‘Jeta në këtë moshë është e pavlerë, kam nevojë për punë’, statusi i lojtarit që sot fiton milionat

Periskopi.com Sporti

Rritja e Andrew Robertson ka qenë e habitshme dhe një cicërimë nga vetë ai në vitin 2012 në mënyrë të përkryer demonstron atë.

Një ‘tweet’, i dërguar nga Robertson si 18 vjeçar, në gusht të vitit 2012, ka bërë edhe një herë xhiro nëpër botë pasi skocezi nënshkroi një kontratë të re të enjten në mbrëmje, shkruan Periskopi.

Ish-mbrojtësi i Hull City erdhi te ‘Të Kuqtë’ në verën e vitit 2017 për vetëm 8 milionë funte, por nënshkroi një marrëveshje të re pesëvjeçare që do ta mbajë atë në klub deri më 2024.

Nëse dikush e mban mend Robertsonin e viti 2012, atëherë transferimi te Liverpool ishte vetëm një ëndërr.

Gjashtë vjet më parë, duke luajtur për Queen’s Park në ligën e tretë skoceze, ku paratë ishin problem i madh, ai cicëroi në Twitter rreth nevojës për të gjetur një punë tjetër, sepse nuk kishte para.


Fatmirësisht për të, tashmë kohërat janë ndryshuar dhe fiton miliona euro brenda pak kohësh. /Periskopi