Gjykata e Apelit refuzon ankesat në rastin e 10 të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Periskopi.com Lajme

Departamenti Special i Gjykatës se Apelit , njofton se i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e 10 të akuzuarve A. Ç., N. L., S. H., Sh. D., Ç. G., Sh. B., Rr. B., F. F., S. E. dhe F. Sh.

Sipas njoftimit, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 19.06.2019, mbetet në fuqi.

Të gjithë këta po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale” Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “.

“Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës së parë, ka vlerësuar dhe në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme, se kundërshtimet janë të pabazuara dhe se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka prova të mjaftueshme, të pranueshme në aspektin procedural , për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, ndërsa tani nuk janë plotësuar kushtet ligjore për të cilat mund të hedhet aktakuza, ashtu siç kërkohet me dispozitat e nenit 250 par. 1 nën par. 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

 

Oda e Mjekëve kërkon që ankesat e pacientëve ndaj mjekëve të bëhen me pagesë

Periskopi.com Lajme

Nga 30 euro duhet të paguajë çdo pacient i cili ankohet për shërbime shëndetësore në Odën e Mjekëve.

Qytetarët po e kundërshtojnë këtë vendim, pasi thonë se u duhet të paguajnë gjëra të tjera për shërbime shëndetësore, raporton KTV.

E Shoqata e Pacientëve e ka pritur me shqetësim vendimin e Odës së Mjekëve, që ka vendosur pagesë prej 30 eurosh për pacientët që duan të deponojnë ankesë për shërbime jo të mira.

Kjo shoqatë edhe është ankuar tek Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Nga ky institucion kanë thënë se janë në fazën e analizës juridike pas pranimit të përgjigjes nga Oda e Mjekëve, para se të marrin të tjera masa për këto ankesa të qytetarëve.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka thënë se vendimi është brenda kuadrit ligjor dhe se rastet sociale janë të përjashtuara nga kjo pagesë.

Ky vendim ishte marrë nga Oda e Mjekëve të Kosovës në fillim të muajit dhjetor të 2018.