta konsiderojmë idenë e tij nëse vjen puna deri aty.” /Periskopi.com/

Andin Lokaj: Kosova favorite në stadiumin fantazmë

Periskopi.com Sporti

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë mori vendim që ndeshja me Kosovën të luhet pa tifozë.

Pavarësisht se Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare për një gjë të tillë, sipas burimeve të Periskopit, duket se në këtë situatë do të ishte e paimagjinueshme që ndeshja të luhej me fansa.

E krejt kjo, po i shkon përshtati “Daradanëve”, të cilët do ta shmangin atmosferën e tensionuar dhe, me gjasë, thirrjet kontraverse politike nga fansat rivalë.

Se Kosova përfiton nga fakti që takimi luhet pa shikues, pajtohet edhe analisti i Periskopit dhe gazetari i njohur, Andin Lokaj.

“Gjasat e Kombëtares për të fituar janë më të mëdha pa praninë e shikuesve, dihet që është ndeshje gjysmëfinale por për lojtarët tanë është si një finale ngase deri më tani nuk kanë pasë ndeshje më të madhe në karrierën e tyre,” është shprehur Lokaj për Redaksinë.

“Ne kemi lojtarë të cilët taktikisht janë më të mirë se kundërshtari, por përparësinë më të madhe e shoh në aspektin teknik.

“Atë mbrëmje në atë qetësi në stadium lojtarët teknikisht të zhvilluar si Arbër Zeneli, për shembull dhe të tjerët, do të tregojnë më të mirën nga kualiteti i tyre dhe besoj fuqishëm në fitore. Ky është mendimi im për ndeshjen”.

Kujtojmë se Kosova i shkon Maqedinisë më 26 mars në Shkup. /Periskopi.com/

Andin Lokaj bën një parashikim ambicioz për Kosovën pas hedhjes së shortit në Ligën e Kombeve

Periskopi.com Sporti

Është hedhur shorti në Ligën e Kombeve, dhe Kosova i ka mësuar kundërshtarët e grupit.

Këtë edicion, “Dardanët” garojnë në Ligën C, pasi kryesuan Ligën D fushatën e kaluar, saktësisht në Grupin 3.

Në shortin e hedhur në Amsterdam të martën mbrëma, fati deshi që Kosova të jetë në të njëjtin grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

No photo description available.

Takimet e para luhen më 3-5 shtator.

Sidoqoftë, analisti i Periskopit, Andin Lokaj ka bërë një parashikim mjaft ambicioz për verdiktin final, dhe është lajm ngazëllyes për secilin fans kosovar.

“Duke u bazu në kualitetet e lojtarëve që kemi mendoj që Grupi është i baraspeshuar dhe secila kombëtare ka gjasa të njejta, me përjashtim të Moldavisë e cila nuk është në nivelin tonë, të grekëve dhe sllovenëve,” ka thënë Lokaj për Redaksinë.

“Nëse Kosova mban ritmin e deritanishëm mund të konsiderohet kandidate për vendin e parë që dërgon në Ligën B, personalisht besoj dhe atë fuqishëm në forcën e kombëtares tonë e cila ka potencial për gjëra edhe më të mëdha në vitet që vijnë, për shkak se ata djem do të fitojnë edhe më shumë përvojë dhe do të arrijnë te mosha e pjekurisë në futboll, kështu që gjasat janë të mëdha që heronjtë tanë në 3-4 vitet e ardhshme të prekin nivelin më të lartë të futbollit evropian,” ka përfunduar ai.

Takimet e para luhen më 3-5 shtator. /Periskopi.com/

Andin Lokaj: Challandes duhet ta mendojë seriozisht ftesën për Otto John

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Prishtinës, Otto John së fundmi u shëndrrua në temë diskutimi pasi tha se do të pranonte të luante për Kosovën.

Sulmuesi afrikan u transferua te klubi kryeqytetas në janar nga Skenderbeu i Korçës dhe impakti i tij ka qenë i menjëhershëm, duke shënuar plot katër gola në tri ndeshje për gjigantin kosovar.

Dhe në një intervistë së fundmi për ‘Zëri’, ai ka thënë se do ta pranonte ftesën e Kombëtares së Kosovës nëse do i jepej mundësia.

