Villas-Boas ofron dorëheqjen në konferencën e çmendur për shtyp: Nuk dua para, thjesht dua të largohem

Periskopi.com Sporti

Andre Villas-Boas në mënyrë sensacionale ka ofruar dorëheqjen nga posti i trajnerit të Marseilles në një konferencë të pazakontë për shtyp, të martën.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Tottenhamit zbuloi se u mundua t’i japë fund kohës së tij në ‘Velodrome’, pas transferimit të Olivier Ntcham në formë huazimi nga Celtic.

Villas-Boas potencoi se ai nuk u konsultua fare rreth kësaj lëvizjeje, teksa e zbuloi nga interneti kalimin, gjë që nxiti atë ta hedh në diskutim të ardhmen e tij te Marseille, transmeton Periskopi.

”Dërgova kërkesën për dorëheqje ku thashë se nuk pajtohem me politikën sportive,” tha Villas-Boas.

”Nuk dua asgjë nga OM, nuk dua para. Bordi ende nuk më ka kthyer përgjigje. Ajo që ndodhi fundjavën e kaluar nuk ka të bëjë asgjë me këtë.

”Po pres përgjigjen, mund të jetë negative, atëherë do të vazhdojmë. Nuk dua para, thjesht dua të largohem. Ne përfunduam afatin kalimtar me një lojtar të ri [Olivier Ntcham].

”Ai është një lojtar të cilin unë nuk e kam dashur.” /Periskopi.com/