Ish-lojtari i Liverpoolit në spital pasi u plaçkit dhe u ther me thikë.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Derby Countyt dhe ish-lojtari i Liverpoolit, Andre Wisdom është në gjendje stabile në spital pasi u sulmua dhe u plaçkit.

27-vjecari ishte viktimë e një plaçkitjeje dhe sulmi të paprovokuar në Toksteth të Liverpoolit, derisa po i vizitonte familjarët e afërm, transmeton Periskopi.

p1ec1rp92912ust111gaa13fvp2sf.jpg

Besohet se, fatmirësisht, Wisdom do të rikuperohet plotësisht nga lëndimet dhe policia e “Merseyside” ka filluar hetimet për incidentin.

“Sky Sports” raporton se Wisdom shkoi në Toksteth për të marrë një familjarë kur u sulmua nga një person në rrugë, posa doli nga makina.

p1ec1svrvlqltcaup0iaf882b.jpg

Wisdom u ther disa herë dhe u plaçkit.

Klubi konfirmoi për “Sky” se lojtari është në spital dhe në gjendje stabile. /Periskopi.com/