Vdes anëtari i LDK-së

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta aktivisti i kësaj partie, Ismet Mjaku.

Në komunikatën e LDK-së shkruhet se Mjaku kishte qenë anëtar i kryesisë së LDK-së në Ferizaj dhe drejtor në Qeverinë komunale të LDK-së.

“Ishte njeri me virtyte të larta njerëzore dhe intelektuale dhe i pa kompromis në mbrojtjen dhe afirmimin e parimeve të LDK-së.

LDK dhe Dega në Ferizaj, humbi një veprimtar model, një njeri të veçantë si dhe familjarët njeriun e tyre shembullor”, shkruhet në komunikatën e LDK-së.

Anëtari i VV-së i përgjigjet Hazirit: Jemi më lart se ju, mos u mburr që ju morëm në konsideratë

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me deklaratëne  Lutfi Hazirit, i cili tha mbrëmë se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së”, përcjellë Persikopi.

Abazi ia ka tërhequr vërejtjen Lutfi Hazirit duke thënë se “nuk bën mirë të mburret e ta keqpërdor faktin që Lëvizja ka vendosur ta marrë partinë e tij në konsideratë”.

Abazi po ashtu tha se qytetarët kanë vendosur për emrin e kryeministrit të vendit me 6 tetor, ndërsa theksoi se Vetëvendosje qëndron më lart se LDK-ja në cilindo standard matës.

Më poshtë keni postimin e Plotë të Abazit. /Periskopi

Ish anëtari i KQZ-së synon të bëhet deputet

Periskopi.com Lajme

Florian Dushi ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë ai thotë se e ka bërë për dy arsye, e para është zgjedhja e tij si anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe synimi i tij që të jetë në listë për deputet.

Dushi ka thënë se synon të jetë në listë për deputet, por që nuk ka marrë një konfirmim zyrtar nga LDK se do të jetë në listë për garë për deputet.

“Arsyeja e parë është se pozicioni im në  KQZ bie ndesh sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme me pozitën të cilën tash rishtazi jam zgjedhur anëtar i kryesisë qendrore në LDK. Si dhe për shkak të projeksioneve të mia me qenë pjesë e listës së LDK-së për deputet. Jo nuk kam marrë kurrfarë konfirmim”, tha ai.

Në LDK ende nuk është vendosur as se kush do ta zëvendësojë Dushin në KQZ. E pyetur në lidhje me këtë çështje, kandidatja për kryeministre  nga LDK-ja Vjosa Osmani, tha se në partinë e saj ka shumë kuadro që mund të merren me këtë punë, por se ende nuk kanë vendosur për emrin.

“Është çështje teknike besoj do të rregullohet shumë shpejt ajo punë. LDK ka aq shumë kuadro sidomos në një fushë të tillë, kështu që ka aq shumë mundësi për të zgjedhur”, tha Osmani.

Kujtojmë se  për disa muaj radhazi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e kishte dekretuar përbërjen e re të KQZ-së.

Nga Zyra e Presidentit ishin deklaruar se vonesa kishte ndodhur pasi nuk i kanë pranuar ende të gjitha propozimet për anëtarë të këtij institucioni, nga subjektet politike, sikur e parasheh ligji.

Presidenti nuk e pranoi menjëherë emrin e Florian Dushit si anëtar nga LDK në KQZ.

Kjo pasi zyra e presidentit kishte vlerësuar se ai tashmë i kishte konsumuar tri mandate dhe nuk duhet të dekretohet edhe për një tjetër mandat.

Policia konfirmon arrestimin e anëtarit të LDK’së që kërcënoi grupin tjetër

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale Facebook, ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Bëhet fjalë për anëtarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mati, me inicialet B.G, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërcënuar anëtarët e grupit tjetër nga po kjo parti.

Anëtari i LDK-së  po mbahet në paraburgim prej 48 orëve.

Përndryshe, në degën e tretë, e cili njihet si degë e Ibrahim Rugovës, janë dy grupe, njëri i Arban Abrashit dhe tjetri i Hazir Borovcit.