Wenger kujton momentet e tij më të mira në Arsenal

Periskopi.com Sporti

Arsene Wenger ka rikthyer momentet e tij 22 vjeçare të kaluara në krye të Arsenalit.

68-vjeçari i cili është një prej menaxherëve më të dekoruar tek Gunners, ditëve të fundit ka dhënë dorëheqje nga ekipi i Emirates Stadium, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.

Që prej menaxhimit të skuadrave si PSG dhe Sevilla, bosi i ri i Arsenalit Unai Emery zyrtarisht do të debutojë kundër kampionëve të Premier Ligës së Anglisë, Manchester City më 12 gusht.

Wenger është kthyer në kohën kur drejtonte ekipin londinez duke përmendur nënshkrimet e Kolo Toure, Thierry Henry dhe Sol Campbell.

“Ata ishin në kulmin e tyre më të lartë. Ata ishin të pamposhtur. Futbollit i luajtur nga ata ishte i pabesueshëm”, u shpreh Wenger./Periskopi/