Periskopi ka kontaktuar analistin dhe gazetarin e njohur, Andin Lokaj, për të marrë një mendim rreth çështjes.

Lokaj kishte mendim të prerë se “Dardanët” do të ishin më të fortë me John në përbërje, duke thënë

“Otto John është golshënuesi i huaj më i mirë prej se u themelua Superliga jonë,” u shpreh Lokaj.

“Vetëm shikoni statistikat e golave me Trepçën 89 kur u shpall kampione në edicionin 2016-17. Atëherë ishte vetëm 19 vjeçar. Tani duket edhe më serioz si lojtar me 22 vjet.

“Prishtina është favoriti kryesor për titull me John në formacion, është i ri, i fuqishëm, sulmues agresiv, i shpejtë dhe efektiv” Dhe pse jo? Challande do të duhej ta konsideronte ftesën për të në Kombëtare.

“Nga Superliga jonë dolën Muriqi, Rashica e Rrahmani. Prandaj pse të mos konsiderohet edhe ftesa për të?” /Periskopi.com/

Andin Lokaj për dënimin e Agim Ademit: Nuk ka lidhje me futbollin, le të merren me serbin që pranoi të luajë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Kolumnisti i rregullt i Periskopit, Andin Lokaj është përfshirë në vlugun e reagimeve në lidhje me dënimin e presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Ademi është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, derisa ky vendim u fuqizua edhe nga Gjykata e Apelit të mërkurën në mesditë.

Sidoqoftë, Lokaj nuk është shumë i bindur rreth motivit që të aktualizohet kjo çështje në një kohë shumë të rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës, e cila luan ndeshje playoff të Ligës së Kombeve në më pak se një muaj.

“Mendoj që kjo situatë nuk ka lidhje me futbollin dhe po ndodh në një moment të ndishëm për shkak të Kombëtares e cila pas një muaji luan në gjysmëfinale të Play-Offit në Ligën e Kombeve. Kjo nuk duhet të vazhdojë assesi,” u shpreh Lokaj për Periskopin.

“Nëse dikush është i interesuar të politizojë gjërat në futboll atëherë le t’i tregojë krejt botës për çështjen e lojtarit kosovar të nacionalitetit sërb, Ilija Iviq i cili përkundër kërcënimeve te shumta që ka marrë dhe përjashtimit të dy prindërve nga puna, ka theksuar që nuk do të tërhiqet prapa dhe ëndërron të luajë për shtetin tonë.

“Sa i përket rastit të fundit në lidhje me kryetarin Ademi kjo duket hajgare në dallim me miliona anomali që kanë ndodh në vendin tonë që dy dekada.

“Agim Ademi dhe Eroll Salihu kanë qenë bashkpunëtorët më të afërt të ikonës tonë Fadil Vokrri duke krijuar pervojë të jashtëzakonshme në punën e tyre, kanë besim te Uefa dhe çka është më e rëndësishmja prej se janë në mandatin e tyre kanë arritur rezultatet më të mira me Kombëtaren, andaj t’i lejojmë që të vazhdojnë punën me qetsi drejt ëndrrës tonë të përbashkët, kualifikimit në Euro 2020”. /Periskopi.com/

Shikoni si e ndezi stadiumin Andin Lokaj pas golit të Florent Hasanit

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk arriti më shumë se një fitore 1-0 ndaj kundërshtarit inferior, Gjibraltari.

Florent Hasani shënoi golin e vetëm në minutën e 69-të, derisa nuk pati shumë momente tjera ngazëllyese nga ndeshja, raporton Periskopi.

Në fakt, ndoshta momenti më i mirë përveç golit, ishte momenti kur spikeri zyrtar i stadiumit, Andin Lokaj ndezi stadiumin duke lajmëruar golin e Hasanit.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

Lokaj i përgjigjet shtypit në Shqipëri: Nuk merrem me juve

Periskopi.com Sporti

Tashmë është konfirmuar lajmi se Andin Lokaj do të jetë spiker zyrtar në stadium për ndeshjen mes Kosovës dhe Gjibraltarit.

