Ky është zhvillimi i fundit rreth lëndimit të tmerrshëm të Gomesit pas ndërhyrjes brutale nga Son

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Evertonit, Andre Gomes është liruar nga spitali pasi iu nënshtrua operimit për thyerjen e kyçit të këmbës.

Gomes, 26-vjeçar, theu këmbën gjatë barazimit 1-1 me Tottenhamin në “Goodison Park”, pas një ndërhyrje të rëndë nga Son Heung-min, shkruan Periskopi.

Jug-koreani pas kësaj ndërhyrjeje u përjashtua me të kuq nga gjyqtari, Martin Atkinson.

Kartoni i kuq është anuluar sot nga Federata Angleze e Futbollit, derisa Son do të jetë i disponueshëm për “gjelat” qysh në ndeshjen e ardhshme. /Periskopi.com/

 

Ia theu këmbën yllit të Evertonit por kjo nuk mjafton – Federata Angleze tërheqë vendimin për pezullimin e Son

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-min ishte pezulluar me tri ndeshje moslojë për kartonin e kuq pas ndërhyrjes brutale në Andre Gomesin gjatë barazimit 1-1 me Evertonin në “Goodison Park”, të dielën.

Mirëpo, ky pezullim është tërhequr tani nga Federata Angleze pas ankesës së Tottenhamit dhe jug-koreani do të jetë i disponueshëm për “gjelat” qysh në ndeshjen e ardhshme, raporton Periskopi.

Son fillimisht ishte ndëshkuar me të verdhë për ndërhyrjen, para se VAR ta këshillonte gjyqtarin t’ia jepte kartonin e kuq, marrë parasysh edhe seriozitetin e lëndimit.

Gomes theu këmbën nga ndërhyrja dhe u desh t’i nënshtrohej operimit të hënën.

Son u duk i tmerruar nga ajo që kishte bërë, derisa bashkëlojtari i tij, Ben Davis tha se sulmuesi ndihej i shkatërruar nga incidenti. /Periskopi.com/

Pas lëndimit horror, operimi i Gomes kryhet me sukses

Periskopi.com Sporti

Andre Gomes e ka kryer me sukses operacionin në këmbën e djathtë pas lëndimit ‘horror’ që pësoi mbrëmë. Lajmi është konfirmuar nga Evertoni.

Ish-mesfushori i Barcelonës, Andre Gomes, pësoi lëndim të tmerrshëm në ndeshjen mes Evertonit dhe Tottenhamit në ‘Goodsion Park’ pas ndërhyrjes nga Son Heung-Min, pak ia ndihmoi edhe Sergie Aurier.

Ai pati frakturë në këmbën e djathtë, për çka edhe Son Heung-Min s’mund t’ia falte vetës dhe veprimet që bënte, tregoi më së miri se e përjetoi shumë rëndë faktin se dëmtoi keq një

Një ditë pasi Evertoni konfirmoi se Gomes do t’ju nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale pas shtrimit në spital, është realizuar edhe operimi.

Evertoni tashmë ka njoftuar se operimi është kryer me sukses dhe se Gomes pritet që së shpejti të fillojë fazën e rehabilitimit, derisa nuk është bërë e ditur se kur mund të rikthehet në fushë. Sipas mediave angleze, ka përfunduar sezoni për të.

Evertoni mund të konfirmojë se Andre Gomes i është nënshtruar me sukses operacionit pas lëndimit të pësuar në këmbën e djathtë”, thuhet fillimisht në njoftim.

Andre tani do ta fillojë rikuperimin në spital para se të kthehet në palestër me stafin mjekësor të klubit”.

Ndeshja mes Evertonit dhe Tottenhamit u mbyll 1:1, pas një goli të vendasve të realizuar në minutat shtesë të takimit, që ishin dhënë mbi 10 për atë se çfarë ndodhi në fushë.

Ronaldo e dëshiron yllin e Barcelonës te Juventusi

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo dëshiron edhe një tjetër bashkatdhetar të tij te kampionët e Italisë

Transferimi i bujshëm i kësaj vere, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, i ka kërkuar Juventusit që të sulmojë Barcelonën për Andre Gomes, sipas “Don Balon”.

Ky raport mediatik pohon besimin e plotë të Ronaldos, se bashkëlojtari i tij në kombëtaren luzitane do të përshtatej në mënyrë të përkryer me skemat dhe futbollin që preferon trajneri Massimiliano Allegri.

Pavarësisht nga betejat e tij me Barcelonën, ish-ylli i Real Madridit mendon se mund ta ndihmojë 24-vjeçarin të arrijë potencialin që panë klubet më të mira të La Liga-s, që e ndiqnin atë në vendin e parë të merkatos.