Kosova U21 tregon shpirtin ‘Dardan’, mposht Andorrën dhe ngjitet në grup

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja U21 e Kosovës ka arritur një fitore minimale, 1-0, kundër Andorrës në ‘Fadil Vokrri’, të martën mbrëma, shkruan Periskopi.

Mirlind Daku shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 62-të, pas asistimit nga Ajdini.

Kështu, djelmoshat e Rafet Prekazit tash grumbullojnë nëntë pikë dhe ngjiten në pozitën e katërt në tabelën e grupit. /Periskopi.com/

Kosova në epërsi kundër Andorrës, Mirlind Daku ka shënuar

Periskopi.com Sporti

Kosova U21 ka realizuar golin e epërsisë përballë Andorrës.

Mirlind Daku ka shënuar në minutën e 62-të.

Rezultati aktual është 1-0.

Kosova po luan më mirë se sa Andorra dhe goli ishte vetëm qështje kohe.

Tashmë, skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi do të provojë ta thellojë epërsinë.

Kosova U21 – Andorra: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës U-21 në futboll takohet sonte me Andorrën U-21, në kualifikimet për Evropian.

Një orë e 15 minuta para takimit, janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi, ka ardhur me ndryshime të shumta, shkaku edhe i daljes pozitiv të katër lojtarëve tanë.

Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në ora 19:00.

Shqipëria barazon me amatorët që nuk shënonin për 9 vite, shqipëtareve ia shënuan dy

Periskopi.com Sporti

Shqipëria del huq me Andoorrën. Kuqezinjtë e Rejës barazojnë 2-2 kundër një skuadre që golin e fundit në transfertë e kishte shënuar 9 vite më parë.

Përtej rezultatit, skuadra e drejtuar nga Edi Reja shfaqi problem të theksuara në përqendrim dhe në balancat mes reparteve. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Balajn që në minutën e gjashtë, por kjo nuk mjaftoi për të marrë tri pikët.

Në një stadium gjysmë të boshatisur. Martinez shënoi dy gola për miqtë, ndërkohë që Rei Manaj ktheu baraspeshën me një gol të bukur në minutën e 58-të.

Edhe njëherë, Shqipëria tregoi se shfaqet e vogël me të voglat. /Periskopi.com/

 

Shqipëria po mundohet të mbetet ‘gjallë’ kundër Andorrës, shënohet goli i katërt

Periskopi.com Sporti

Janë shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë mes Shqipërisë dhe Andorrës.

Në Elbasan, mysafirët fillimisht shënuan përmes Martinez (’48).

Por, pas shtatë ndeshjeve, Manaj barazoi në 2:2.

Ndryshe, ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin H eliminator në ‘Euro 2020’./Periskopi.com/

 

Andorra po e turpëron Shqipërinë

Periskopi.com Sporti

Shqipëria është duke u mposhtur 2-1 nga Andorrën në ndeshjen e vlefshme për kulaifikimet në “Euro 2020”.

Kujtojmë se Andorra është një prej Kombëtareve më të dobëta në grup, por pavarësisht kësaj, ka arritur të nxjerr rezultat të mirë nga pjesa e parë.

Balaj shënoi për Shqipërinë, ndërsa Martinez barazoi për Andorrën, derisa në pjesën e dytë  Martinez realizoi për 2-1. /Periskopi.com/

Nuk zgjat shumë epërsia e Shqipërisë, Andorra barazon

Periskopi.com Sporti

Andorra ka barazuar rezultatin si mysafire e Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Euro 2020.

Cristian Martinez është ai që ka shënuar në minutën e 18-të pas një aksioni të shpejtë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shqipëria sapo ka kaluar në epërsi kundër Andorrës

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Shqipërisë ka kaluar në epërsi kundër Andorrës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet “Euro 2020”.

Balaj ka shënuar me kokë pas një krosimi nga krahu i djathtë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shqipëria pa motiv kundër Andorrës sonte, publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Andorës.

Edy Reja ka bërë shumë ndryshime në 11shen startuese.Kështu në mbrojtje do të bëjë pushim Dermaku, që do të zëvendësohet nga Veseli, ndërsa konfirmohet titullar për të dytën ndeshje radhazi anësori i Partizanit Lorenc Trashi.

Ramadani do të marrë vendin e Gjasulës së pezulluar dhe Ndoji do të luajë në vendin e Bares në mesfushë, ndërsa Bekim Balaj do të jetë partneri i Manajt në vijën e parë të sulmit.

Më poshtë i gjeni formacionet e të dyja skuadrave:

Shqipëria: Berisha, Veseli, Xhimshiti, Memushaj, Manaj, Ndoj, Ismajli, Balaj, Ramadani, Roshi, Trashi. /Periskopi.com/

Franca demolon Andorrën

Periskopi.com Sporti

Kampioni i Botës, Franca e ka mundur me rezultat 0-4 Andorran duke marrë kryesimin në Grupin H, pas humbjes befasuese kundër Turqisë në Turqi javën e kaluarFranca i është kthyer fitoreve sonte pasi që ka mundur jashtë fushës së vet kundër Andorrës me rezultat 0-4.

Golin e parë për francezët e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 11 pas asistimit të Griezmann, kurse atë e dyfishoi Ben Yedder në minutën e 30-të.Thauvin e trefishoi epërsinë në minutën e 45, ndërkaq asistues ishte Mbappe, transmeton Periskopi.

Me rezultat 3-0 përfundon edhe pjesa e parë.Në pjesën e dytë, Franca nuk tentoi shumë për të shënuar dhe shënoi vetëm një gol, në minutën e 60-të me anë të Kurt Zoumas.

Me këtë fitore, Franca kthehet në kuotën e 9 pikëve dhe merr kryesimin në Grupin H, duke lënë pas Turqinë ndaj së cilës humbi 3 ditë më parë kundër saj në Turqi.

Në vendin e dytë është Turqia që ka po aq pikë sa Franca 9, kurse në pozitën e 3 është Islanda po ashtu me 9 pikë.Në vendin e katër është Turqia me 6 pikë, kurse vendet e fundit, 5 përkatësisht 6 e ndajnë Modavia dhe Andorra me 3 pikë, përkatësisht 0 pikë. /Periskopi.com/