Fjalët interesante të Andre Schurrle, para pensionimit befasues nga futbolli në moshën 29-vjeçare

Periskopi.com Sporti

Andre Schurrle ka ndërprerë kontratën e tij me Borussia Dortmundin, teksa konfirmoi pensionimin befasues nga futbolli në moshën 29-vjecare.

Klubi i fundit i gjermanit ishte Spartak Moska, ku kaloi në formë huazimi nga “milionerët”, transmeton Periskopi.

Gjatë kohës së tij si profesionist, ai ka luajtur për klube nga Premier League si Chelsea dhe Fulham, por momenti i tij më ikonik ishte padyshim asistimi i tij për Mario Gotzen, në golin që ia siguroi Kupën e Botës Gjermanisë, më 2014, në finalen kundër Argjentinës.

Në një intervistë për “Der Spiegel”, Schurrle shpjegoi vendimin e tij shkurt: “Vendimi është rritur në mua për një kohë të gjatë. Nuk kam nevoj për duartrokitje më.” /Periskopi.com/