“Dardanët” zhvillojnë miqësoren kundër Kombëtares së largët nesër me fillim nga ora 18:00, derisa për ta kallë atmosferën në tribuna do të përkujdeset gazetari i njohur sportiv, Andin Lokaj.

E kjo nuk u prit mirë nga shtypi në Shqipëri, me “Panorama Sport” që kritikoi Federatën e Futbollit të Kosovës duke thënë se punësoi një “njeri që ka nxitur urrejtje”.

I kontaktuar nga Periskopi, Lokaj është pyetur rreth këtij reagimi, derisa ka marrë këtë përgjigje:

“Ftoj ata që të përkrahin Kombëtarën e Kosovës ashtu siç e kam përkrahë unë dhe mijëra kosovarë Shqipërinë duke udhëtuar në rrugën e tmerrshme nga 12 orë në secilën ndeshje,” u shpreh fillimisht ai.

“Madje ata që paskan shkrujt se spo i njoh e kanë shumë më të lehtë sot se kan asfallt dhe mund të vijnë shumë më lehtë në stadiumin legjendar Fadil Vokrri. Dhe ju kisha preferu me ardh se nuk do të deshpërohen nga atmosfera e zjarrtë e tifozëve më të mirë në Evropë”. /Periskopi.com/

Shtypit në Shqipëri i ka mbetur hatri që FFK e ka punësuar Andin Lokajn si spiker të stadiumit

Periskopi.com Sporti

Sot, me anë të një prononcimi për emisionin “Imazh”, komentatori i njohur i sportit në Kosovë, Andin Lokaj konfirmoi se do të jetë spiker zyrtar brenda stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kundër Gjibraltarit.

E kjo nuk u ka pëlqyer aspak gazetave në Shqipëri, me “Panorama Sport” që e ka kritikuar FFK-në për këtë veprim, raporton Periskopi.

“’Nuk e dua Shqipërinë o vëlla’, Federata e Kosovës i befason të gjithë. Punëson komentatorin që nxiti urrejtje ndaj shqiptarëve,” është titulli që i ka vënë artikullit “Panorama”.

Gazeta në fjalë i referohet një momenti kur publikisht Lokaj kishte deklaruar se Kosova e ka shtetin dhe flamurin e vet dhe se nuk ka shumë simpati për Shqipërinë. /Periskopi.com/

Andin Lokaj: Zhegrova duhet ta përmirësohet në aspektin psikologjik

Periskopi.com Sporti

Komentatori i njohur kosovar dhe kolumnisti i Periskopit, Andin Lokaj e ka komentuar së fundmi yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.

I ftuar në një emision në RTK, Lokaj ka thënë se sulmuesi i Baselit është tejet i talentuar, por duhet të përmirësohet në një aspekt, raporton Periskopi.

“Edon Zhegrova është super-lojtar. Këtë e kam thënë edhe më herët. Ajo çka i duhet atij në këto momente është që të përmirësohet edhe pak në aspektin psikologjik”, ka thënë ai.

Kujtojmë se forma e Zhegrovës ka qenë me përplot kthesa, batica e zbatica, te Kombëtarja dhe klubi. /Periskopi.com/

Lokaj: Ky futbollist më shumë ftohet nga Challandes për atmosferë në zhveshtore, se sa për lojë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte ndeshet me Anglinë në “St Mary’s” me fillim nga ora 20:45, po e themi për të 100-tën herë…

E kemi thënë edhe 100 herë të tjera se “Dardanët” kanë një ecuri prej 15 ndeshjesh pa humbje, dhe do ta themi edhe 100 herë të tjera nëse kjo ecuri vazhdohet sonte në Angli, raporton Periskopi.

Andin Lokaj, duke i komentuar futbollistët në emisionin “Imazh”, ka thënë se sulmuesi rezervë i “Dardanëve”, Atdhe Nuhiu më shumë ftohet për ta mbajtur harmoninë e skuadrës në zhveshtore se sa për aftësitë e tij në futboll.

“Atdhe Nuhiu është futbollist i mirë, por thirret më shumë edhe për atmosferën e mirë që krijon në skuadër”, tha Lokaj në “Imazh”. /Periskopi.com/